Lajme teokratike
Angola: Në dhjetor u arrit një maksimum i ri me 35.034 lajmëtarë.
Bangladesh: Në Kongresin krahinor «Besim në Fjalën e Perëndisë», mbajtur në Daka, pati një rekord me 142 pjesëmarrës dhe 14 të pagëzuar. Ky numër ishte më shumë se dyfishi i numrit të njerëzve të pagëzuar ndonjëherë në ndonjë rast në Bangladesh.
Benin: Numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve në serinë e Kongreseve krahinore «Besim në Fjalën e Perëndisë», arriti shifrën 15.633 me 403 të pagëzuar. Raporti i dhjetorit zbuloi një maksimum të ri me 5.351 lajmëtarë.
Liberi: Në dhjetor, në Monrovia u mbajt një Kongres i shkëlqyer ku morën pjesë 5.158 vetë. Atë muaj u raportua një maksimum i ri me 2.127 lajmëtarë.
Madagaskar: Një rritje me 11 përqind në lajmëtarë në krahasim me mesataren e vitit të kaluar, u arrit në dhjetor me 9.226 pjesëmarrës në shërbimin në fushë.
Sent Marten: Një maksimum i ri prej 265 lajmëtarësh raportuan në dhjetor, një rritje me 10 përqind në krahasim me mesataren e vitit të kaluar. Ata drejtonin 310 studime biblike.