Mbledhjet e Shërbimit për gushtin
Java që fillon më 3 gusht
Kënga 3 (32)
10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Komento mbi raportin e shërbimit të vendit dhe të kongregacionit për muajin maj.
15 min.: «A do të jetë gushti një muaj i shquar?» Me pyetje dhe përgjigje. Inkurajoi të gjithë që të marrin pjesë në shërbim gjatë gushtit si dhe në çdo muaj të vitit të ri të shërbimit.
20 min.: «Përdori broshurat që të tërheqësh mendjen dhe zemrën.» Diskutim me auditorin. Rishiko shkurtimisht broshurat që janë botuar gjatë viteve, për t’i informuar njerëzit mbi çështje të rëndësishme biblike. Nxirr në pah broshurat e fundit dhe shqyrto se cilët persona mund të kenë interes për secilën prej tyre. Demonstro një ose dy prezantime, duke përmendur rregullimin e kontributeve.
Kënga 5 (46) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 10 gusht
Kënga 9 (37)
10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë. Kujtoju të gjithë lajmëtarëve synimin për të marrë pjesë në shërbimin në fushë gjatë gushtit.
15 min.: Nevoja lokale.
20 min.: «Të rinj: Përfitoni nga shkolla.» Me pyetje dhe përgjigje. Përfshi komente të përshtatshme nga Zgjohuni!, mars 1998, faqet 20-22.
Kënga 27 (221) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 17 gusht
Kënga 18 (162)
10 min.: Njoftime lokale. Kërko komente të shkurtra mbi mënyrën se si mund t’i marrim emrin dhe adresën një personi të cilit i jepet dëshmi në rrugë, në park ose diku tjetër, për të ndjekur kështu interesin e tij.
35 min.: «Një shqyrtim progresiv i veprës urgjente të bërjes së dishepujve.» Me pyetje dhe përgjigje. Lexo paragrafët 5, 10 dhe 11. Rishiko se si po përparon në shkallë lokale vepra e bërjes së studimit biblik. Inkurajoi të gjithë ata që po drejtojnë studime, ta lexojnë përsëri shtojcën e Shërbimi ynë i Mbretërisë, qershor 1996, që të përmirësojnë aftësitë e mësimdhënies. Shqyrto paragrafin 5 dhe 25 të kësaj shtojce.
Kënga 7 (51) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 24 gusht
Kënga 8 (53)
12 min.: Njoftime lokale. Shqyrto kutinë me titull «Një mijë e pesëqind!» nga Shërbimi ynë i Mbretërisë, korrik 1998. Meqë vetëm një fundjavë ka mbetur për gushtin, inkurajoi të gjithë që të marrin pjesë në shërbim përpara përfundimit të muajit. Shqyrto, «Programi i ri i Asamblesë Speciale Njëditore.»
18 min.: Si të qëndrojmë në shërbimin si pionier. Fjalim i bazuar në Kullën e Rojës, 15 tetor 1997, faqet 18-23. Intervisto një pionier që ka mësuar si të përballojë probleme serioze dhe vazhdon si pionier.
15 min.: Përdore mirë Shërbimi ynë i Mbretërisë. Diskutim me auditorin. Duke përdorur shembuj të kohëve të fundit, ilustro informacionin e dhënë në kohën e duhur, që gjendet në faqet e Shërbimi ynë i Mbretërisë, si dhe dobitë që nxjerrim prej tij: (1) artikuj që na nxitin të marrim pjesë rregullisht në shërbim; (2) përvoja që na inkurajojnë në shërbimin tonë të shenjtë; (3) sugjerime që na ndihmojnë të prezantojmë lajmin e mirë në mënyrë të efektshme; (4) njoftime mbi vënien në dispozicion të botimeve të reja që janë të dobishme në territorin lokal; (5) raporte shërbimi që tregojnë ritmin e aktivitetit të Mbretërisë; (6) Lajme Teokratike, që raportojnë në lidhje me progresin e veprës mbarëbotërore; (7) njoftime dhe programe që na mbajnë të mirinformuar rreth ngjarjeve që priten të vijnë; (8) Kutitë e Pyetjeve që u përgjigjen çështjeve me natyrë serioze; (9) shtojca që na tregojnë rreth kongreseve, fushatave speciale dhe çështjeve të tjera, të cilat na bëjnë të jemi të vëmendshëm ndaj nevojave tona frymore. Inkurajoi të gjithë që të lexojnë çdo numër të tij, të zbatojnë sugjerimet që përmban, ta sjellin me vete në Mbledhjet e Shërbimit dhe në mbledhjet për shërbimin në fushë dhe të ruajnë për çdo numër një kopje personale për ndonjë referim në të ardhmen.
Kënga 5 (46) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 31 gusht
Kënga 26 (212)
12 min.: Njoftime lokale. Kujtoi të gjithë që të dorëzojnë raportin e shërbimit për gushtin. Drejtuesit e studimeve të librit, duhet të sigurohen që të gjithë lajmëtarët në grupet e tyre ta kenë dorëzuar atë, në mënyrë që të gjitha raportet të mund të llogariten deri më 6 shtator. Shqyrto ofertën e literaturës për shtatorin. Demonstro shkurtimisht një prezantim që ngre pyetjen «Përse duhet ta përdorim emrin e Perëndisë?». Përgjigjju asaj duke përdorur librin Njohuria, kapitulli 3, paragrafi 6.
15 min.: «Mbikëqyrës që marrin drejtimin: Mbikëqyrësi drejtues.» Fjalim nga mbikëqyrësi drejtues ose nga një vëlla përgjegjës. Pas rishikimit të detyrave të tij, ai shpreh çmueshmërinë ndaj kongregacionit për bashkëpunimin me pleqtë, ndërsa ata kullotin tufën.
18 min.: Ndihmojini fëmijët tuaj që të përballojnë problemet në shkollë. Një vëlla i kualifikuar, diskuton me dy ose tre prindër që i kanë fëmijët në shkollë. Të komentohet shkurtimisht mbi disa prej problemeve më të zakonshme që ndeshin fëmijët, siç tregohet në broshurën Arsimimi.
Kënga 19 (164) dhe lutja përmbyllëse.