BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 10/98 f. 7
  • Mbikëqyrës që marrin drejtimin: Sekretari

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mbikëqyrës që marrin drejtimin: Sekretari
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
  • Material i ngjashëm
  • Kutia e pyetjes
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
  • Shërbëtorë që shpallin lajmin e mirë
    Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait
  • Mbikëqyrës që kullotin kopenë
    Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait
  • Kujtesë për sekretarin dhe mbikëqyrësin e shërbimit
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
km 10/98 f. 7

Mbikëqyrës që marrin drejtimin: Sekretari

1 Sekretari i kongregacionit luan rolin kryesor në sigurimin se «çdo gjë bëhet siç duhet dhe sipas rregullimit». (1. Kor. 14:40, BR) Si anëtar i Komitetit të Shërbimit të Kongregacionit, ai kujdeset për korrespondencat e kongregacionit dhe mbajtjen e regjistrimeve të rëndësishme. Megjithëse detyrat e tij mund të mos jenë aq të dukshme për të tjerët sa ato të pleqve të tjerë, shërbimet e tij janë shumë të nevojshme dhe të çmuara.

2 Kur merret korrespondenca e dërguar nga Shoqata ose nga të tjerë, sekretari merret me të dhe kujdeset që të jepet përgjigje kur është e nevojshme. Ai sigurohet që letrat që merren të qarkullohen ndërmjet pleqve dhe pastaj i arkivon ato për referime të mëtejshme. Gjithashtu, kontrollon formularët e kërkesave për revista dhe literaturë dhe ia dërgon ata Shoqatës. Ai mbikëqyr drejtpërdrejt ata që merren me llogarinë dhe pajtimet, si edhe me të gjitha çështjet që lidhen me kongresin.

3 Meqë sekretari duhet t’i dërgojë Shoqatës raportin mujor të shërbimit të kongregacionit, deri më datën gjashtë të muajit, është e domosdoshme që të gjithë ta raportojmë aktivitetin tonë në fushë menjëherë në fund të çdo muaji. Pastaj, ai i hedh raportet e shërbimit në skedat e Regjistrimit të Lajmëtarit të Kongregacionit. Çdo lajmëtar mund të kërkojë ta shohë regjistrimin personal të aktivitetit të tij.

4 Kur një lajmëtar vjen në kongregacion ose transferohet prej tij, sekretari kërkon nga pleqtë e kongregacionit tjetër ose u dërgon atyre një letër prezantimi bashkë me skedat e Regjistrimit të Lajmëtarit të Kongregacionit për atë person.​—Të organizuar, faqe 104-105.

5 Sekretari rishikon aktivitetin e pionierëve, duke i informuar pleqtë dhe veçanërisht mbikëqyrësin e shërbimit për çdo problem që mund të përjetojnë pionierët. Ai u tërheq vëmendjen drejtuesve të Studimit të Librit, në lidhje me lajmëtarët që janë të parregullt në shërbim. Si sekretari, ashtu edhe mbikëqyrësi i shërbimit marrin drejtimin në bashkërendimin e përpjekjeve për t’u kujdesur për personat joaktivë.​—Shërbimi ynë i Mbretërisë, nëntor 1987, faqe 1, anglisht.

6 Duke pasur një çmueshmëri më të mirë për detyrat e sekretarit, le të bëjmë atë që mundemi, për ta ndihmuar që ta ketë më të lehtë përmbushjen e caktimit të tij si ekonom.​—1. Kor. 4:2.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo