BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 11/98 f. 8
  • Dua një studim biblik!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Dua një studim biblik!
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
  • Material i ngjashëm
  • Kërkohen më shumë studime biblike
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
  • Të fillojmë studime me broshurën Çfarë kërkon?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
  • Merr guxim për të bërë rivizita
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
  • Libri Çfarë mëson vërtet Bibla?​—Mjeti ynë kryesor për studimet biblike
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
km 11/98 f. 8

Dua një studim biblik!

1 Shumë prej nesh kanë shprehur dëshirën për një studim biblik dhe me të drejtë. Me anë të veprës së studimit biblik ne arrijmë synimin tonë për të bërë dishepuj të rinj. (Mat. 28:19, 20) E megjithatë, shumë prej nesh kanë vazhduar për muaj ndoshta vite, pa përjetuar gëzimin e veçantë që vjen kur i mësojmë dikujt të vërtetën. Çfarë mund të bëjmë në lidhje me këtë gjatë nëntorit? Pasi këtë muaj po prezantohet libri Njohuria, mund të bëjmë një përpjekje të veçantë për ta përdorur atë, që të fillojmë studime të reja biblike.

2 Lër mënjanë një ose më shumë fundjavë: Ne e inkurajojmë gjithsecilin që këtë muaj, të lërë mënjanë njëfarë kohe për t’u përqendruar në fillimin e një studimi të ri biblik. Drejtuesit e Studimit të Librit të kongregacionit duhet të zgjedhin fundjavët që do të përdoren veçanërisht për këtë qëllim dhe më pas të organizojnë grupet e tyre që të bëjnë një përpjekje të përbashkët në veprën e bërjes së rivizitave.

3 Sill me vete në këto mbledhje për shërbim shënimet në lidhje me rivizitat. Pastaj vizito të gjithë ata që kanë treguar interes, që kanë marrë literaturë ose që kanë ndjekur mbledhjet. Çdo vizitë bëje me qëllimin e veçantë për të filluar një studim.

4 Demonstro një studim biblik: Në disa mbledhje të caktuara për shërbim duhet demonstruar një prezantim i përgatitur mirë, që tregon se si fillohet një studim gjatë një rivizite. Mund të thuash: «Shumë njerëz e kanë një Bibël, por nuk e kuptojnë se ajo përmban përgjigjet e pyetjeve të rëndësishme që të gjithë ndeshim në jetë. [Trego tabelën e përmbajtjes në librin Njohuria dhe lexo titujt e kapitujve 3, 5, 6, 8 dhe 9.] Duke përdorur këtë botim ndihmës studimi, për pak a shumë një orë në javë, mund të fitojmë një kuptueshmëri bazë mbi Biblën në vetëm pak muaj. Nëse do t’ju pëlqente të zgjidhnit njërin prej këtyre argumenteve, do të isha i lumtur t’ju tregoja se si zhvillohet programi.» Nëse personi ngurron të studiojë sepse është mjaft i zënë, shpjego se ne kemi edhe një program të shkurtuar. Paraqit broshurën Çfarë kërkon? dhe ofroji që të studiojë për 15-30 minuta në javë një mësim të shkurtër.

5 Nëse të gjithë bëjmë një përpjekje të bashkuar për të filluar studime dhe nëse lutemi që Jehovai të bekojë përpjekjet tona, me siguri që do të gjejmë studime të reja. (1. Gjon. 5:14, 15) Nëse dëshiron një studim biblik, kjo mund të jetë mundësia jote për të filluar një.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo