Përkujtues për Përkujtimin
Kremtimi i Përkujtimit këtë vit bie të enjten, më 1 prill. Pleqtë duhet t’u kushtojnë vëmendje çështjeve të mëposhtme:
◼ Në caktimin e kohës së mbledhjes, sigurohuni që emblemat të mos kalohen para se të ketë perënduar dielli.
◼ Secili, përfshirë dhe oratorin, duhet të jetë i informuar për kohën dhe vendin e saktë ku do të bëhet kremtimi.
◼ Duhet të jetë marrë dhe bërë gati lloji i përshtatshëm i bukës dhe i verës.—Shiko Kullën e Rojës, 15 shkurt 1985, faqe 19, anglisht.
◼ Pjatat, gotat, një tryezë, si dhe një mbulesë tryeze e përshtatshme, duhet të sillen në sallë dhe të vendosen më përpara.
◼ Salla e Mbretërisë ose ndonjë vend tjetër i mbledhjes, duhet të jetë krejtësisht e pastër përpara kohe.
◼ Përcjellësit dhe ata që kalojnë emblemat, duhet të jenë zgjedhur dhe udhëzuar më përpara për procedurën e duhur dhe detyrat e tyre.
◼ Duhen bërë rregullime për t’i shërbyer ndonjërit prej të mirosurve që është i sëmurë dhe s’mund të jetë i pranishëm.
◼ Nëse është programuar që e njëjta Sallë Mbretërie të përdoret nga disa kongregacione, duhet të bëhet një bashkërendim i mirë ndërmjet kongregacioneve, në mënyrë që të shmangen ngjeshjet e panevojshme në sallë, në derë, në trotuarët publikë dhe në vendqëndrimin e makinave.