BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 3/99 f. 3
  • Njoftime

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Njoftime
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
km 3/99 f. 3

Njoftime

◼ Oferta e literaturës për marsin: Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Do të bëhet një përpjekje e veçantë për të filluar studime biblike në shtëpi. Prill dhe maj: Kopje të veçanta të revistave Zgjohuni! dhe Kulla e Rojës. Të mbajmë në dispozicion për njerëzit e interesuar broshurën Çfarë kërkon? dhe të përpiqemi të fillojmë studime biblike. Qershor: Njohuria që të çon në jetën e përhershme.

◼ Lajmëtarët që dëshirojnë të shërbejnë si pionierë ndihmës gjatë muajve prill dhe maj duhet t’i bëjnë që tani planet e tyre dhe t’i dorëzojnë sa më shpejt kërkesat e tyre. Kjo do t’i ndihmojë pleqtë që të bëjnë rregullimet e nevojshme për shërbimin në fushë dhe që të kenë në dispozicion revista dhe literaturë tjetër në një masë të mjaftueshme. Emrat e të gjithë atyre që miratohen si pionierë ndihmës duhet të njoftohen në kongregacion.

◼ Mbikëqyrësi drejtues ose dikush i caktuar prej tij, duhet të bëjë kontrollin e llogarisë së kongregacionit më 1 mars ose sa më shpejt që të jetë e mundur pas kësaj date. Kur kjo gjë të jetë bërë, të njoftohet kongregacioni pas leximit të raportit tjetër të llogarisë.

◼ Përkujtimi do të mbahet të enjten më 1 prill 1999. Nëse kongregacioni normalisht e ka mbledhjen të enjten, ajo të bëhet një ditë tjetër të javës, nëse Salla e Mbretërisë është në dispozicion. Nëse kjo nuk është e mundur dhe mund të mos e bëni Mbledhjen e Shërbimit, pjesët që zbatohen veçanërisht për kongregacionin tuaj, mund t’i përfshini në një Mbledhje tjetër Shërbimi.

◼ Ata që shoqërohen me kongregacionin duhet të bëjnë të gjitha pajtimet e reja për Kullën e Rojës dhe Zgjohuni!, duke përfshirë pajtimet e tyre personale përmes kongregacionit.

◼ Shoqata nuk plotëson kërkesat individuale të lajmëtarëve për literaturë. Mbikëqyrësi drejtues duhet të marrë masa që të bëhet një njoftim çdo muaj, përpara se kërkesa mujore për literaturë e kongregacionit t’i dërgohet Shoqatës, kështu që të gjithë të interesuarit për të marrë literaturë personale mund të njoftojnë vëllanë përgjegjës për literaturën. Ju lutemi të mbani mend se për cilat botime nevojitet një kërkesë e veçantë.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo