BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 1/01 f. 2
  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
  • Nëntema
  • Java që fillon më 8 janar
  • Java që fillon më 15 janar
  • Java që fillon më 22 janar
  • Java që fillon më 29 janar
  • Java që fillon më 5 shkurt
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
km 1/01 f. 2

Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Java që fillon më 8 janar

Kënga 21 (191)

7 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë.

13 min.: «Le të ndriçojë drita juaj»a Përfshi komente nga Kulla e Rojës, 1 qershor 1997, faqja 15, paragrafët 12, 13. Inkurajoji të gjithë të përfitojnë nga çdo mundësi që krijohet për të dëshmuar.

25 min.: Sigurime të dashura për kujdesin tonë shëndetësor. Fjalim nga një plak ose shërbëtor ndihmës i kualifikuar, bazuar në letrën dhe skemën e 1 dhjetorit 2000, që ka dërguar Shoqata. Thekso se mbrojtja më e mirë e mundshme ligjore ndaj transfuzioneve të padëshiruara, arrihet duke plotësuar kartën Deklaratë/Shfajësim mjekësor i mëparshëm. Kartat do të jenë në dispozicion të lajmëtarëve, që pas mbledhjes së sotme, por NUK duhen mbushur po sot. Kongregacioni duhet të ketë në dispozicion për të shpërndarë një sasi të mjaftueshme të kartës Deklaratë/Shfajësim mjekësor i mëparshëm dhe të Kartës së identitetit. Firmosja, dëshmitarët dhe vënia e datës për të gjitha kartat do të bëhet pas Studimit të Librit të Kongregacionit të javës pasuese, në prani të drejtuesit të studimit të librit nëse është e nevojshme. Ata që firmosin si dëshmitarë, duhet që faktikisht ta shohin individin ndërsa firmos dokumentin. Drejtuesit e studimit të librit duhet të sigurohen se të gjithë ata që janë caktuar në grupin e tyre kanë ndihmën që u nevojitet për të plotësuar kartën Deklaratë/Shfajësim mjekësor i mëparshëm. Kartat e identitetit për fëmijët janë në dispozicion për prindërit pas kësaj mbledhjeje. Lajmëtarët e papagëzuar mund t’i shkruajnë direktivat e tyre për veten dhe fëmijët e tyre, duke ia përshtatur gjuhën e këtyre dokumenteve rrethanave dhe bindjeve të tyre.

Kënga 26 (212) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 15 janar

Kënga 11 (85)

10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë.

15 min.: Nevoja lokale.

20 min.: A po i shqyrtojmë shkrimet çdo ditë? Fjalim dhe intervista. Shqyrto Kullën e Rojës 15 dhjetor 1996, faqet 17, 18, paragrafët 12-14, duke theksuar se është diçka e mençur që shkrimi i ditës të diskutohet si familje. Intervisto pjesëtarë të familjeve të ndryshme, ku secili kujton një diskutim të kohëve të fundit të shkrimit të ditës që doli se qe veçanërisht i dobishëm dhe jep arsyen përse. Thekso se kjo duhet të jetë pjesë e një programi të rregullt të studimit familjar, që ka si qëllim t’i forcojë pjesëtarët e familjes dhe ta mbajë familjen aktive në shërbim.

Kënga 7 (51) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 22 janar

Kënga 18 (162)

7 min.: Njoftime lokale.

18 min.: Si t’i përgatitim hyrjet? Fjalim dhe demonstrime. Në përcaktimin e llojit të hyrjes që do të përdorim kur marrim pjesë në shërbimin në fushë, tri gjëra meritojnë shqyrtim të kujdesshëm: (1) Mesazhi që jemi ngarkuar për të shpërndarë është «ky lajm i mirë i mbretërisë». (Mat. 24:14) (2) Interesimi i sinqertë për mirëqenien e njerëzve që takojmë do të na ndihmojë, siç bëri Jezui, për të prekur zemrat. (Mar. 6:34) (3) Në disa vende të botës, nga vizitorët pritet që të respektojnë disa formalitete para se të thonë arsyen përse janë aty. Në vende të tjera, i zoti i shtëpisë mund të presë që një vizitor i paftuar të tregojë menjëherë përse ka ardhur. (Krahaso Lukën 10:5). Trego si mund të zgjedhim hyrje që i përshtaten më së miri stilit, personalitetit dhe territorit tonë. Shqyrto disa hyrje model që mund të përdoren me broshurën Çfarë kërkon? dhe të demonstrohen një ose dy prej tyre. (Shih Shërbimi ynë i Mbretërisë, prill 1997, faqja 8.) Inkurajoji të gjithë që t’i përdorin sa më mirë në shërbimin në fushë sugjerimet e dhëna në Shërbimi ynë i Mbretërisë.

20 min.: «Të jemi dëgjues të mirë» Fjalim dhe diskutim me auditorin. Prova më e mirë e zakoneve tona të të dëgjuarit është se sa shumë mund të kujtojmë. Ftoje auditorin të kujtojë disa pika të veçanta të trajtuara nga pjesëmarrësit në Shkollën e Shërbimit Teokratik të mbajtur sonte.​—Shih Udhëzuesi i Shkollës, anglisht, faqet 27, 28, paragrafët 15-17.

Kënga 20 (93) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 29 janar

Kënga 22 (130)

10 min.: Njoftime lokale. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për janarin. Përmend ofertën e literaturës për shkurtin, duke e vënë theksin tek ata libra që kongregacioni ka gjendje në repartin e literaturës.

15 min.: Të njohim më mirë Krijuesin. Fjalim bazuar në Kullën e Rojës, 15 qershor 1999, faqet 24-26, duke e nxitur kongregacionin që ta presë me padurim studimin e librit A ka një Krijues që interesohet për ju? Inkurajoi të rinjtë të përfshihen në diskutimet javore gjatë studimit të librit. Të gjithë do të duan të marrin pjesë rregullisht, duke qenë të etur të mësojnë sa më shumë që është e mundur për Krijuesin tonë të Madh.

20 min.: «Prindër: Ngulitni zakone të dobishme te fëmijët tuaj!» Fjalim dhe intervista të prindërve, fëmijët e të cilëve po ecin mirë frymësisht. Prindërit mendojnë për gjërat pozitive që kanë bërë për t’i përfshirë fëmijët e tyre në shërbimin në fushë. Për aq sa e lejon koha, të përfshihen edhe sugjerime nga libri Sekreti i lumturisë familjare, faqet 55-59.

Kënga 19 (164) dhe lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 5 shkurt

Kënga 26 (212)

10 min.: Njoftime lokale.

15 min.: «Të jemi bërës të lumtur»b Trego se çfarë e shton gëzimin tonë në shërbim të Perëndisë.​—Shih librin Mendjehollësi, anglisht, vëllimi 2, faqja 120, paragrafët 6-8.

20 min.: Ju mund të zbaviteni në mënyrë të shëndetshme. Një grup familjar diskuton këshillat e dhëna në librin Sekreti i lumturisë familjare, faqet 97-101, paragrafët 19-25. Babai është i shqetësuar lidhur me aktivitetet zbavitëse të familjes. Pasi shqyrtojnë shkurtimisht rreziqet që lidhen me një pjesë të madhe të zbavitjeve moderne (faqja 98, paragrafi 21), ata përqendrohen në llojet e zbavitjeve që mund të jenë të shëndetshme dhe të dobishme (faqet 100, 101, paragrafët 24, 25). Shqyrto materialin në librin Të organizuar, në faqet 131, 132, poshtë nëntitullit «Argëtimi» dhe në faqet 135, 136 poshtë nëntitullit «Bëni gjithçka në lavdi të Perëndisë». Thekso rolin që kanë prindërit për të marrë drejtimin dhe nevojën që pjesëtarët e familjes të bashkëpunojnë për dobinë e tërë familjes.​—Shih Zgjohuni!, 22 maj 1997, anglisht.

Kënga 9 (37) dhe lutja përmbyllëse.

[Shënimet]

a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo me një diskutim me pyetje dhe përgjigje.

b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo me një diskutim me pyetje dhe përgjigje.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo