Programi i Mbledhjes së Shërbimit
Java që fillon më 12 shkurt
Kënga 5 (46)
10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Videokaseta, Bibla: Libri më i vjetër modern i njerëzimit, do të diskutohet në Mbledhjen e Shërbimit të javës që fillon më 26 shkurt. Diskutimi do të bazohet në pyetjet që gjenden në faqen 7 të këtij numri të Shërbimi ynë i Mbretërisë.
15 min.: «T’i japim lavdi Jehovait me anë të veprave të shkëlqyera.»a Përfshi komente nga libri Lajmëtarët, faqja 187, paragrafët 2-3, anglisht.
20 min.: «Si t’i bindim të tjerët?» Diskutim ndërmjet një drejtuesi të studimit të librit dhe një pionieri ose një lajmëtari të efektshëm, bazuar në artikullin dhe në pika të zgjedhura nga Kulla e Rojës, 15 maj 1998, faqet 21-23. Të analizohet kutia në faqen 23 «Preke zemrën e studentit tënd». Pasi të jetë zgjedhur një bindje e rreme fetare që është e zakonshme në territorin lokal, të diskutohet se si të bindet një person, lidhur me atë që thotë Bibla për këtë argument.
Kënga 7 (51) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 19 shkurt
Kënga 9 (37)
8 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë.
15 min.: Nevoja lokale.
22 min.: «Të bëjmë të njohur emrin dhe veprat e Jehovait.»b Një plak rishikon çfarë planesh të veçanta janë bërë në shkallë lokale për një vepër më të madhe predikimi në muajt mars dhe prill, duke përfshirë edhe përpjekjet për të nxitur sa më shumë lajmëtarë që të fillojnë si pionierë ndihmës. Fto disa që shërbyen si pionierë prillin e kaluar, të tregojnë kënaqësinë që u solli bërja e kësaj. Përqendrohu në dhënien e ndihmës çdo lajmëtari të kualifikuar joaktiv që të bashkohet me ne në shërbim, si edhe në dhënien e ndihmës fëmijëve e studentëve të tjerë të Biblës, që të kualifikohen si lajmëtarë të papagëzuar.—Shih Shërbimi ynë i Mbretërisë, nëntor 2000, Kutia e pyetjes.
Kënga 16 (143) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 26 shkurt
Kënga 18 (162)
8 min.: Njoftime lokale. Kujtoju lajmëtarëve që të dorëzojnë raportin e shërbimit për shkurtin.
12 min.: Prezantime të sugjeruara për librin Njohuria. A kemi në mendje ndonjë prezantim për të ofruar në mars librin Njohuria? Nëse shohim në faqet e pasme të numrave të kaluar të Shërbimi ynë i Mbretërisë, do të gjejmë sugjerime për vizitën e parë, shumë nga të cilat japin ide se si të bëjmë rivizita. Rishiko dy ose tre prej këtyre prezantimeve që janë sugjeruar. (dhjetor 1995; mars, qershor, nëntor 1996; qershor 1997; mars 1998) Të demonstrohen dy sugjerimet në numrin e nëntorit 1996, për të përdorur metodën e ofrimit drejtpërdrejt të studimeve biblike. Inkurajoi të gjithë që të bëjnë një përpjekje të veçantë për të filluar studime të reja biblike.
25 min.: «Të ndërtojmë çmueshmërinë për videokasetën Bibla: Libri më i vjetër modern i njerëzimit.» Diskutim me auditorin duke përdorur pyetjet që gjenden në faqen 7. Thekso faktin se Përkthimi Bota e Re—me më shumë se 100 milionë kopje, i tëri ose pjesërisht në 37 gjuhë—është një nga Biblat më të shpërndara. Në prill do të shohim videokasetën e tretë të kësaj serie, Bibla: Fuqia e saj në jetën tuaj.
Kënga 26 (212) dhe lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 5 mars
Kënga 11 (85)
5 min.: Njoftime lokale.
18 min.: «Jehovai jep fuqi.»c Kërkoji auditorit të komentojë për mënyrën si zbatohen shkrimet.
22 min.: «Dëshmi e suksesshme me telefon.»d Të trajtohet nga mbikëqyrësi i shërbimit ose nga një vëlla i kualifikuar. Përfshi inkurajimin në Kullën e Rojës, 15 dhjetor1999, faqja 23, paragrafi 17. Shpjego çfarë territoresh janë formuar për dëshminë me telefon. Kërko të tregohen disa përvoja të shkurtra që tregojnë suksesin në këtë vepër në nivel lokal.
Kënga 22 (130) dhe lutja përmbyllëse.
[Shënimet]
a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo me një diskutim me pyetje dhe përgjigje.
b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo me një diskutim me pyetje dhe përgjigje.
c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo me një diskutim me pyetje dhe përgjigje.
d Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo me një diskutim me pyetje dhe përgjigje.