BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 5/01 f. 1
  • Të marrim pjesë plotësisht në korrje

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të marrim pjesë plotësisht në korrje
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
  • Material i ngjashëm
  • Fushat janë të bardha për korrje
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2010
  • Jini korrës të gëzuar!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • Ngulmoni në veprën e korrjes!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • Merr pjesë plotësisht në korrjen e madhe frymore
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
km 5/01 f. 1

Të marrim pjesë plotësisht në korrje

1 Si profetët e Jehovait në kohët e lashta, ashtu edhe vetë Jezu Krishti, folën për një vepër grumbullimi. (Isa. 56:8; Ezek. 34:11; Gjoni 10:16) Sot, një vepër e tillë po përmbushet ndërsa predikohet lajmi i mirë i Mbretërisë në mbarë botën. (Mat. 24:14) Dallimi ndërmjet atyre që i shërbejnë Perëndisë dhe atyre që nuk i shërbejnë atij po bëhet shumë i dukshëm. (Mal. 3:18) Çfarë do të thotë kjo për ne?

2 Një përgjegjësi personale: Ne mund të mësojmë nga shembulli i Pavlit, i cili u përfshi plotësisht në çuarjen përpara të shërbimit të krishterë. Ai ndiente detyrimin për të predikuar, në mënyrë që të gjithë njerëzit të kishin mundësinë për të dëgjuar lajmin e mirë e të shpëtoheshin. Kjo e nxiti të punonte pa pushim në dobi të tyre. (Rom. 1:14-17) Duke pasur parasysh situatën e rrezikshme në të cilën ndodhet njerëzimi sot, a nuk provojmë një ndjenjë edhe më të madhe përgjegjësie për t’u predikuar personave në territorin që na është caktuar?​—1 Kor. 9:16.

3 Kohë për të vepruar me urgjencë: Vepra e predikimit mund të krahasohet me një punë kërkimi dhe shpëtimi. Duhen gjetur dhe duhen ndihmuar njerëzit që të shpëtojnë para se të jetë tepër vonë. Koha është kufizuar. Jetë janë në rrezik! S’është për t’u habitur që Jezui i nxiti dishepujt e tij ‘të lutin Zotërinë e të korrave që të dërgojë punëtorë në të korrat e veta’.​—Mat. 9:38.

4 Duke kuptuar urgjencën e sotme, shumë punëtorë të Mbretërisë e kanë shtuar pjesëmarrjen në këtë veprimtari jetëshpëtuese. Një adoleshent me emrin Hirohisa jetonte vetëm me nënën e tij dhe me katër motra e vëllezër më të vegjël. Ai e ndihmonte financiarisht familjen, duke u ngritur në tre të mëngjesit për të shpërndarë gazeta. Edhe pse në këto kushte, ai donte të bënte më shumë në shërbim, kështu që filloi si pionier i rregullt. A ka mënyra në të cilat mund të marrim pjesë edhe më plotësisht në këtë vepër që nuk do të përsëritet më kurrë?

5 «Koha e mbetur është shkurtuar.» (1 Kor. 7:29) Prandaj, le të bëjmë gjithë sa mundemi në veprën më të rëndësishme që po kryhet sot në tokë​—predikimi i lajmit të mirë dhe bërja e dishepujve. Jezui e krahasoi këtë shërbim me punën e korrjes. (Mat. 9:35-38) Duke marrë pjesë plotësisht në korrje, frytet e punës sonë mund të përfshijnë faktin që ndihmojmë ndonjë të bëhet pjesë e shumicës së madhe të adhuruesve që përshkruhen në Zbulesën 7:9, 10.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo