Programi i Mbledhjes së Shërbimit
Java që fillon më 8 tetor
Kënga 22 (130)
10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Duke përdorur sugjerimet në faqen 8, demonstro dy prezantime të shkurtra revistash, një duke përdorur Kullën e Rojës të 15 tetorit dhe një tjetër duke përdorur revistën Zgjohuni! të tetorit.
35 min.: «A po e zbatojmë atë që mësuam në Kongresin Krahinor ‘Mësues të Fjalës së Perëndisë’?» Diskutimi me auditorin i programit të kongresit të trajtohet nga drejtuesi i Studimit të Kullës së Rojës. Pas një hyrjeje rreth 1 minutë, trajto për 10-12 minuta programin e çdo dite. Paraqit shkurtimisht pikat kryesore poshtë çdo nëntitulli dhe më pas ftoje auditorin të komentojë (1) se si janë përpjekur ta zbatojnë mësimin që kanë marrë, (2) si kanë nxjerrë dobi duke e bërë këtë dhe (3) çfarë mendojnë se duhet të bëjnë më shumë. Për të nxitur një diskutim të gjallë përdor pyetje që të bëjnë të mendosh. Ndihmoji të gjithë që të kuptojnë se është e nevojshme ta përdorin atë që kanë mësuar.
Kënga 7 (51), lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 15 tetor
Kënga 9 (37)
10 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë.
15 min.: A ke «një zemër të bindur»? (1 Mbret. 3:9, BR) Fjalim nga një plak, bazuar në Kullën e Rojës të 15 korrikut 1998, faqet 29-31. Diskuto mënyrat në të cilat mund të tregojmë bindje ndërsa punojmë me kongregacionin.
20 min.: T’i përdorim mirë revistat tona. Mbikëqyrësi i shërbimit dhe shërbëtori i revistave diskutojnë lidhur me shqetësimin që kanë për shpërndarjen e revistave si kongregacion. Ata përmendin numrin e kopjeve të revistave që merr kongregacioni çdo muaj dhe e krahasojnë me numrin e revistave që raportohet se janë shpërndarë. Nga sa duket, shumë kopje revistash ose po grumbullohen ose po hidhen. Si mund t’i përdorin lajmëtarët më mirë revistat? Vëllezërit diskutojnë të shtatë pikat në pjesën «Ji i vetëdijshëm për vlerën e revistave!», trajtuar në Mbledhjen e Shërbimit të javës që fillonte më 4 tetor 1999. Ata rishohin përvojën në Kullën e Rojës të 15 shkurtit 1998, faqet 28, 29 dhe shqyrtojnë disa mënyra se si mund të zbatohen udhëzimet në shkallë lokale. Gjithsecili inkurajohet që të provojë prezantimet e thjeshta që paraqiten çdo muaj në Shërbimi ynë i Mbretërisë.
Kënga 4 (43), lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 22 tetor
Kënga 8 (53)
10 min.: Njoftime lokale. Duke përdorur udhëzimet në faqen 8, demonstro një prezantim të shkurtër, duke përdorur Kullën e Rojës të 1 nëntorit.
18 min.: Si i nxjerrim Dëshmitarët e Jehovait shpjegimet e tyre të Biblës? Fjalim prej 15 minutash nga një vëlla i kualifikuar, i ndjekur nga një demonstrim prej 3 minutash, ku të tregohet se si t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje gjatë një rivizite. (1) Një faktor kyç është që Dëshmitarët besojnë me të vërtetë se Bibla është Fjala e Perëndisë dhe se ajo që përmban është për mësimin tonë. (2 Tim. 3:16, 17; Rom. 15:4; 1 Kor. 10:11) Kështu që nuk u drejtohen argumentimeve filozofike për t’u dredhuar pohimeve të saj të qarta. (2) Kur tregojnë domethënien e gjuhës simbolike të Biblës, ata lënë që Bibla ta sigurojë vetë shpjegimin, në vend që të japin teoritë e tyre për domethënien e saj. (1 Kor. 2:13) Treguesit për sa i përket domethënies së termave simbolikë, zakonisht gjenden në pjesë të tjera të Biblës. (Si shembull, shih Zbulesën 21:1; më pas, lidhur me domethënien e fjalës «deti» lexo Isainë 57:20.) (3) Sa për përmbushjen e profecive, ata zbatojnë atë që tha Jezui rreth të qenët syçelë ndaj ngjarjeve të cilat përkojnë me atë që ishte parathënë. (Luka 21:29-31; krahaso 2 Pjetrit 1:16-19.) Si pasojë, ata i theksojnë këto ngjarje dhe tërheqin vëmendjen tek ajo që tregon Bibla për domethënien e tyre. (4) Sikurse ishte e vërtetë për të krishterët e shekullit të parë, ata i mbajnë sytë te trupi udhëheqës i klasës së ‘skllavit’ për të zbërthyer pyetjet e vështira, jo në bazë të mençurisë njerëzore, por duke u mbështetur në njohurinë e tyre për Fjalën e Perëndisë. (5) Gjithashtu, mbështeten në ndihmën e frymës së Perëndisë, për të cilën luten me zell.—Vep. 15:1-29; 16:4, 5.
17 min.: «T’u mësojmë studentëve si ta përdorin Biblën.»a Përdor paragrafin e parë e të fundit si hyrje dhe mbyllje të pjesës.
Kënga 5 (46), lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 29 tetor
Kënga 19 (164)
12 min.: Njoftime lokale. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin tetor. Oferta e literaturës për nëntorin është broshura Çfarë kërkon? ose libri Njohuria. Demonstro këtë prezantim të shkurtër: «Në këto kohë të vështira ekonomike, shumë njerëz mezi e sigurojnë jetesën. A mendoni se qeveritë njerëzore do ta zgjidhin këtë problem në një mënyrë që të jetë njësoj për të gjithë? [Ta lëmë të përgjigjet.] Kam parë që ky premtim në Bibël të jep shumë zemër.» Të lexojmë Psalmin 72:12-14. Më pas, të ofrojmë broshurën Çfarë kërkon! ose librin Njohuria, duke përfshirë dhe një koment të përshtatshëm nga botimi.
15 min.: Nevoja lokale.
18 min.: «Sa mirë ushqehemi frymësisht?»b Ftoje auditorin të bëjë komente të tjera nga Kulla e Rojës e 15 prillit 1997, faqet 28-31, për të shpjeguar përse dhe si duhet ta ushtrojmë veten për të ruajtur zakone të mira në të ushqyerin frymor.
Kënga 6 (45), lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 5 nëntor
Kënga 20 (93)
10 min.: Njoftime lokale.
18 min.: Përgatitja si familje për mbledhjet. Babai diskuton me familjen e tij se si të gjithë mund të përgatiten për të pasur një pjesëmarrje të kënaqshme në mbledhje. Duke përdorur udhëzimet në Kullën e Rojës të 1 korrikut 1999, faqet 19, 20, paragrafi 9, ata përgatitin komentet që do të japin gjatë studimit të Kullës së Rojës për atë javë. (1) Çdo pjesëtar i familjes zgjedh një ose dy pyetje ku do të komentojë. (2) Pasi rishohin paragrafët përkatës, formulojnë komentet me fjalët e tyre. (3) Zgjedhin shkrimet kyçe të cituara, diskutojnë se si lidhet secili prej tyre me temën dhe planifikojnë se çfarë të thonë për t’ia zbatuar ato mësimit. Të gjithë mezi presin të marrin pjesë në mbledhje.
17 min.: «Cili është synimi?»c Thekso se është e rëndësishme që t’i ndihmojmë studentët e Biblës të kuptojnë se çfarë vlere ka të ndiqen mbledhjet e kongregacionit. Përfshi një demonstrim të përgatitur mirë ku të tregohet mënyra si ta bëjmë këtë, duke përdorur kapitullin 17, paragrafët 6-8, në librin Njohuria.
Kënga 7 (51), lutja përmbyllëse.
[Shënimet]
a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo trajtimin me pyetje dhe përgjigje.
b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo trajtimin me pyetje dhe përgjigje.
c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo trajtimin me pyetje dhe përgjigje.