Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në janar: Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi tokë. Shkurt: Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim? ose ndonjë libër tjetër më i vjetër që gjendet në repartin e literaturës në kongregacion. Mars: Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Do të bëhet një përpjekje e veçantë për të filluar studime biblike. Prill: Revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Kur gjatë rivizitave gjendet interes, mund të ofrohen pajtime. Broshura Çfarë kërkon? të ofrohet me synimin për të filluar studime biblike.
◼ Të gjithë lajmëtarët e pagëzuar që janë të pranishëm në Mbledhjen e Shërbimit në javën që fillon më 14 janar, mund të marrin kartën Deklaratë/Shfajësim mjekësor i mëparshëm, si edhe Kartën e Identitetit për fëmijët e tyre.
◼ Duke filluar në shkurt dhe jo më vonë se 3 marsi, tema e fjalimit të ri publik për mbikëqyrësin qarkor do të jetë: «Të gjejmë siguri në një botë të rrezikshme.»
◼ Siç u njoftua në kongresin krahinor të vitit 2001, libri i ri Nxirr dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik, do të jetë në dispozicion në fillim të vitit 2002. Duke filluar nga 1 janari 2002, kërkesat e literaturës për këtë libër në gjuhët angleze, koreane dhe spanjolle mund të dërgohen nëpërmjet kongregacioneve. Derisa ky libër të jetë në dispozicion dhe të bëhet dërgesa e tij, në listat e botimeve të dërguara kongregacionit ai do të paraqitet si «Botim që do të merret më vonë». Për gjuhët e tjera do të ketë një njoftim tjetër më vonë.
◼ Kongregacionet duhet të bëjnë rregullimet e duhura për të mbajtur Përkujtimin, që këtë vit do të jetë të martën më 28 mars, pas perëndimit të diellit. Megjithëse fjalimi mund të fillojë më shpejt, kalimi i emblemave të Përkujtimit, nuk duhet të fillojë përpara perëndimit të diellit. Duhet kërkuar informacion nga burimet lokale për të ditur se kur do të ndodhë perëndimi i diellit në zonën tonë. Edhe pse parapëlqehet që secili kongregacion ta mbajë Përkujtimin më vete, kjo gjë mund të mos jetë gjithmonë e mundur. Kur një numër kongregacionesh përdorin normalisht të njëjtën Sallë Mbretërie, ndoshta një ose disa kongregacione mund të sigurojnë një sallë tjetër për atë mbrëmje. Aty ku është e mundur, sugjerojmë një minimum prej 40 minutash midis programeve, që të gjithë të mund të nxjerrin dobi të plotë nga rasti, duke lënë kohë për të përshëndetur vizitorët dhe për të inkurajuar të sapointeresuarit. Duhen marrë parasysh problemet e trafikut dhe të parkimit, duke përfshirë zbritjen dhe hipjen e pasagjerëve. Trupi i pleqve duhet të vendosë se cilat rregullime do të ishin më të mirat në shkallë lokale.
◼ Studiues dhe persona të tjerë kanë takuar një numër vëllezërish, duke u kërkuar informacion për Dëshmitarët e Jehovait dhe për organizatën tonë. Ata kanë kërkuar që të plotësohen formularë ankete, ku të jepen përgjigjet e pyetjeve lidhur me bindjet dhe mësimet tona. Nëse këta individë takojnë ndonjë lajmëtar të kongregacionit, ai duhet të japë emrin e mbikëqyrësit drejtues. Pleqtë mund t’i trajtojnë këto pyetje dhe të japin një përgjigje të përshtatshme bazuar në një letër të datës 25 prill 2001, drejtuar gjithë trupit të pleqve.
◼ Kur mbikëqyrësi drejtues merr Llogarinë e Nxjerrë nga Zyra e Degës çdo muaj, ai duhet të kujdeset që të gjitha dëftesat e kontributeve, për Fondin e Sallave të Mbretërisë dhe për veprën mbarëbotërore, t’i lexohen kongregacionit bashkë me raportin tjetër të llogarisë.
◼ Botime të reja në dispozicion:
Profecitë e Isaisë: Dritë për gjithë njerëzimin I—Gjuha: indoneziane, maqedonase
Profecitë e Isaisë: Dritë për gjithë njerëzimin I—Format i madh—Gjuha: frënge, greke, kineze e thjeshtuar (pixhine), polake
Përkthimi Bota e Re i Shkrimeve të Shenjta—Gjuha: afrikane, kineze, kineze (e thjeshtuar)
◼ Videokaseta të reja në dispozicion:
Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë—Vëllimi 4—Gjuha: amerikane e shenjave