BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 1/02 f. 3-6
  • Prezantime që sugjerohen për shërbimin në fushë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Prezantime që sugjerohen për shërbimin në fushë
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2002
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Argumente për të filluar një bisedë
  • Sugjerime për prezantimin e broshurës Çfarë kërkon?
  • Sugjerime për prezantimin e librit Njohuria
  • Botime të tjera
  • Prezantim i drejtpërdrejtë
  • Si ta përdorim broshurën Një lajm i mirë nga Perëndia?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2013
  • Mbështetuni në Jehovain për t’i bërë gjërat të rriten
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
  • Imito Jehovain, duke treguar kujdes të vërtetë për të tjerët
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • Shpall lajmin e mirë të Mbretërisë me broshura
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2002
km 1/02 f. 3-6

Të ruhet

Prezantime që sugjerohen për shërbimin në fushë

Si ta përdorim këtë shtojcë?

Shumica e prezantimeve të mëposhtme janë shfaqur në numrat e kaluar të Shërbimi ynë i Mbretërisë. T’i përdorim sa më shumë në veprën e dëshmisë dhe të shohim çfarë përfundimesh do të kemi. Ta ruajmë këtë shtojcë dhe të mbështetemi tek ajo kur përgatitemi për shërbim.

Mund ta nxitim interesin e personit për Fjalën e Perëndisë nëse i biem shkurt. Të ngremë një pyetje specifike, më pas të lexojmë një përgjigje të shkurtër nga Bibla. Mund të provojmë këto sugjerime:

«Kur mendoni për të ardhmen, e shihni atë me shpresë apo me dyshim? [Ta lëmë të përgjigjet.] Bibla i ka parashikuar ngjarjet shqetësuese që shohim sot, si edhe përfundimin e tyre.»​—2 Tim. 3:1, 2, 5; Prov. 2:21, 22.

Sot ka një shqetësim të madh për sa i përket kujdesit shëndetësor. A e dinit se Perëndia premton që do t’i zgjidhë njëherë e përgjithmonë të gjitha problemet shëndetësore?»​—Isa. 33:24; Zbul. 21:3, 4.

«A e dinit që Bibla paratha se së fundi do të ketë vetëm një qeveri që do të sundojë në të gjithë botën?»​—Dan. 2:44; Mat. 6:9, 10.

«Si mendoni se do të ishin kushtet po të sundonte Jezu Krishti mbi tokë?»​—Psal. 72:7, 8.

«Shumë njerëz diskriminohen për shkak të gjinisë së tyre, fesë ose ngjyrës së lëkurës. Si mendoni se ndihet Perëndia lidhur me një paragjykim të tillë?»​—Vep. 10:34, 35.

«Ne e dimë se Jezu Krishti kreu shumë mrekulli në ditët e tij. Nëse do t’i kërkonit që të kryente edhe një mrekulli tjetër, cila do të ishte ajo?​—Psal. 72:12-14, 16.

«Shumica e njerëzve janë lodhur duke dëgjuar vetëm për problemet. Ata duan të dëgjojnë diçka për zgjidhjen e tyre. Por, ku mund ta gjejmë zgjidhjen e vërtetë të problemeve tona?​—2 Tim. 3:16, 17.

«A mund ta identifikoni Mbretërinë për të cilën luteni në Lutjen e Zotërisë (ose Ati ynë)?»​—Zbul. 11:15.

Argumente për të filluar një bisedë

Lista e argumenteve të mëposhtme, e përpiluar me tema nga libri Të arsyetojmë, tregon numrin e faqes ku gjendet secila nga përgjigjet në libër:

Përse plakemi dhe vdesim? (98, angl.) (233, ital.)

Cila është gjendja e të vdekurve? (100, angl.) (234, ital.)

A ka arsye të shëndosha për të besuar te Perëndia? (145, angl.) (105, ital.)

A interesohet vërtet Perëndia për atë që na ndodh neve? (147, angl.) (106, ital.)

A është Perëndia një person real? (147, angl.) (107, ital.)

A shkojnë të gjithë njerëzit e mirë në qiell? (162, angl.) (63, ital.)

A duhet të shkojë në qiell një person për të pasur një të ardhme vërtet të lumtur? (163, angl.) (64, ital.)

Përse është e rëndësishme ta njohim dhe ta përdorim emrin personal të Perëndisë? (196, angl.) (159, ital.)

A është Jezui në të vërtetë Perëndia? (212, angl.) (165, ital.)

Çfarë do të bëjë Mbretëria e Perëndisë? (227, angl.) (282, ital.)

Cili është qëllimi i jetës njerëzore? (243, angl.) (434, ital. )

Çfarë mund të ndihmojë për të përmirësuar martesën? (253, angl.) (224, ital.)

A i pranon Perëndia të gjitha fetë? (322, angl.) (294, ital.)

Si mund ta dallojë një person se cila fe është e vërtetë? (328, angl.) (300, ital.)

Sa fuqishëm ndikon Satanai në botën e sotme? (364, angl.) (348, ital.)

Përse i lejon Perëndia vuajtjet? (393, angl.) (355, ital.)

Përse ka kaq shumë ligësi? (427, angl.) (207, ital.)

Kush e sundon këtë botë, Perëndia apo Satanai? (436, angl.) (230, ital.)

Sugjerime për prezantimin e broshurës Çfarë kërkon?

«Sigurisht, ju e pranoni se shumë njerëz besojnë te Perëndia. Të gjithë ata që besojnë e pranojnë se ai kërkon diçka nga ne, por nuk janë në një mendje në lidhje me atë se çfarë kërkon Perëndia prej nesh.» Pastaj, të prezantojmë broshurën Çfarë kërkon?, të kthehemi te mësimi 1 dhe ta diskutojmë.

«Me kaq shumë probleme që ka sot jeta familjare, a keni menduar ndonjëherë se cili është sekreti për të arritur lumturinë familjare?» Pas përgjigjes të shpjegojmë se në Bibël Perëndia zbulon sekretin e vërtetë të lumturisë familjare. Të lexojmë Isainë 48:17. Më pas t’i kthehemi mësimit 8 në broshurën Çfarë kërkon? dhe të tregojmë disa nga vargjet biblike të cituara, të cilat sigurojnë udhëheqje të besueshme për çdo pjesëtar të familjes. Të lexojmë pyetjet e renditura në fillim të mësimit. Të pyesim nëse personi do të donte t’i lexonte përgjigjet.

«Kjo broshurë përmban një kurs studimi të përmbledhur, ku trajtohen mësimet bazë të Biblës. Në secilën faqe do të gjeni përgjigjet e pyetjeve që i kanë shqetësuar njerëzit prej shekujsh. Për shembull, cili është qëllimi i Perëndisë për tokën?» Të kthehemi te mësimi 5 dhe të lexojmë pyetjet në fillim të mësimit. Ta pyesim pronarin e shtëpisë se cila prej tyre i intereson më shumë e më pas të lexojmë paragrafin(ët) përkatës, duke kërkuar shkrimet e përshtatshme. T’i shpjegojmë se përgjigjet e kënaqshme për pyetjet e tjera mund të gjenden po me kaq lehtësi. T’i sugjerojmë që të kthehemi përsëri për të diskutuar një pyetje tjetër.

«Cila mendoni se është arsyeja e gjithë kësaj dhune që ekziston në shkollat shtetërore? A vjen për shkak të mungesës së stërvitjes nga ana e prindërve apo mund të jetë diçka tjetër, si për shembull, pasojë e ndikimit të Djallit?» Ta lëmë të përgjigjet. Nëse personi thotë se është për shkak të ndikimit të Djallit, të lexojmë Zbulesën 12:9, 12. Të theksojmë rolin e Djallit në nxitjen e trazirave në botë. Pastaj, ta hapim broshurën Çfarë kërkon? në mësimin 4 dhe ta pyesim personin nëse ka menduar ndonjëherë se nga erdhi Djalli. Në vazhdim të lexojmë dhe të diskutojmë dy paragrafët e parë. Nëse personi përgjigjet se dhuna në shkollë është për shkak të «mungesës së stërvitjes nga ana e prindërve», të lexojmë 2 Timoteut 3:1-3 dhe të theksojmë faktorët që i kontribuojnë në mënyrë të dukshme këtij problemi. Pastaj ta hapim broshurën Çfarë kërkon? në mësimin 8, të lexojmë paragrafin 5 dhe të vazhdojmë diskutimin.

«A mendoni se është e arsyeshme të presim që Krijuesi të na japë njohurinë që nevojitet për të ndërtuar një jetë të suksesshme familjare?» Pas përgjigjes të prezantojmë broshurën Çfarë kërkon? Të kthehemi te mësimi 8 dhe të shpjegojmë se ai përmban parime nga Bibla për çdo pjesëtar të familjes. T’i tregojmë si ta përdorë broshurën bashkë me Biblën, për të nxjerrë më shumë dobi.

«Me gjithë sfidat që përballojmë në jetën e sotme, a mendoni se lutja mund të jetë një ndihmë e vërtetë për ne? [Ta lëmë të përgjigjet.] Shumë thonë se lutja u jep forcë të brendshme. [Të lexojmë Filipianëve 4:6, 7.] Megjithatë, një person mund të ndiejë se lutjet e tij mbeten pa përgjigje. [Të hapim broshurën Çfarë kërkon? në mësimin 7.] Kjo broshurë shpjegon se si mund të jetë lutja një dobi shumë e madhe për ne.»

«Jemi duke folur me fqinjët tanë se përse ka kaq shumë fe të ndryshme në botë. E megjithatë, ka vetëm një Bibël. Sipas mendimit tuaj, përse ekziston ky pështjellim i feve? [Ta lëmë të përgjigjet. Ta hapim broshurën në mësimin 13 dhe të lexojmë pyetjet hapëse.] Duke lexuar këtë mësim, do të merrni përgjigje të kënaqshme për këto pyetje.

Pasi i lëmë një personi revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni!, ta pyesim nëse mund t’i lexojmë një paragraf të shkurtër. Nëse pranon, ta hapim broshurën Çfarë kërkon? te mësimi 5. T’i tregojmë pyetjet që renditen në fillim të mësimit dhe t’i kërkojmë që të dëgjojë përgjigjen e pyetjes së parë, ndërsa i lexojmë paragrafin e parë të mësimit. Pas leximit të paragrafit, të bëjmë pyetjen dhe të marrim përgjigjen e tij. Të ofrojmë broshurën dhe, nëse e pranon, të bëjmë rregullime për t’u rikthyer, me qëllim që të marrim përgjigjet e tij për dy pyetjet e tjera që vijojnë.

Sugjerime për prezantimin e librit Njohuria

Me Biblën në dorë, të fillojmë të themi: «Sot po lexojmë një shkrim me të gjithë këtu në rrugën tuaj. Në të thuhet . . .» Të lexojmë Gjonin 17:3 e më pas të pyesim. «A e vini re se çfarë premtohet, nëse kemi llojin e duhur të njohurisë? [Ta lëmë të përgjigjet.] Ku mund ta gjejë një person këtë lloj njohurie?» Pas një përgjigjeje, të tregojmë librin Njohuria dhe të themi: «Ky libër tregon për njohurinë që të çon në jetën e përhershme. E bën këtë, duke iu përgjigjur pyetjeve më të zakonshme që kanë njerëzit për Biblën.» T’i tregojmë përmbajtjen dhe ta pyesim nëse ka menduar ndonjëherë për ndonjërën prej këtyre temave.

«A e keni pyetur ndonjëherë veten nëse Perëndia shqetësohet me të vërtetë për padrejtësitë dhe vuajtjet që shohim përreth apo që i kemi përjetuar edhe vetë? [Ta lëmë të përgjigjet.] Bibla na siguron se Perëndia na do dhe se do të na ndihmojë në kohë dëshpërimi.» Të lexojmë pjesë nga Psalmi 72:12-17. Ta hapim librin Njohuria në kapitullin 8 dhe të tregojmë se këtu i jepet një përgjigje ngushëlluese një pyetjeje të bërë nga miliona njerëz: Përse i lejon Perëndia vuajtjet? Nëse është e mundur, të diskutojmë disa mendime nga Shkrimet që trajtohen në paragrafët 3 deri 5 ose ta bëjmë këtë gjatë vizitës tjetër.

«Shumica nga ne kanë përjetuar vdekjen e personave të dashur. A keni menduar ndonjëherë nëse do t’i shohim ata përsëri? [Ta lëmë të përgjigjet.] Jezui provoi se njerëzit tanë të dashur mund të lirohen nga vdekja. [Të lexojmë Gjonin 11:11, 25, 44.] Edhe pse kjo ndodhi shekuj më parë, na tregon atë që ka premtuar të bëjë Perëndia për ne.» Ta hapim librin Njohuria në faqen 85 dhe të lexojmë diçiturën poshtë pikturës në këtë faqe. Pastaj, të tregojmë pikturën në faqen 86 dhe të komentojmë lidhur me të. Të hedhim themelin për vizitën e ardhshme, duke pyetur: «A doni të dini arsyen përse njerëzit plaken dhe vdesin?» Të rikthehemi për të diskutuar kapitullin 6.

«A e keni menduar ndonjëherë përse njerëzit dëshirojnë një jetë më të gjatë?» Pas përgjigjes të hapim librin Njohuria në kapitullin 6 dhe të lexojmë paragrafin 3. Të arsyetojmë rreth shkrimeve të cituara. Duke iu referuar të dyja pyetjeve në fund të paragrafit, ta pyesim personin nëse do t’i pëlqente t’i gjente vetë përgjigjet. Nëse dëshiron, të vazhdojmë të shqyrtojmë disa paragrafë të tjerë.

«Po i pyesim njerëzit nëse e besojnë këtë . . .» Të lexojmë Zanafillën 1:1 e më pas të pyesim: «A e pranoni këtë pohim?» Nëse personi e pranon, më pas të themi: «Edhe unë. Por, a mendoni se meqë Perëndia krijoi çdo gjë është, gjithashtu, përgjegjës edhe për ligësinë?» Pasi të dëgjojmë përgjigjen e personit, të lexojmë Predikuesin 7:29. Të hapim librin Njohuria në kapitullin 8 dhe të lexojmë paragrafin 2. Nëse personi nuk është i një mendjeje me pohimin në Zanafillën 1:1, ta nxitim që të shqyrtojë dëshmitë se Krijuesi ekziston.​—Shih librin Të arsyetojmë, faqet 84-86, angl.

«A do ta pranonit se, sot, me ndryshimin kaq të shpejtë të vlerave morale, kemi nevojë për një drejtim të besueshëm në jetë? [Ta lëmë të përgjigjet.] Ndonëse është libri më i vjetër, Bibla jep këshilla praktike sot për mënyrën e të jetuarit dhe për një jetë të lumtur familjare.» Pastaj të shkojmë në kapitullin 2 të librit Njohuria dhe të lexojmë paragrafin 10, si dhe fjalinë e parë të paragrafit 11, duke përfshirë 2 Timoteut 3:16, 17.

«A dëshironi të dini se çfarë përmban e ardhmja për ne dhe për tokën? [Ta lëmë të përgjigjet.] Bibla e përmbledh të ardhmen në një fjalë​—Parajsë! Ky ishte vendi ku e vendosi Perëndia çiftin e parë njerëzor kur i krijoi. Vëreni këtë përshkrim që tregon se si duhet të ketë qenë ajo.» Të hapim librin Njohuria në faqen 8 dhe të lexojmë paragrafin 9, poshtë nëntitullit «Jetë në parajsë». Pastaj të shqyrtojmë pikat në paragrafin 10 dhe të lexojmë shkrimin e cituar, Isainë 55:10, 11. Ta ftojmë që të vazhdojmë diskutimin rreth asaj se si do të jetë jeta në Parajsën e rivendosur, duke trajtuar paragrafët 11-16.

Kur rivizitojmë personat që u kemi lënë revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni!, mund të themi:

«Kur ju vizitova herën e fundit, me kënaqësi ju lashë një kopje të revistës Kulla e Rojës. Ndoshta e keni vënë re se titulli i plotë i revistës është Kulla e Rojës: Lajmëron Mbretërinë e Jehovait. Sot do të doja t’ju shpjegoja çfarë është kjo Mbretëri dhe çfarë do të thotë për ju e për familjen tuaj.» Pastaj të hapim broshurën Çfarë kërkon? në mësimin 6 dhe të lexojmë e të diskutojmë për aq sa ka kohë pronari i shtëpisë.

«Kur ju vizitova para pak kohësh, ju lashë kopjet e revistave Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Këto revista ndërtojnë respektin për Biblën dhe për udhëheqjen e saj morale. Duke menduar se është thelbësore që çdo njeri të kuptojë Fjalën e Perëndisë, kam ardhur përsëri t’ju tregoj diçka që do t’ju ndihmojë ta bëni këtë.» Të prezantojmë broshurën Çfarë kërkon? ose librin Njohuria dhe të ofrojmë një studim biblik.

Kur prezantojmë ndonjë nga librat e vjetër me 192 faqe, mund të provojmë këtë prezantim:

«Sot flitet shumë për rëndësinë e një arsimimi cilësor. Sipas mendimit tuaj, çfarë lloj arsimimi duhet të ndjekë një person, për të siguruar lumturinë dhe suksesin më të madh në jetë? [Ta lëmë të përgjigjet. Pastaj të lexojmë Proverbat 9:10, 11.] Ky manual [të japim titullin e librit që ofrojmë] bazohet në Bibël. Ai na çon drejt burimit të vetëm të njohurisë që mund të çojë në jetën e përhershme.» Të tregojmë një shembull specifik nga libri dhe ta nxitim personin që ta lexojë.

Botime të tjera

Prezantime që sugjerohen për libra dhe broshura të tjera, mund të gjenden në Treguesi i Botimeve Watch Tower, poshtë:

Prezantime

Lista e botimeve (anglisht dhe italisht)

Prezantim i drejtpërdrejtë

Për të filluar një studim biblik, të përpiqemi të përdorim një nga këto prezantime të drejtpërdrejta:

«A e dini që në vetëm pak minuta, mund të merrni përgjigjen e një pyetjeje të rëndësishme biblike? Për shembull, . . .» Pastaj, nga broshura Çfarë kërkon? t’i bëjmë një prej pyetjeve që gjenden në fillim të njërit prej mësimeve të saj që mendojmë se do ta tërheqë individin.

«Kalova këtej që t’ju tregoj programin tonë të studimit biblik pa pagesë. Duhen rreth pesë minuta për t’ua treguar si bëhet. A keni pesë minuta kohë?» Nëse përgjigjja është po, të përdorim mësimin 1 në broshurën Çfarë kërkon? për të demonstruar studimin, duke lexuar vetëm një ose dy shkrime të zgjedhura. Pas kësaj, të pyesim: «Kur do të keni rreth 15 minuta kohë që të trajtojmë mësimin tjetër?»

«Shumë njerëz e kanë një Bibël, por nuk e kuptojnë se ajo përmban përgjigjet e pyetjeve të rëndësishme që të gjithë ne kemi për të ardhmen. Duke përdorur këtë botim ndihmës [broshurën Çfarë kërkon? ose librin Njohuria] për të studiuar pak a shumë një orë në javë, mund të fitoni një kuptueshmëri bazë rreth Biblës në vetëm pak muaj. Do të isha i lumtur t’ju tregoja se si zhvillohet ky program.»

«Po ju vizitoj për t’ju ofruar një kurs biblik pa pagesë në shtëpi. Nëse më lejoni, do të dëshiroja t’ju merrja vetëm pak minuta për t’ju treguar se si njerëz nga rreth 200 vende e diskutojnë Biblën në shtëpi si familje. Si bazë për bisedën, mund të përdorim secilën nga këto tema. [Të tregojmë përmbajtjen në librin Njohuria.] Cila ju intereson në mënyrë të veçantë?» Të presim deri sa personi të zgjedhë njërën. Të shkojmë në kapitullin që ka zgjedhur dhe të fillojmë studimin me paragrafin e parë.

«Unë jap mësime biblike pa pagesë dhe kam kohë edhe për studentë të tjerë. Për studimin biblik përdorim këtë botim ndihmës. [Të tregojmë librin Njohuria.] Kursi zgjat vetëm pak muaj dhe u jep përgjigje pyetjeve të tilla, si: Përse i lejon Perëndia vuajtjet? Si mund t’i afrohemi Perëndisë? Përse plakemi e vdesim, si dhe çfarë ndodh me të dashurit tanë të vdekur? A mund t’ju demonstroj një mësim?»

Nëse kemi gjetur një prezantim të efektshëm që jep rezultate në kultivimin e interesit, me çdo mënyrë të vazhdojmë ta përdorim atë! Thjesht, t’ia përshtatim atë literaturës që do të ofrojmë atë muaj.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo