Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në mars: Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Do të bëhet një përpjekje e veçantë për të filluar studime biblike. Prill dhe maj: Revista Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Të ofrohet broshura Çfarë kërkon? me synimin për të filluar studime biblike. Qershor: Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? Ose Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Kur pronarët e shtëpive i kanë këto botime, të ofrohet ndonjë broshurë e përshtatshme që gjendet në repartin e literaturës së kongregacionit.
◼ Lajmëtarët që dëshirojnë të shërbejnë si pionierë ndihmës në prill, duhet t’i bëjnë planet që tani dhe t’i dorëzojnë sa më shpejt kërkesat e tyre. Kjo do t’i ndihmojë pleqtë të bëjnë rregullimet e nevojshme për shërbimin në fushë dhe të ketë mjaft revista e literaturë tjetër në dispozicion. Emrat e të gjithë atyre që miratohen për të shërbyer si pionierë ndihmës, duhet t’i njoftohen çdo muaj kongregacionit.
◼ Përkujtimi do të mbahet të enjten më 28 mars 2002. Në rast se kongregacioni i ka normalisht mbledhjet të enjten, këto të bëhen një ditë tjetër të javës, nëse Salla e Mbretërisë është e lirë. Në qoftë se kjo gjë nuk është mundur dhe mund të mos e bëni Mbledhjen e Shërbimit, pjesët që zbatohen veçanërisht për kongregacionin mund t’i përfshini në një Mbledhje Shërbimi tjetër.
◼ Në Shqipëri dhe Kosovë emblemat në darkën e Përkujtimit nuk duhen kaluar para orës 18.05.
◼ Tani në gjuhën shqipe kemi kasetën e re Të rinjtë pyesin: Si mund të bëj miq të vërtetë?
◼ Gjatë muajve tetor dhe nëntor 2001, në Shqipëri u mbajtën 7 asamble qarkore. Në to ishin të pranishëm 3.838 veta dhe pati 77 të pagëzuar.
◼ Në asamblenë qarkore që u mbajt më 24-25 nëntor 2001, në Prishtinë, Kosovë, ishin të pranishëm 169 veta dhe pati 8 të pagëzuar.
◼ Më 1 dhjetor 2001, u emërua kongregacioni Tiranë Vorë. Me këtë emërim, numri i kongregacioneve në Shqipëri arriti në 56.
◼ Shoqata nuk plotëson kërkesat individuale të lajmëtarëve për literaturë. Mbikëqyrësi drejtues duhet të marrë masa që të bëhet një njoftim çdo muaj, përpara se kërkesa mujore e kongregacionit për literaturë t’i dërgohet Shoqatës. Kështu, të gjithë ata që janë të interesuar për të marrë literaturë personale mund të njoftojnë vëllanë përgjegjës për literaturën. Ju lutemi të mbani mend për cilat botime nevojitet një kërkesë e veçantë.
◼ Revista Kulla e Rojës tani ka dalë si botim me shkronja të mëdha në gjuhët: efike, igbo dhe jorube.