BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 5/02 f. 2-7
  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2002
  • Nëntema
  • Java që fillon më 13 maj
  • Java që fillon më 20 maj
  • Java që fillon më 27 maj
  • Java që fillon më 3 qershor
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2002
km 5/02 f. 2-7

Programi i Mbledhjes së Shërbimit

SHËNIM: Gjatë muajve të verës Shërbimi ynë i Mbretërisë do të programojë një Mbledhje Shërbimi për çdo javë. Kongregacionet mund të bëjnë rregullimet e nevojshme duke mbajtur parasysh pjesëmarrjen në Kongresin Krahinor «Lajmëtarë të zellshëm të Mbretërisë». Kur është e përshtatshme, të përdoren 15 minuta nga Mbledhja e Shërbimit që mbahet javën e fundit para kongresit, për të përsëritur këshillat thelbësore nga shtojca e këtij muaji që zbatohen për zonën. Gjatë muajit tetor, do të përdoret një Mbledhje Shërbimi komplet për të rishikuar pikat kryesore të programit të kongresit. Që të përgatitemi për atë diskutim, të gjithë mund të marrim shënime domethënëse në kongres, duke përfshirë një listë të pikave të veçanta që do të donim t’i zbatonim personalisht në jetën tonë dhe në shërbimin në fushë. Më pas mund të shpjegojmë se si i kemi zbatuar këto sugjerime që nga koha kur ndoqëm kongresin. Të gjithë do të ndërtohemi duke dëgjuar njëri-tjetrin se si kemi nxjerrë dobi nga udhëzimet e mira që kemi marrë.

Java që fillon më 13 maj

Kënga 15 (127)

15 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Duke përdorur sugjerimet në faqen 8, përgatit dy demonstrime ku të tregohet se si prezantohet Kulla e Rojës e 15 majit dhe Zgjohuni! e majit.

15 min.: «Një shkëmbim i veçantë inkurajimi.» Fjalim. Rrit çmueshmërinë në lidhje me mundësinë që kemi për të ndjekur kongresin krahinor. Nxiti të gjithë të jenë të pranishëm në çdo sesion, që nga e premtja në mëngjes deri të dielën pasdite.

15 min.: «‘Të ndjekim gjithmonë atë që është e mirë.’»a Thekso nevojën për t’iu bindur rregullimeve që janë bërë për dobinë tonë në lidhje me strehimin. Thekso pesë përkujtuesit në paragrafin 2. Shpjego përse është thelbësore një sjellje e mirë nga gjithsecili prej nesh.

Kënga 7 (51), lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 20 maj

Kënga 20 (93)

15 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë. Të shqyrtohet Kutia e Pyetjes.

12 min.: «Të plotësojmë nevojën tonë frymore.» Fjalim dhe diskutim me auditorin. Shqyrto arsyet përse të gjithë duhet t’i kushtojmë shumë vëmendje programit të kongresit. Thekso nevojën për ta zbatuar atë që mësojmë, në vend që thjesht ta dëgjojmë. Shqyrto shënimin e paraqitur më sipër në lidhje me atë që planifikohet të bëhet në një Mbledhje Shërbimi në tetor, ku do të rishikohen pikat kryesore të kongresit krahinor. Nxiti të gjithë të mbajnë shënime. Fto që të bëhen disa komente rreth dobive të nxjerra nga programi i vitit të kaluar.

18 min.: «Modesti në veshje dhe në krehje.»b Të trajtohet nga një plak ose një vëlla i emëruar dhe i kualifikuar, i cili do të lexojë çdo paragraf pasi të jetë diskutuar. Të ndihmohen të gjithë të kuptojnë përse është e rëndësishme të tregohet kujdes për paraqitjen vetjake në publik.

Kënga 9 (37), lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 27 maj

Kënga 8 (53)

12 min.: Njoftime lokale. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për majin. Duke përdorur sugjerimet në faqen 8, fto një lajmëtar të moshuar të demonstrojë se si prezantohet Kulla e Rojës e 1 qershorit. Pas demonstrimit komento se me sa lehtësi mund të përfshihet një shkrim në prezantim.

15 min.: «A është i madh territori i kongregacionit tonë?» Fjalim dhe diskutim me auditorin, trajtuar nga mbikëqyrësi i shërbimit. Trego se sa është territori i kongregacionit dhe se deri në ç’masë është mbuluar ai vitin e kaluar. Shpjego se si mund t’i zbatojë kongregacioni sugjerimet e dhëna. Rishiko planet që janë bërë për të mbuluar së shpejti territorin e predikuar rrallë.

18 min.: «A po e përdorim për të filluar studime broshurën Çfarë kërkon?» (Të gjithë të kenë me vete për këtë diskutim shtojcën e Shërbimi ynë i Mbretërisë, janar 2002.) Fillo duke ftuar një lajmëtar të përgatitur mirë që të demonstrojë se si mund të nisë një studim, duke përdorur shembullin në paragrafin 3. Pas kësaj, përmend pika kryesore nga broshura dhe shpjego se si i shërben ajo më së miri qëllimit për të filluar studime. Trego vlerën e rishikimit të prezantimeve që sugjerohen në shtojcën e janarit 2002. Ftoje auditorin të tregojë se cilat sugjerime e kanë ndihmuar të ketë sukses. Përfundo duke përsëritur demonstrimin e mësipërm.

Kënga 16 (143), lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 3 qershor

Kënga 18 (162)

15 min.: Njoftime lokale. Cakto lajmëtarë që të tregojnë bekimet që përjetuan si pasojë e pjesëmarrjes në veprën e pionierit ndihmës ose të rregullt gjatë marsit, prillit ose majit.

15 min.: Nevoja lokale.

15 min.: «Besimi na nxit për vepra të mira.»c Gjatë diskutimit të paragrafit 2, intervisto shkurtimisht një Dëshmitar të zellshëm. Ftoje të shprehet se si fakti që u jep dëshmi të tjerëve tregon dhe forcon besimin e tij ose të saj.

Kënga 21 (191), lutja përmbyllëse.

[Shënimet]

a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin me pyetje dhe përgjigje.

b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin me pyetje dhe përgjigje.

c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin me pyetje dhe përgjigje.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo