Masë e re për bibliotekat e Sallës së Mbretërisë
Për shumë vjet kongregacionet në të gjithë botën kanë nxjerrë dobi nga përdorimi i bibliotekës së Sallës së Mbretërisë, e cila më parë quhej biblioteka e Shkollës së Shërbimit Teokratik. Në të kaluarën u pa e nevojshme që çdo kongregacion të kishte bibliotekën e tij. Sidoqoftë, meqenëse mjaft Salla Mbretërie po përdoren nga më shumë se një kongregacion, disa prej të cilave janë kongregacione të një gjuhe të huaj, është më mirë që në çdo Sallë Mbretërie të kemi vetëm një bibliotekë të pajisur mirë dhe të përditësuar për çdo grup gjuhe. Në Sallat e Mbretërisë që kanë më shumë se një mjedis, në secilin prej tyre duhet të ketë një bibliotekë për çdo grup gjuhe, që mblidhet aty.
Shpresohet që kjo masë të kursejë shpenzimet dhe vendin. Për më tepër, duke bashkuar dy ose më shumë biblioteka të kongregacioneve ka shumë të ngjarë të kemi biblioteka më të pasura. Kur bashkohen këto biblioteka, kopjet e librave që janë të tepërta mund të ruhen dhe të përdoren kur të ndërtohen Salla Mbretërie të reja. Nëse Salla e Mbretërisë është e pajisur me një kompjuter, i cili ka Watchtower Library në CD-ROM, ky mund të jetë një mjet shumë i dobishëm.
Për çdo bibliotekë në Sallën e Mbretërisë, një vëlla do të shërbejë si bibliotekar. Parapëlqehet të jetë një nga mbikëqyrësit e Shkollës së Shërbimit Teokratik. Ai pak nga pak do t’i shtojë botimet që duhen, duke shënuar qartë në kapakun e tyre se i përkasin bibliotekës së Sallës së Mbretërisë. Të paktën një herë në vit ai duhet të kontrollojë që biblioteka të jetë e kompletuar dhe që botimet të jenë në gjendje të mirë. Botimet e këtyre bibliotekave nuk duhet të nxirren jashtë Sallës së Mbretërisë.
Biblioteka e Sallës së Mbretërisë vazhdon të jetë shumë e çmuar për ata që shoqërohen me kongregacionin. Le të tregojë secili nga ne se e çmon këtë masë, duke u kujdesur për të dhe duke e përdorur për të gjetur «njohurinë e Perëndisë».—Prov. 2:5, BR.