Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen me gojë në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 24 shkurt 2003. Mbikëqyrësi i shkollës do të drejtojë një rishikim prej 30 minutash të bazuar në materialin e trajtuar në caktimet për javët nga 6 janar deri më 24 shkurt 2003. [Vër re: Kur pas pyetjeve nuk ka referime, për të gjetur përgjigjet duhet të bësh kërkime vetë.—Shih Shkolla e Shërbimit, f. 36-37.]
CILËSITË ORATORIKE
1. I vërtetë ose i rremë: Çelësi për të lexuar saktë është të sigurohemi se ajo që po lexojmë të tingëllojë e drejtë, edhe sikur të jetë pakëz e ndryshme nga ajo që është shkruar. Shpjegoni. [be f. 83]
2. Plotësoni hapësirat boshe: Për të lexuar saktë, duhet ․․․․․․․․, ․․․․․․․․, ․․․․․․․․ dhe ta bësh këtë me zë. [be f. 85]
3. Pse është e rëndësishme të flasësh qartë? (1 Kor. 14:8, 9) [be f. 86]
4. Cilat janë disa gjëra që mund ta bëjnë të folurit të paqartë dhe çfarë mund të bëjmë për të folur më qartë? [be f. 87-88]
5. Cilat janë disa fjalë që janë përdorur në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë dy muajve të kaluar, por që mendoni se duhet të ushtroheni për t’i shqiptuar saktë? [be f. 92]
FJALIMI NR. 1
6. I vërtetë ose i rremë: Sytë mund të na ndihmojnë të dëgjojmë. Shpjegoni. [be f. 14]
7. Plotësoni hapësirat boshe: Njohuria e Jehovait është në dispozicionin tonë, nëse jemi të gatshëm ․․․․․․․․ dhe ․․․․․․․․ si thesar ․․․․․․․․ . [w01 1/2 f. 11 par. 10]
8. Plotësoni hapësirat boshe: Tregimet që përshkruajnë Jehovain ․․․․․․․․ nuk lënë vend për dyshim se Jehovai ka ․․․․․․․․ që po ․․․․․․․․ në veprën mbarëbotërore të arsimimit. [w01 1/2 f. 11 par. 12]
9. Në ç’mënyrë mund të na ndihmojnë t’i bëjmë ballë shkurajimit shembujt e Hanës, Markut dhe Elijas? Si mund t’i përdorim këta shembuj për t’i ndihmuar të tjerët? [w01 1/2 f. 20-23]
10. Në ç’mënyrë kuptueshmëria për lojërat e lashta atletike hedh dritë mbi disa vargje biblike? Si duhet të ndikojë ky informacion në jetën tonë? [w01 1/1 f. 28-31]
LEXIMI JAVOR I BIBLËS
11. I vërtetë ose i rremë: Meqë Mbretëria e Perëndisë u vendos në qiell më 1914, nuk është më e përshtatshme të lutemi «ardhtë mbretëria jote». (Mat. 6:10) Shpjegoni. [be f. 279; w96 1/6 f. 31]
12. I vërtetë ose i rremë: Kur në Mateun 24:34 Jezui iu referua ‘brezit’, po e përdorte këtë term në një kuptim të ri, që ndryshonte kuptueshmërinë e dishepujve rreth domethënies së këtij termi.
13. Zgjedhje e shumëfishtë: Skllavi i besueshëm dhe i matur, i përmendur nga Jezui te Mateu 24:45-47 është (a) Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait; (b) të gjithë të krishterët e mirosur si grup në çfarëdo periudhe kohore; (c) vetë Jezu Krishti. Ky skllav siguron ushqim frymor në kohën e duhur për «shërbëtorët», të cilët përfaqësojnë (a) të mirosurit si individë; (b) delet e tjera; (c) të gjithë ata që lexojnë botimet e krishtere. Zotëria e emëroi skllavin mbi gjithë zotërimet e tij në vitin (a) 1914; (b) 33 të e.s.; (c) 1919.
14. Zgjedhje e shumëfishtë: Rrjeta tratë, për të cilën foli Jezui në shëmbëlltyrën që gjendet te Mateu 13:47-50, ka përfshirë kongregacionin e të krishterëve të mirosur dhe (a) Mbretërinë mesianike të Perëndisë; (b) shokët e tyre nga delet e tjera; (c) të ashtuquajturin krishterim.
15. Në harmoni me fjalët e Jezuit te Mateu 5:24, cilin qëndrim duhet të kemi dhe cilin qëndrim duhet të shmangim, kur kërkojmë paqen me vëllanë tonë? [w99 15/10 f. 16 par.19]