Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në shkurt: A ka një Krijues që interesohet për ju? Mars: Libri Njohuria, duke bërë përpjekje për të filluar studime biblike në shtëpi. Prill dhe maj: Revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Kur të bëni rivizita tek ata që kanë treguar interes, përfshirë ata që kanë ndjekur Përkujtimin ose ngjarje të tjera teokratike, por nuk shoqërohen aktivisht me kongregacionin, kryesisht përpiquni të ofroni librin Të adhurojmë të vetmin Perëndi të vërtetë. Duhet bërë çdo përpjekje për të filluar një studim biblik në shtëpi, sidomos në qoftë se disa individë tashmë e kanë studiuar librin Njohuria dhe broshurën Çfarë kërkon?
◼ Mbikëqyrësi drejtues ose dikush tjetër i caktuar prej tij, duhet të bëjë kontrollin e llogarisë së kongregacionit më 1 mars ose sa më shpejt që të jetë e mundur pas kësaj date. Kur të bëhet kjo, të jepet një njoftim para kongregacionit pasi të lexohet raporti vijues i llogarisë. Në rast se ka, të lexohet letra e falënderimit për kontributet që ka bërë kongregacioni për veprën mbarëbotërore dhe për ndonjë fond tjetër të organizatës.
◼ Sekretari dhe mbikëqyrësi i shërbimit duhet të rishikojnë veprimtarinë e të gjithë pionierëve të rregullt. Nëse ndonjëri po has vështirësi për të plotësuar kuotën e orëve, pleqtë duhet të marrin masa që atij t’i jepet ndihmë. Për sugjerime të mëtejshme, rishiko letrat vjetore S-201.—Shih edhe paragrafët 12-20 të shtojcës së Shërbimi ynë i Mbretërisë, gusht 1986, anglisht.
◼ Tema e fjalimit special publik për periudhën e Përkujtimit të vitit 2003 do të jetë: «A ka mbërritur ora e gjykimit të Babilonisë?» Shih njoftimin që lidhet me këtë te Shërbimi ynë i Mbretërisë, shtator 2002.
◼ Meqenëse pajtimet individuale me anë të postës nuk bëhen më, është e rëndësishme që kongregacionet t’i shpërndajnë numrat e rinj të Kullës së Rojës dhe Zgjohuni! sapo t’i marrin. Kjo do t’u japë mundësi lajmëtarëve të kenë kopjet personale të revistave dhe ta njohin mirë përmbajtjen e tyre para se t’i ofrojnë në shërbimin në fushë.