Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në mars: Libri Njohuria. Të bëhen përpjekje për të filluar studime biblike. Nëse disa individë tashmë e kanë këtë botim, mund të ofroni librin A ka një Krijues që interesohet për ju? Prill dhe maj: Revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Lajmëtarët duhet t’u shpjegojnë njerëzve që nëse dëshirojnë mund të japin kontribute për veprën mbarëbotërore. Kur të bëni rivizita te njerëzit e interesuar, përpiquni kryesisht të ofroni librin Të adhurojmë të vetmin Perëndi të vërtetë. Duhet bërë çdo përpjekje për të filluar një studim biblik në shtëpi, sidomos nëse disa individë tashmë e kanë studiuar librin Njohuria dhe broshurën Çfarë kërkon? Qershor: Libri Njohuria që të çon në jetën e përhershme dhe broshura Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? Nëse disa individë tashmë i kanë këto botime, mund të ofroni librin Të rinjtë pyesin.
◼ Lajmëtarët që dëshirojnë të shërbejnë si pionierë ndihmës në prill, duhet t’i bëjnë planet që tani dhe t’i dorëzojnë sa më shpejt kërkesat e tyre. Kjo do t’i ndihmojë pleqtë të bëjnë rregullimet e nevojshme për shërbimin në fushë dhe të ketë mjaft revista e literaturë tjetër në dispozicion. Emrat e të gjithë atyre që miratohen për të shërbyer si pionierë ndihmës, duhet t’i njoftohen çdo muaj kongregacionit.
◼ Zyra e degës nuk plotëson kërkesat individuale të lajmëtarëve për literaturë. Mbikëqyrësi drejtues duhet të marrë masa që të bëhet një njoftim çdo muaj, përpara se kërkesa mujore e kongregacionit për literaturë t’i dërgohet degës. Kështu të gjithë ata që janë të interesuar për të marrë literaturë personale mund të njoftojnë vëllanë përgjegjës për literaturën. Ju lutemi, të mbani mend për cilat botime nevojitet një kërkesë e veçantë.
◼ Më 1 nëntor 2002 është emëruar kongregacioni i shtatë në Berat: Berat Uznova. Më përpara edhe grupi i Cërrikut u emërua si kongregacion. Me këto emërime, numri i kongregacioneve në Shqipëri është rritur në 65.
◼ Gjatë muajve shtator deri në nëntor u mbajtën 7 asamble qarkore. Në to kanë qenë të pranishëm 4.290 veta dhe janë pagëzuar 98.
◼ Në datën 9 dhe 10 nëntor 2002 në Prishtinë, Kosovë, u mbajt një asamble qarkore, ku pati 176 të pranishëm dhe 11 të pagëzuar.
◼ Meqenëse në prill do të ndryshojë ora zyrtare, kongregacionet nuk duhet t’i kalojnë emblemat para orës 19.30.