Ta përdorim librin Të adhurojmë Perëndinë për të drejtuar studime biblike
Libri Të adhurojmë të vetmin Perëndi të vërtetë është bërë me qëllim që të ndihmojë të rinjtë në të vërtetën që të përparojnë dhe të rritin çmueshmërinë për Jehovain dhe organizatën e tij. Ai mund të përdoret si një libër i dytë studimi për studentët e Biblës. Te Shërbimi ynë i Mbretërisë, qershor 2000, në faqen 4, shpjegohej: «Nëse është e dukshme që një person po bën progres, megjithëse të ngadaltë, dhe se po zhvillon çmueshmërinë për atë që po mëson, atëherë le të vazhdojmë studimin biblik me një libër të dytë pasi të jenë përfunduar broshura Çfarë kërkon? dhe libri Njohuria. . . . Sidoqoftë, broshura Çfarë kërkon? dhe libri Njohuria duhen studiuar të parat. Studimi, rivizitat dhe koha e harxhuar për të vazhduar studimin duhen llogaritur dhe raportuar, edhe nëse studenti pagëzohet përpara përfundimit të librit të dytë.»
Nga studimi me librin Të adhurojmë Perëndinë, kush tjetër mund të nxjerrë dobi? I njëjti artikull vazhdon: «Nëse e dimë që disa kanë studiuar më parë [me broshurën Çfarë kërkon? dhe] me librin Njohuria, por që nuk përparuan kurrë deri në dedikim dhe pagëzim, ne mund të marrim iniciativën për të parë nëse do t’u pëlqente ta rifillonin studimin e tyre të Biblës.» Le të bëjmë një përpjekje të veçantë për të filluar studime biblike me librin Të adhurojmë Perëndinë me këta njerëz gjatë muajve mars dhe prill.