BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 5/04 f. 2
  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
  • Nëntema
  • Java që fillon më 10 maj
  • Java që fillon më 17 maj
  • Java që fillon më 24 maj
  • Java që fillon më 31 maj
  • Java që fillon më 7 qershor
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
km 5/04 f. 2

Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Java që fillon më 10 maj

Kënga 193

10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Nëse sugjerimet në faqen 4 janë praktike për territorin e kongregacionit tuaj, përdorini për të demonstruar se si të prezantohet Kulla e Rojës e 15 majit dhe Zgjohuni! e 22 majit. Mund të përdoren edhe prezantime të tjera. Në secilin demonstrim, të tregohet në mënyra të ndryshme se si të kapërcehet kundërshtimi: «Kam fenë time.»​—Shih librin Të arsyetojmë, faqet 18, 19, anglisht ose italisht.

15 min.: A keni biseduar me punëdhënësin? Fjalim dhe diskutim nga një plak, duke u bazuar në artikullin «A do të jemi edhe ne atje?» nga Shërbimi ynë i Mbretërisë, janar 2000, faqja 1. Përfshi komente nga libri Shkolla e Shërbimit, faqja 67.

20 min.: «Zgjerohuni!»a Përfshi komente nga libri Të adhurojmë Perëndinë, faqja 150, paragrafi 14.

Kënga 18, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 17 maj

Kënga 188

5 min.: Njoftime lokale.

10 min.: Të përfitojmë plotësisht nga Treguesi i shkrimeve. Fjalim nga një plak ose nga një shërbëtor ndihmës i kualifikuar që tregon në mënyrë praktike se si të përdoret Treguesi i shkrimeve. Jehovai na nxit ta kërkojmë njohurinë ashtu si kërkojmë një thesar të fshehur, dhe kjo do të thotë që të jemi të gatshëm të bëjmë shumë përpjekje. Përvoja ka treguar se duke vepruar kështu do të gjejmë kënaqësi të madhe. (Prov. 2:1-4) Tani kemi në gjuhën shqipe Treguesin e shkrimeve të shpjeguara në botimet Watchtower për vitin 2003. Trego dy ose tre shembuj praktikë se si mund të bëhet një kërkim. Sigurisht ky do të jetë një mjet i shkëlqyer për të gjetur shpjegime nga botimet tona për shkrimet që janë komentuar në vitin 2003. Të gjithë lajmëtarët do të nxjerrin shumë dobi duke përdorur Treguesin gjatë studimit të tyre personal për të bërë kërkime domethënëse. (be f. 36 par. 1, 2) Të sigurohemi që të kemi në bibliotekën tonë teokratike një kopje të këtij Treguesi.

15 min.: «Ta shfaqim mirënjohjen.»b Për aq sa e lejon koha, ftoje auditorin të komentojë shkrimet e cituara. Kur të trajtosh paragrafin 3, merr masa që një ose dy veta që kanë shërbyer kohët e fundit si pionierë ndihmës të komentojnë për bekimet që u ka sjellë kjo.

15 min.: Ne interesohemi për njëri-tjetrin. (1 Kor. 12:25, 26) Fjalim dhe diskutim me auditorin, bazuar në librin Të organizuar, faqet 157-159, në nëntitullin «Shqetësim për njëri-tjetrin». Edhe pse populli i Jehovait jeton në çdo cep të botës, jemi të lidhur ngushtë. Të gjithë duhet të lutemi çdo ditë për vëllezërit tanë. Kur ka nevoja urgjente, japim menjëherë ndihma materiale. Lexo dhe diskuto shkrimet kyçe, si edhe përfshi një ose dy përvoja nga botimet tona.

Kënga 100, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 24 maj

Kënga 128

12 min.: Njoftime lokale. Raporti i llogarisë. Demonstro se si të prezantohet Kulla e Rojës e 1 qershorit dhe Zgjohuni! e 8 qershorit. Përshtate prezantimin në mënyrë të atillë që të jetë tërheqës për dikë që i përket një prej feve të vendit.

15 min.: «Muzikë që të përtërin.» Fjalim dhe diskutim me auditorin. Përfshi komente nga Libri vjetor 2002, faqja 175 dhe nga Kulla e Rojës e 1 shkurtit 1997, faqja 27, paragrafi 1 dhe 2.

18 min.: Jini gati të jepni dëshmi joformale. Fjalim dhe diskutim me auditorin, bazuar te Shërbimi ynë i Mbretërisë, qershor 2003, faqja 3. Merr masa që më parë që disa të tregojnë përvojat që kanë pasur kur kanë dhënë dëshmi joformale. Demonstro shkurtimisht se si mund të përdorim fletushkën A dëshiron të dish më shumë për Biblën? dhe broshurën Lajmi i mirë për të gjitha kombet kur japim dëshmi joformale.

Kënga 211, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 31 maj

Kënga 26

8 min.: Njoftime lokale. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin maj.

17 min.: Jeta​—Një dhuratë që duhet çmuar. Diskutim me auditorin, bazuar te broshura Çfarë kërkon?, mësimi 12, faqja 24; te libri Njohuria, faqja 128, paragrafi 21; te libri Të jetosh përgjithmonë, faqja 131, paragrafi 14 dhe te Zgjohuni!, shkurt 2000, faqja 8, paragrafi 4. Si do t’ia shpjegonit pikëpamjen e Jehovait për abortin dikujt që mendon se një grua ka të drejtën të vendosë vetë për çështje që ndikojnë në trupin e saj? Trego përvojat që gjenden te Kulla e Rojës e 1 janarit 2000, faqja 4, paragrafët 4, 5. Nëse kupton gjuhë të huaja mund të përfshish informacione edhe nga libri Të arsyetojmë, faqet 25, 26 (anglisht ose italisht). Përfshi komente nga Zgjohuni! i 22 majit 1993, faqet 10, 11 (anglisht ose italisht).

20 min.: «Të ofrojmë librin Të mësojmë nga Mësuesi i Madh.» Ky botim do të ofrohet gjatë muajit qershor. Thekso aspektet që përshkruhen në faqen 7 të librit, paragrafët 1-3. Ftoje auditorin të komentojë se çfarë u pëlqen te ky libër. Rishiko prezantimet e sugjeruara. Thekso se si ta drejtojmë vëmendjen te figurat kur ofrojmë librin. Fto një lajmëtar në moshë të re të bëjë prezantimin e parë dhe një të rritur të prezantojë një nga dy prezantimet e tjera. Nëse për territorin tuaj do të ishte më i efektshëm një demonstrim tjetër, atëherë mund të diskutoni dhe të trajtoni këtë në vend të njërit nga prezantimet e tjera.

Kënga 24, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 7 qershor

Kënga 136

10 min.: Njoftime lokale. Trajto pikat kryesore të pjesës «Një mjet për t’i ndihmuar». Përmend disa nga gjuhët që fliten në territorin tuaj.

15 min.: Nevoja lokale.

20 min.: Të përdorim ilustrime të efektshme në mësimdhënien tonë. Fjalim dhe diskutim me auditorin, bazuar në Kullën e Rojës të 1 shtatorit 2002, faqet 22-24. Cilët janë katër faktorët që e bëjnë të efektshëm një ilustrim? Pse është më mirë të bëjmë ilustrime të thjeshta? Ku mund të gjejmë ilustrime të mira? Trajto disa nga shembujt e kutisë në faqen 23 dhe diskuto se çfarë e bën të efektshëm çdo ilustrim.

Kënga133, lutja përmbyllëse.

[Shënimet]

a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo