Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen me gojë në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 25 tetor 2004. Mbikëqyrësi i shkollës do të drejtojë një rishikim prej 30 minutash, të bazuar në materialin e trajtuar në caktimet për javët nga 6 shtator deri më 25 tetor 2004. [Vër re: Kur pas pyetjeve nuk ka referime, për të gjetur përgjigjet duhet të bësh kërkime vetë.—Shih Shkolla e Shërbimit, f. 36, 37.]
CILËSITË ORATORIKE
1. Si mund të shprehemi me ton pozitiv kur mbajmë një fjalim rreth ndonjë veçorie të veprimtarisë sonë të krishterë? [be f. 203 par. 3, 4]
2. Çfarë është përsëritja dhe pse ka rëndësi? [be f. 206 par. 1-4]
3. Si ta theksojmë temën e fjalimeve tona? [be f. 210 par. 1-5, kutia]
4. Si mund t’i përcaktojmë pikat kryesore në një fjalim që na caktojnë? [be f. 212 par. 1-4]
5. Pse duhet të tregojmë kujdes që të mos përdorim tepër pika kryesore? [be f. 213 par. 2-4]
FJALIMI NR. 1
6. Cilat zhvillime para Përmbytjes mund t’ua kenë bërë të vështirë njerëzve të besonin se gjërat përreth tyre do të merrnin fund? [w02 1/3 f. 5, 6]
7. Pse vlen të përmendet që bashkëkohësit e quajtën Jezuin «Mësues» dhe jo «Shërues»? (Luka 3:12; 7:40) [w02 1/5 f. 4 par. 3; f. 6 par. 5]
8. Si theksohet te Fjalët e urta 11:24, 25 dobia e pjesëmarrjes së plotë në shërbim? [w02 15/7 f. 30 par. 3-5]
9. Cila çështje morale u ngrit nga rebelimi në Eden, e cilat kanë qenë pasojat e këtij rebelimi? (Zan. 3:1-6) [w02 1/10 f. 5 par. 6; f 6 par. 2, 3]
10. Përse Jezui përdori pyetje edhe kur do t’i kishte ngrënë më pak kohë po t’ia thoshte drejtpërdrejt dëgjuesve pikën që donte të nxirrte në pah? [w02 1/9 f. 9 par. 7]
LEXIMI JAVOR I BIBLËS
11. Pse zemërimi i Jehovait u ndez kundër Balaamit? (Num. 22:20-22)
12. A mundet një burrë i krishterë të anulojë betimet që ka bërë e shoqja? (Num. 30:6-8)
13. Çfarë paraqesin sot «qytetet e strehimit»? (Num. 35:6) [br2 f. 63 par. 8]
14. Si duhet ta zbatojnë të krishterët sot urdhrin që gjendet në Ligjin e përtërirë 6:6-9, BR, domethënë ‘ta lidhin ligjin e Perëndisë në dorë si shenjë dhe si shirit në ballë’?
15. Si ndodhi që izraelitëve nuk iu konsumuan rrobat dhe nuk iu ënjtën këmbët gjatë udhëtimit nëpër shkretëtirë? (Ligj. 8:3, 4)