Çfarë të themi për revistat
Kulla e Rojës 15 nëntor
«Shumë njerëz dëshirojnë të kenë shëndet të mirë dhe jetë të gjatë. Por, nëse do ishte e mundur, a do të dëshironit të jetonit përgjithmonë? [Ta lëmë të përgjigjet. Pastaj të lexojmë Gjonin 17:3.] Kjo revistë flet për premtimin e Biblës për jetën e përjetshme. Gjithashtu, tregon se si do të jetë jeta kur ky premtim të bëhet realitet.»
Zgjohuni! 22 nëntor
«Gjatë 20 viteve të fundit, janë bërë shumë zbulime për sa i përket kuptueshmërisë dhe trajtimit të të sëmurëve me SIDA. Megjithatë, akoma shumë njerëzve u mungon njohuria e saktë në lidhje me këtë sëmundje. [T’i tregojmë kutinë «Koncepte të gabuara për SIDA-n», dhe ta lëmë të komentojë.] Kjo revistë tregon se si prindërit mund t’i mbrojnë fëmijët e tyre.» Të lexojmë Ligjin e përtërirë 6:6, 7.
Kulla e Rojës 1 dhjetor
«Një nga tiparet që i bën njerëzit të jenë të ndryshëm nga kafshët, është aftësia për të dalluar të drejtën nga e gabuara. Është për të ardhur keq, por shumë njerëz bëjnë gjëra të gabuara. Si mendoni, pse ndodh kjo? [Ta lëmë të përgjigjet. Pastaj të lexojmë Jereminë 17:9 ose Zbulesën 12:9.] Kjo revistë tregon se ku mund të bazohemi për të njohur e për të bërë atë që është e drejtë.»
Zgjohuni! 8 dhjetor
«Përparimi i teknologjisë nuk e ka ndryshuar nevojën e njeriut për të pasur miq. Por, a keni vënë re se, për shkak të ndryshimeve që kanë ndodhur në shoqëri, sot mund të jetë një sfidë të kesh shoqëri të ngushta? [Ta lëmë të përgjigjet. Pastaj të lexojmë Fjalët e urta 18:24.] Kjo revistë tregon se si mund të zëmë dhe të mbajmë miq të vërtetë.»