Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në dhjetor: Libri Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë ose Libri im i tregimeve biblike. Janar: Libri Sekreti i lumturisë familjare ose libri A ka një Krijues që interesohet për ju? Shkurt: Libri T’i afrohemi Jehovait. Mars: Broshura Qëndroni vigjilentë! Nëse tregohet vërtet interes, të prezantohet libri Njohuria, me qëllim që të fillohet një studim biblik.
◼ Seria e artikujve «T’i kuptojmë mjekët» që gjendet te Zgjohuni! e 22 janarit 2005 është botuar për arsye që njerëzit të arrijnë t’i kuptojnë më mirë mjekët e tyre. Megjithatë, këta artikuj pa dyshim janë me interes edhe për vetë mjekët, pasi aty tregohet përse disa mjekë i ka tërhequr mesazhi i shpresës që përmban Bibla. Nëse dëshironi, mund të porositni më tepër kopje të kësaj reviste dhe të përpiqeni t’ia jepni mjekut tuaj ose punonjësve të tjerë në mjekësi. Në rast se nevojitet një porosi e veçantë për këtë numër, kongregacioni duhet të njoftojë menjëherë degën.
◼ Ftesat e Përkujtimit për vitin 2005 do t’u dërgohen së shpejti kongregacioneve në gjuhën kryesore të çdo kongregacioni. Në qoftë se në territorin tuaj fliten gjuhë të tjera dhe doni një sasi ftesash në ato gjuhë, ftesat duhen porositur sa më shpejt me anë të formularit Kërkesë për literaturë (S-14). Ju lutemi, kërkoni ftesa vetëm në ato gjuhë që janë të nevojshme për territorin tuaj.
◼ Ju lutemi, vini re se Përkujtimi për vitin 2006 do të jetë të mërkurën, më 12 prill, pas perëndimit të diellit. Ky njoftim paraprak bëhet me qëllim që, në rast se një Sallë Mbretërie përdoret nga disa kongregacione, vëllezërit të gjejnë lokale të tjera dhe të bëjnë rezervimet ose kontratat e nevojshme. Në këto raste pleqtë duhet të bëjnë një marrëveshje me administratorët e lokaleve, për t’u siguruar se në atë ndërtesë nuk do të ketë aktivitete të tjera që mund të krijojnë shqetësime, me qëllim që kremtimi i Përkujtimit të bëhet me qetësi dhe me rregull.
◼ Për shkak të rëndësisë së Përkujtimit, për caktimin e oratorit që do të mbajë fjalimin, trupi i pleqve duhet të zgjedhë njërin nga pleqtë më të kualifikuar, në vend që thjesht ta bëjë këtë sipas një radhe ose të caktojë të njëjtin vëlla çdo vit. Nëse ka një plak të mirosur që është në gjendje të mbajë fjalimin, duhet zgjedhur ai.
◼ Duke filluar nga java e 27 qershorit 2005, në Studimin e Librit të Kongregacionit do të studiojmë librin Kushtoju vëmendje profecive të Danielit!