BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 12/04 f. 8
  • Si t’u japim dëshmi të afërmve?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si t’u japim dëshmi të afërmve?
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
  • Material i ngjashëm
  • Ç’mund të thuhet për të afërmit e tu?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
  • T’u prekim zemrën të afërmve jobesimtarë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • «Ata që të dëgjojnë» do të shpëtojnë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2019
  • E vërteta nuk sjell «paqen, por shpatën»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2017
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
km 12/04 f. 8

Si t’u japim dëshmi të afërmve?

1. Pse na nevojitet aftësi dalluese kur u japim dëshmi të afërmve?

1 E ku ka gëzim më të madh se të hyjmë në botën e re me të afërmit tanë, të bashkuar në adhurimin e Jehovait?! Duke u dhënë dëshmi këtyre të afërmve, kjo shpresë e gëzueshme mund të bëhet realitet. Por, për ta dhënë këtë dëshmi në një mënyrë sa më tërheqëse, kërkohet aftësi dalluese. Një mbikëqyrës qarkor vërejti: «Rezultatet më të mira i arrijnë ata që ua ngjallin kureshtjen të afërmve duke u dëshmuar me masë.» Si mund ta bëjmë këtë?

2. Si na ndihmon interesimi i sinqertë që kemi për të afërmit për t’u ngjallur kureshtjen?

2 T’u ngjallim kureshtjen: Ta mendojmë mirë që më parë se si mund t’u ngjallim interesin të afërmve. (Prov. 15:28) Çfarë i shqetëson më tepër? Çfarë problemesh kanë? Ndoshta mund t’u tregojmë ndonjë artikull ose t’u përmendim ndonjë shkrim të bukur që lidhet me një temë që atyre u intereson në mënyrë të veçantë. Nëse ata nuk jetojnë afër nesh, ndoshta mund ta bëjmë këtë me anë të një letre ose me anë të telefonit. Pa i mbytur me informacione, të mbjellim farërat e së vërtetës, dhe të shpresojmë te Jehovai që këto farëra të rriten.​—1 Kor. 3:6.

3. Si mund të na krijojë mundësinë për të dëshmuar kureshtja që të afërmit kanë për ne si Dëshmitarë të Jehovait?

3 Jezui i tha një burri nga i cili kishte dëbuar shumë demonë: «Shko në shtëpi tek njerëzit e tu dhe tregoju të gjitha ato që Jehovai ka bërë për ty dhe mëshirën që pati për ty.» (Mar. 5:19) Imagjino sa përshtypje duhet t’u ketë bërë kjo të afërmve të tij! Ndoshta ne nuk do të na ndodhë diçka kaq e mahnitshme, por ka të ngjarë që të afërmve tanë t’u interesojë të dinë rreth asaj që bëjmë ne ose fëmijët tanë. Duke u folur për një fjalim që kemi pasur në Shkollën e Shërbimit Teokratik, për një kongres, për një vizitë në Bethel ose për një ngjarje të rëndësishme në jetën tonë, mund të na krijohet mundësia për t’u treguar diçka më tepër për Jehovain dhe për organizatën e tij.

4. Çfarë grackash duhet të shmangim kur u japim dëshmi të afërmve?

4 Të tregojmë aftësi dalluese: Kur u japim dëshmi të afërmve, të mos mundohemi që vetëm me një bisedë t’u tregojmë gjithçka. Duke kujtuar kohën kur filloi të studionte Biblën, një vëlla u shpreh: «Në atë kohë, e bombardoja nënën duke i treguar gjithçka që kisha mësuar nga Bibla, dhe kjo shpesh krijonte debate, sidomos me babanë.» Edhe në rastet kur një i afërm tregon interes për mesazhin e Biblës, t’i japim një përgjigje të atillë që t’i lindë dëshira të dijë akoma më shumë. (Prov. 25:7) Kur t’i flasim, të tregojmë gjithmonë respekt, butësi dhe durim, ashtu siç do t’u tregonim të panjohurve në shërbim.​—Kolos. 4:6.

5. Çfarë duhet të bëjmë nëse të afërmit tanë nuk e presin mirë dëshminë që u japim?

5 Në një rast, të afërmit e Jezuit menduan se ai kishte luajtur mendsh. (Mar. 3:21) Por, më vonë, disa u bënë besimtarë. (Vep. 1:14) Nëse përpjekjet tona për t’u dhënë të vërtetën të afërmve, në fillim nuk priten mirë, të mos dorëzohemi. Rrethanat dhe qëndrimet e njerëzve mund të ndryshojnë. Të vazhdojmë të kërkojmë mundësi të tjera për t’u folur rreth diçkaje që mund t’u ngjallë kureshtjen. Ndoshta do të kemi kënaqësinë t’i ndihmojmë për t’u futur në rrugën që të çon në jetë.​—Mat. 7:13, 14.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo