BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 1/05 f. 3-5
  • Prezantime që sugjerohen për në shërbim

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Prezantime që sugjerohen për në shërbim
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • A ka një Krijues që interesohet për ju?
  • Bibla: Fjalë e Perëndisë apo e njeriut? (anglisht)
  • Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?
  • Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim?
  • Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
  • Njerëzimi në kërkim të Perëndisë (anglisht)
  • Njohuria që të çon në jetën e përhershme
  • Qëndroni vigjilentë!
  • Të adhurojmë të vetmin Perëndi të vërtetë
  • Të mësojmë nga Mësuesi i Madh
  • T’i afrohemi Jehovait
  • Zbulesa: Kulmi i saj madhështor është afër! (anglisht)
  • Si ta prezantojmë librin Çfarë mëson vërtet Bibla?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
  • (1) Një pyetje, (2) një shkrim dhe (3) një kapitull
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
  • Prezantime që sugjerohen për shërbimin në fushë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2002
  • Të ofrojmë librin Të mësojmë nga Mësuesi i Madh
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
km 1/05 f. 3-5

Të ruhet

Prezantime që sugjerohen për në shërbim

Përdorini sugjerimet e mëposhtme kur përgatitni prezantimet për të ofruar literaturën e muajit.

A ka një Krijues që interesohet për ju?

«Ku mund të gjejmë këshillat më të mira për shumë probleme të vështira për t’u zgjidhur? [Ta lëmë të përgjigjet. Pastaj të lexojmë Mateun 7:28, 29.] Këtu thuhet se si reaguan njerëzit ndaj Predikimit në Mal, këtij fjalimi që mbajti Jezui. Shikoni se çfarë kanë thënë disa njerëz të tjerë. [Të lexojmë citimet në faqen 152.] Në këtë kapitull flitet për jetën dhe për mësimet e Jezuit.»

«E keni pyetur veten: ‘Nëse ka Perëndi, a do të ndërhyjë ndonjëherë për t’u dhënë fund vuajtjeve dhe padrejtësive në botë?’ [Ta lëmë të përgjigjet. Pastaj të lexojmë Zbulesën 21:3, 4.] Në këtë libër shpjegohet se çfarë do të bëjë Perëndia për t’u dhënë fund vuajtjeve dhe për të zhdukur burimin e tyre.» T’i prezantojmë kapitullin 10.

Bibla: Fjalë e Perëndisë apo e njeriut? (anglisht)

«Jetojmë në një kohë kur pothuajse të gjithë hasim probleme serioze. Shumë njerëz kërkojnë drejtim nga këshillues të ndryshëm. Disa shkojnë te fallxhorët. Si mendoni ju, ku mund të gjejmë këshilla të dobishme që do të na ndihmojnë vërtet? [Ta lëmë të përgjigjet.] Bibla thotë diçka të rëndësishme që duhet ta kuptojmë të gjithë. [Të lexojmë 2 Timoteut 3:16. Pastaj ta hapim librin në faqen 187 dhe të lexojmë paragrafin 9.] Ky libër do t’ju ndihmojë që të kuptoni se, kur ndjekim këshillat e Biblës, kemi gjithmonë rezultate të mira.»

Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?

«A mendoni se ishte qëllimi i Perëndisë që të jetonim plot me probleme, si ato që hasim sot? [Ta lëmë të përgjigjet. Pastaj të lexojmë Mateun 6:10.] A keni menduar ndonjëherë se çfarë është në të vërtetë Mbretëria e Perëndisë?» Ta hapim broshurën te mësimi 6 dhe të lexojmë pyetjet që janë në fillim të mësimit. Të fillojmë shqyrtimin e mësimit ose ta lëmë me të zotin e shtëpisë që të kthehemi një herë tjetër për të shqyrtuar këtë mësim.

«Pavarësisht nga përparimi i shoqërisë moderne, njerëzimi vuan e pikëllohet ende nga sëmundjet dhe vdekja. A e dini se çfarë do të bëjë Jezui për të sëmurët, për të moshuarit dhe për ata që kanë vdekur?» Ta lëmë të përgjigjet. Nëse dëshiron të dijë përgjigjen, ta hapim broshurën në mësimin 5 dhe të lexojmë pyetjet për paragrafët 5 dhe 6. T’i shqyrtojmë paragrafët ose të lëmë një takim tjetër.

Jeta: Si erdhi ajo këtu? Me evolucion apo me krijim?

«Të gjithë jemi të shqetësuar për krimin dhe dhunën në vendin tonë. Si mendoni, a ka njeri që mund ta zgjidhë vërtet këtë problem? [Ta lëmë të përgjigjet.] Perëndia e ka zgjidhjen.» Ta hapim librin në faqen 196; të lexojmë dhe të komentojmë shkrimin te Proverbat 2:21, 22 që gjendet në paragrafin 19. T’i tregojmë titullin e kapitullit 16 dhe t’i ofrojmë librin.

E hapim librin në faqen 6 dhe themi: «Shumë njerëz besojnë se planeti ynë i bukur dhe jeta në të erdhën krejt rastësisht. Si mendoni, cili është shpjegimi më i arsyeshëm për ekzistencën e gjithçkaje? [Ta lëmë të përgjigjet.] Ka prova të shumta që vërtetojnë atë që thotë Bibla në lidhje me ekzistencën e një Krijuesi që është mjaft i fuqishëm dhe na do shumë. Ai është Perëndia i vërtetë dhe emri i tij është Jehova.» Të lexojmë Psalmin 83:18, BR, dhe shkurtimisht t’i shpjegojmë se qëllimi i Perëndisë është ta kthejë mbarë tokën në një parajsë.

Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë

«Në këtë periudhë të Krishtlindjeve, shumë njerëz mendojnë për Jezuin. Por, për shkak të gjithë gjërave të këqija që po ndodhin në botë, disa mund të dyshojnë nëse Jezui interesohet për ne. Po ju çfarë mendoni?» Ta lëmë të përgjigjet. Ta hapim librin në kapitullin 24 dhe të flasim shkurtimisht për arsyen pse erdhi Jezui në tokë. Pastaj të lexojmë Gjonin 15:13, duke e vënë theksin te dashuria e Jezuit për njerëzit.

«Kur përmendet Jezu Krishti, shumë njerëz e mendojnë ose si një fëmijë, ose si një njeri në agoninë e vdekjes. Në mendjen e tyre është fiksuar vetëm lindja dhe vdekja e Jezuit. Fjalët e tij të mrekullueshme dhe ajo që bëri gjatë jetës së tij, shpesh anashkalohen. Ajo që bëri Jezui, ndikon në jetën e çdokujt që ka jetuar në këtë botë. Ja përse është jetësore që të mësojmë sa më shumë për gjërat e mrekullueshme që bëri për ne.» Të lexojmë Gjonin 17:3. Ta hapim librin në faqen e parë të parathënies dhe të lexojmë paragrafin e katërt.

Njerëzimi në kërkim të Perëndisë (anglisht)

«Nga gjithë këto fe që ka sot, a e keni pyetur ndonjëherë veten se cilën prej tyre miraton Perëndia?» Pasi marrim përgjigjen e kësaj pyetjeje, e hapim librin në faqen 377. Shpjegojmë pikën numër 7 dhe pyesim të zotin e shtëpisë nëse edhe ai është dakord që feja e vërtetë duhet t’i bashkojë të gjitha racat njerëzore. Të lexojmë në Bibël një nga shkrimet e përmendura dhe, për aq sa lejon koha, të shqyrtojmë disa nga pikat e tjera në listë. Po të shfaqë interes të vërtetë, atëherë t’i ofrojmë librin. Kur të largohemi, mund t’i bëjmë pyetjen: «Si duhet të ndikojë feja e vërtetë te sjellja e njerëzve?» T’i themi se do të kthehemi një herë tjetër për t’i dhënë përgjigje.

Nëse dikush thotë se i përket njërës prej feve kryesore, mund të themi: «Është interesante të takosh njerëz të feve të ndryshme. Njerëzimi e ka kërkuar Perëndinë në shumë drejtime të ndryshme. [Nëse është e përshtatshme, të lexojmë Veprat 17:26, 27.] Shpesh, njerëzit vazhdojnë fenë e prindërve. [Të lexojmë paragrafin 12 në faqen 8.] Njohuria për fetë e tjera të zgjeron horizontin dhe është edukative. Në këtë libër shpjegohet origjina, ritet dhe mësimet e feve kryesore në botë.» Për të kuptuar përmbajtjen e librit, t’i tregojmë se çfarë thuhet në të për fenë e tij, duke e hapur te një prej këtyre faqeve: sikizmi (f. 100, 101); hinduizmi (f. 116, 117); budizmi (f. 141); taoizmi (f. 164-166); konfucianizmi (f. 177); shintoizmi (f. 190-195); judaizmi (f. 220, 221) dhe islamizmi (f. 289).

Njohuria që të çon në jetën e përhershme

«Nëse do t’ju ftonin të jetoni në një vend të bukur si ky, a do ta pranonit ftesën? [T’i tregojmë ilustrimin në faqet 4 dhe 5 e pastaj ta lëmë të përgjigjet.] Shikoni se cili është çelësi për të pasur përgjithmonë këtë lloj jete, sipas Fjalës së Perëndisë. [Të lexojmë Gjonin 17:3.] Ky libër do t’ju ndihmojë të merrni atë lloj njohurie që ju çon në jetën e përhershme.» Ta lëmë me të që të trajtojmë së bashku pesë paragrafët e parë të kapitullit 1 kur të kthehemi herën tjetër.

Ta hapim librin te ilustrimi në faqet 188, 189 dhe duke përdorur diçiturën e ilustrimit, ta pyesim të zotin e shtëpisë: «A shpreson të jetosh në Parajsë, në kohën kur njohuria e Perëndisë të mbushë tokën? [Ta lëmë të përgjigjet. Pastaj të lexojmë Isainë 11:9.] Ky libër do t’ju ndihmojë të mësoni se çfarë thotë Bibla për Parajsën dhe si mund të jemi edhe ne atje.» Ta lëmë me të që të trajtojmë së bashku paragrafët 11-16 të kapitullit 1 kur të kthehemi herën tjetër.

Qëndroni vigjilentë!

«Shumë njerëz shqetësohen për problemet serioze dhe ngjarjet tronditëse, që sot janë bërë të zakonshme. [Të përmendim një rast që njihet në atë territor.] A e dini se këto gjëra janë pjesë e një shenje mbarëbotërore, që tregon se qeveria e Perëndisë shumë shpejt do të marrë në dorë çështjet në tokë? [Ta lëmë të përgjigjet. Pastaj të lexojmë një shkrim të përshtatshëm, si për shembull Mateun 24:3, 7, 8; Lukën 21:7, 10, 11 ose 2 Timoteut 3:1-5.] Në këtë broshurë shpjegohet pse është kaq urgjente të kuptojmë tani domethënien e këtyre ngjarjeve.»

«Shumë njerëz janë të brengosur nga ngjarjet tronditëse ose nga humbjet e rënda që kanë pësuar. Disa pyesin se përse nuk ndërhyn Perëndia për t’i ndaluar këto gjëra. Bibla na siguron se shumë shpejt Perëndia do të veprojë dhe do ta çlirojë njerëzimin nga vuajtjet. [Të lexojmë Zbulesën 14:6, 7.] Shiko se çfarë do të thotë për njerëzimin gjykimi i Perëndisë. [Të lexojmë 2 Pjetrit 3:10, 13.] Kjo broshurë tregon edhe më shumë për këtë temë të rëndësishme.»

Të adhurojmë të vetmin Perëndi të vërtetë

«Si mendoni, ku mund të kërkojmë ndihmë për të përballuar presionet e jetës? [Ta lëmë të përgjigjet. Pastaj të lexojmë Romakëve 15:4.] Shkrimet e frymëzuara nga Perëndia na mësojnë, na ngushëllojnë dhe na japin shpresë, që të jemi të fortë përballë vështirësive. Ky libër jep sugjerime të dobishme se si mund të nxjerrim sa më shumë dobi nga leximi i Biblës.» Të theksojmë katër pikat që ndodhen në faqen 30.

«Që kur Jezui erdhi në tokë, shumë njerëz janë lutur që të vijë Mbretëria e Perëndisë. A e keni pyetur ndonjëherë veten se ç’do të thotë për njerëzimin ardhja e kësaj Mbretërie? [Ta lëmë të përgjigjet. Pastaj të lexojmë Danielin 2:44.] Ky libër shpjegon se çfarë është Mbretëria e Perëndisë, cili është roli i saj dhe si mund të përfitojmë nga qeverisja e saj me drejtësi.» Të komentojmë ilustrimin në faqet 92 dhe 93.

Të mësojmë nga Mësuesi i Madh

«A mendoni se bota në të cilën jetojmë do të ishte më e mirë, në qoftë se njerëzit do të zbatonin këtë thënie? [Të lexojmë Mateun 7:12a. Pastaj ta lëmë të përgjigjet.] Në këtë libër gjenden shumë mësime të mësuesit më të madh që ka jetuar ndonjëherë.» T’ua drejtojmë vëmendjen te figurat dhe diçiturat e kapitullit 17.

«Sot shumë prindër përpiqen që t’u ngulitin fëmijëve vlera të shëndosha. Mendoni se është e rëndësishme kjo? [Ta lëmë të përgjigjet. Pastaj të lexojmë Fjalët e urta 22:6.] Siç e shohim, ky shkrim i nxit prindërit që të fillojnë t’i stërvitin fëmijët që në moshë të vogël. Ky libër është botuar që t’i ndihmojë në këtë aspekt.» T’ua drejtojmë vëmendjen te figurat dhe diçiturat e kapitullit 15 ose 18.

«Shpesh prindërit mahniten nga pyetjet që u bëjnë fëmijët. Disa nga këto pyetje mund të jenë të vështira për t’iu përgjigjur, apo jo? [Ta lëmë të përgjigjet. Pastaj të lexojmë Efesianëve 6:4.] Ky libër mund t’i ndihmojë prindërit që t’u përgjigjen pyetjeve të fëmijëve.» T’ua drejtojmë vëmendjen te disa figura dhe diçitura në kapitullin 11 dhe 12 ose 34 deri 36.

T’i afrohemi Jehovait

«Shumë njerëz që besojnë te Perëndia, do të donin të ndiheshin më afër tij. A e dini se vetë Perëndia na fton që t’i afrohemi? [Të lexojmë Jakovin 4:8.] Ky libër është botuar për t’i ndihmuar njerëzit që të përdorin Biblën si mjet për t’iu afruar Perëndisë.» Të lexojmë paragrafin 1 në faqen 16.

«Sot bëhen shumë padrejtësi. Është bërë tamam siç përshkruhet edhe këtu. [Të lexojmë Predikuesin 8:9b.] Shumë njerëz shpesh pyesin veten nëse Perëndia interesohet për ne. [Të lexojmë dy fjalitë e para në paragrafin 4, faqja 119.] Në këtë kapitull shpjegohet se përse e ka lejuar Perëndia padrejtësinë për një kohë të caktuar.»

Zbulesa: Kulmi i saj madhështor është afër! (anglisht)

«Ndoshta keni dëgjuar për [përmend një nga lajmet që ke dëgjuar]. Kur njerëzit vdesin në mënyrë tragjike, shumë veta pyesin veten se si mund t’i ngushëllojnë familjet e viktimave. Ju, si do të vepronit?» Ta lëmë të përgjigjet. Pastaj e hapim librin në faqen 299 dhe i tregojmë ilustrimin e ringjalljes që gjendet aty. Të vazhdojmë duke i thënë: «Shumë njerëz habiten kur mësojnë se si të drejtët, ashtu edhe të padrejtët, do të ringjallen për të jetuar në Parajsën në tokë. [Të lexojmë Veprat 24:15 që citohet në paragrafin 9 të faqes 297, dhe pastaj ta shpjegojmë sipas paragrafit 10.] Në këtë libër shpjegohen mjaft detaje të tjera të rëndësishme për qëllimin që ka Perëndia për të ardhmen.»

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo