BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 2/05 f. 7
  • Njoftime

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Njoftime
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
km 2/05 f. 7

Njoftime

Literatura që do të ofrohet në shkurt: Libri T’i afrohemi Jehovait. Mars: Broshura Qëndroni vigjilentë! Nëse tregohet vërtet interes, të prezantohet libri Njohuria, me qëllim që të fillohet një studim biblik. Prill dhe maj: Revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Kur të rivizitoni njerëzit e interesuar, përfshini edhe ata që ndjekin Përkujtimin ose ngjarje të tjera teokratike, por që nuk shoqërohen aktivisht me organizatën. Kini si synim që t’u lini librin Të adhurojmë Perëndinë. Duhen bërë përpjekje për të filluar studime biblike, sidomos nëse disa prej tyre tashmë e kanë studiuar librin Njohuria dhe broshurën Çfarë kërkon?

◼ Mbikëqyrësi drejtues ose dikush tjetër i caktuar prej tij, duhet të bëjë kontrollin e llogarisë së kongregacionit më 1 mars ose sa më shpejt që të jetë e mundur pas kësaj date.

◼ Sekretari dhe mbikëqyrësi i shërbimit duhet të rishikojnë veprimtarinë e të gjithë pionierëve të rregullt. Nëse ndonjëri po has vështirësi për të plotësuar kuotën e orëve, pleqtë duhet të marrin masa që atij t’i jepet ndihmë. Për sugjerime, rishikoni letrat vjetore S-201.

◼ Tema e fjalimit special publik për periudhën e Përkujtimit të vitit 2005 do të jetë: «Pse vuajti dhe vdiq Jezui?» Shih njoftimin që lidhet me këtë, te Shërbimi ynë i Mbretërisë, shtator 2004.

◼ Në Mbledhjen Publike që do të mbahet të dielën më 20 mars, do të bëhet një njoftim i veçantë në lidhje me një masë të re që ka të bëjë me lajmëtarët. Sigurisht të gjithë ne duhet të jemi të pranishëm për këtë rast të veçantë.

◼ Zyra e degës nuk plotëson kërkesat individuale të lajmëtarëve për literaturë. Mbikëqyrësi drejtues duhet të marrë masa që të bëhet një njoftim çdo muaj, përpara se kërkesa mujore e kongregacionit për literaturë t’i dërgohet zyrës së degës. Kështu, të gjithë ata që janë të interesuar për të marrë literaturë personale, mund të njoftojnë vëllanë përgjegjës për literaturën. Ju lutemi, të mbani mend për cilat botime nevojitet një kërkesë e veçantë.

◼ Që nga muaji nëntor 2004 janë caktuar pionierë specialë edhe në këto qytete: Bajram Curri, Maliq dhe Roskovec.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo