Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen me gojë në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 28 shkurt 2005. Mbikëqyrësi i shkollës do të drejtojë një rishikim prej 30 minutash, të bazuar në materialin e trajtuar në caktimet për javët nga 3 janar deri më 28 shkurt 2005. [Vër re: kur pas pyetjeve nuk ka referime, për të gjetur përgjigjet duhet të bësh vetë kërkime.—Shih Shkolla e Shërbimit, f. 36, 37.]
CILËSITË ORATORIKE
1. Si mund ta bëjmë më të kuptueshme atë që themi? [be f. 226 par. 1–f. 227 par. 1]
2. Çfarë lloj termash mund të kenë nevojë për shpjegim? [be f. 227 par. 2–f. 228 par. 1]
3. Çfarë metode do të na ndihmojë që ta paraqesim materialin në atë mënyrë që ta informojë vërtet dëgjuesin? [be f. 231 par. 1-3]
4. Si mund ta bëjmë informativ për auditorin leximin e një shkrimi të njohur? [be f. 231 par. 4, 5]
5. Cili mund të jetë efekti nëse i nxitim dëgjuesit të përqendrohen te hollësitë e një tregimi biblik të njohur? [be f. 232 par. 2-4]
FJALIMI NR. 1
6. Çfarë përfshin që t’i mësojmë njerëzit ‘t’i frikësohen Perëndisë së vërtetë dhe të ruajnë urdhërimet e tij’? (Ekl. 12:13) [be f. 272 par. 3–f. 273 par. 1]
7. Si mund t’ua drejtojmë vëmendjen të tjerëve jo vetëm te emri i Jehovait, por edhe te personi që identifikohet me këtë emër? (Joe. 2:32) [be f. 274 par. 3-5]
8. Sa e rëndësishme është që të marrim njohuri për Jezuin dhe të japim dëshmi për të? (Gjoni 17:3) [be f. 276 par. 1]
9. Si lidhen pasja e një marrëdhënieje të miratuar me Perëndinë dhe kuptueshmëria për Biblën me kuptueshmërinë për rolin e Jezuit? [be f. 276 par. 2]
10. Si mund të tregojmë se e besojmë vërtet që Jezu Krishti është Mbret? [be f. 277 par. 4]
LEXIMI JAVOR I BIBLËS
11. A ishte Terahu, babai i Abrahamit, një adhurues idhujsh? (Jos. 24:2)
12. A i mungonte guximi Gideonit, për të përmbushur caktimin që i kishte dhënë Jehovai? Pse përgjigjeni kështu? (Gjyk. 6:25-27)
13. Çfarë mund të mësojmë nga mënyra se si iu drejtua Gideoni fisit të Efraimit? (Gjyk. 8:1-3)
14. Çfarë tregonte fakti që populli i Gibeahut nuk ishte i gatshëm të tregohej mikpritës? (Gjyk. 19:14, 15)
15. Nëse «secili bënte atë që i dukej e drejtë në sytë e tij», a nuk krijonte kjo një gjendje anarkie? (Gjyk. 21:25)