BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 3/05 f. 3
  • Njoftime

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Njoftime
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
km 3/05 f. 3

Njoftime

◼ Literatura që do të ofrohet në mars: Broshura Qëndroni vigjilentë! Nëse tregohet vërtet interes, të prezantohet libri Njohuria, me qëllim që të fillohen studime biblike. Prill dhe maj: Revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Kur të rivizitoni njerëzit e interesuar, përfshini edhe ata që ndjekin Përkujtimin ose ngjarje të tjera teokratike, por që nuk shoqërohen aktivisht me organizatën. Kini si synim që t’u lini librin Të adhurojmë Perëndinë. Duhen bërë përpjekje për të filluar studime biblike, sidomos nëse disa prej tyre tashmë e kanë studiuar librin Njohuria dhe broshurën Çfarë kërkon? Qershor: Libri Të mësojmë nga Mësuesi i Madh. Nëse njerëzit ju thonë se s’kanë fëmijë, prezantoni broshurën Çfarë kërkon? Përpiquni që të filloni studime biblike.

◼ Kongregacionet duhet t’ua shpërndajnë lajmëtarëve numrat e rinj të Kullës së Rojës dhe Zgjohuni! sapo t’i marrin. Kjo do t’u japë mundësi lajmëtarëve ta njohin mirë përmbajtjen e tyre para se t’i ofrojnë në shërbim. Edhe Shërbimi ynë i Mbretërisë duhet t’u shpërndahet lajmëtarëve sapo të mbërrijë. Mund të shpërndahet edhe në Studimin e Librit të Kongregacionit.

◼ Sa herë që planet për të bërë ndonjë udhëtim për qëllime personale përfshijnë edhe ndjekjen e mbledhjeve të kongregacionit, të ndonjë asambleje ose kongresi krahinor në një vend tjetër, kërkesa për t’u informuar lidhur me datën, orën dhe vendin duhet t’i dërgohet zyrës së degës që mbikëqyr veprën në atë vend. Një listë me adresat e zyrave të degëve mund ta gjeni në faqen e fundit të Librit vjetor të këtij viti.

◼ Sekretarët e kongregacionit duhet të mbajnë një sasi të mjaftueshme formularësh Kërkesë për shërbimin si pionier i rregullt (S-205) dhe Kërkesë për shërbimin si pionier ndihmës (S-205b). Këta formularë mund të porositen me anë të Formularit të kërkesës për literaturë (S-14). Mbani të paktën sasinë e nevojshme të formularëve për një vit.

◼ Përkujtimi do të mbahet të enjten më 24 mars 2005. Në rast se kongregacioni i ka normalisht mbledhjet të enjten, këto të bëhen një ditë tjetër të javës, nëse Salla e Mbretërisë është e lirë. Në qoftë se kjo gjë nuk është mundur dhe mund të mos e bëni Mbledhjen e Shërbimit, pjesët që zbatohen veçanërisht për kongregacionin mund t’i përfshini në një Mbledhje tjetër Shërbimi.

◼ Në muajin dhjetor u caktuan pionierë specialë edhe në këto qytete të Shqipërisë dhe të Kosovës: Delvinë, Sukth, Peqin, Ferizaj, Klinë dhe Mitrovicë.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo