Një video me një mesazh për çdo kohë
Çfarë mesazhi përcjell videoja DVD me titull: Davidi besoi te Perëndia. Ashtu si Davidi, edhe ne duhet të kemi besim te Jehovai. (Psal. 91:2) Kur të shohin ngjarjet kryesore të jetës së Davidit, si fëmijët, ashtu edhe të rriturit do të mësojnë më shumë rreth shembullit që na la ai. (Psal. 31:14) Që të nxjerrim edhe më shumë dobi, kjo DVD përfshin edhe një «Pyetësor për videon» dhe një seri aktivitetesh me titull «Të mësojmë së bashku».
Pasi ta keni parë videon, nëse disponohet në një gjuhë që kuptoni, provoni t’u përgjigjeni këtyre pyetjeve: (1) Pse Jehovai zgjodhi një mbret më të mirë? (1 Sam. 15:10, 11; 16:1) (2) Pse nuk zgjodhi asnjë nga vëllezërit e Davidit? (1 Sam. 16:6, 7) (3) Pse donte Sauli që Davidi t’i binte harpës? (1 Sam. 16:14-23) (4) Kush ishte Goliadi? (1 Sam. 17:4-10) (5) Pse Davidi donte të luftonte kundër Goliadit? (1 Sam. 17:23, 24, 36, 37) (6) Kush ishte Jonatani? (1 Sam. 14:1) (7) Në ç’moment u bë Sauli armiku i betuar i Davidit? (1 Sam. 18:25-29) (8) Pse nuk e vrau Davidi Saulin? (1 Sam. 26:7-11) (9) Si vdiq Sauli? (1 Sam. 31:1-6) (10) Si reagoi Davidi kur mori vesh për vdekjen e Jonatanit? (2 Sam. 1:11, 12) (11) Çfarë premtimi i bëri Jehovai Davidit? (2 Sam. 7:12, 13, 16) (12) Çfarë gabimi të rëndë bëri Davidi? (2 Sam. 11:1-5, 14-17) (13) Si e tregoi Davidi që i vinte shumë keq për atë që kishte bërë? (Psal. 51) (14) Çfarë i mësonte Davidi Solomonit kur ky ishte i vogël? (1 Mbret. 2:1-4; 1 Kron. 22:6-13; 28:9, 10) (15) Ç’dobi do të nxjerrin Davidi dhe Jonatani nga mbretërimi i Jezuit? Po ti?—Isa. 11:6-9; Gjoni 11:25, 26.
Tani meditoni: Si mund ta imitoni besimin që tregoi Davidi te Perëndia?
Prindër, ngulituani në mendje fëmijëve tuaj se sa e rëndësishme është që gjithnjë të kenë besim te Perëndia, ashtu si Davidi.—Psal. 56:11.