BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 5/05 f. 2-7
  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
  • Nëntema
  • Java që fillon më 9 maj
  • Java që fillon më 16 maj
  • Java që fillon më 23 maj
  • Java që fillon më 30 maj
  • Java që fillon më 6 qershor
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
km 5/05 f. 2-7

Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Java që fillon më 9 maj

Kënga 217

10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Përdor sugjerimet në faqen 8 (nëse i përshtaten territorit) për të demonstruar se si të prezantohet Kulla e Rojës e 15 majit dhe Zgjohuni! e 22 majit. Mund të përdoren edhe prezantime të tjera të përshtatshme. Në njërin nga prezantimet, demonstro si të ofrohen revistat në mënyrë joformale në mjetet e transportit publik.

15 min.: Të përdorim Fjalën e Perëndisë për t’u prekur zemrën njerëzve. Fjalim i bazuar në Kullën e Rojës së 1 shkurtit 2005, faqet 28-31. Analizo si i përdori Jezui Shkrimet për të ndihmuar Pjetrin. Shqyrto se si mund të ndjekim shembullin e Jezuit kur nevojitet të ndreqim mënyrën se si mendojnë dhe si ndihen fëmijët tanë, studentët e Biblës, e madje edhe vetë ne.

20 min.: «Të bëjmë një program familjar sa më praktik.» Në hyrje, që nuk duhet të zgjasë më shumë se dy minuta, thekso sa vlerë ka që ta shkruajmë në letër programin, dhe shqyrto si të plotësohet tabela e programit që gjendet në faqen 6. Vazhdo shqyrtimin me pyetje dhe përgjigje të artikullit «Programi familjar: Mbledhjet e kongregacionit». Ftoje auditorin të komentojë se si veprojnë që aktivitetet e tjera të mos bëhen pengesë për mbledhjet e kongregacionit. Në javët vijuese do të trajtohen aspekte të tjera të programit familjar.

Kënga 176, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 16 maj

Kënga 201

10 min.: Njoftime lokale.

15 min.: «Programi familjar: Predikimi si familje.»a Ftoje auditorin që të komentojë se çfarë dobish kanë kur dalin rregullisht në shërbim së bashku si familje.

20 min.: «Të drejtojmë studime biblike që bëjnë përparim​—Pjesa 9.»b Kur të shqyrtohet paragrafi 2, thekso një ose dy pika nga Shërbimi ynë i Mbretërisë, dhjetor 2004, faqja 8. Përfshi një demonstrim të shkurtër të një studimi biblik. Pasi kanë mbaruar mësimin 2 në broshurën Çfarë kërkon?, lajmëtari që drejton studimin e pyet studentin: «Si do t’ia shpjegoje një shokut tënd se cili është emri i Perëndisë?» Studenti shpjegon se si do të përdorë Psalmin 83:18 (duke ia drejtuar vëmendjen te shpjegimi i emrit Jehova në faqen 331 të përkthimit Diodati i Ri), e pas kësaj lajmëtari e lavdëron.

Kënga 134, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 23 maj

Kënga 194

12 min.: Njoftime lokale. Lexo raportin e llogarisë dhe letrën e falënderimit për kontributet. Përdor sugjerimet në faqen 8 (nëse i përshtaten territorit), për të demonstruar se si të prezantohet Kulla e Rojës e 1 qershorit dhe Zgjohuni! e 8 qershorit. Mund të përdoren edhe prezantime të tjera të përshtatshme.

18 min.: «Dita e Jehovait është afër.»c Kur të përgatitesh për këtë pjesë, shiko librin Profecitë e Danielit, faqja 59, paragrafi 28.

15 min.: «Programi familjar: Studimi familjar.»d Merr masa që më përpara që një ose dy veta të komentojnë se si e kanë programuar studimin familjar dhe çfarë përpjekjesh nevojiten për ta bërë rregullisht këtë studim.

Kënga 152, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 30 maj

Kënga 190

8 min.: Njoftime lokale. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin maj. Përmend ofertën e literaturës për muajin qershor. Përmend gjithashtu një ose dy nga prezantimet e sugjeruara në shtojcën e Shërbimi ynë i Mbretërisë, janar 2005 (nëse i përshtaten territorit). Mund të përdoren edhe prezantime të tjera të përshtatshme.

15 min.: «Programi familjar: Shkrimi i ditës.»e Ftoje auditorin të komentojë se si nxjerr dobi familja e tyre duke shqyrtuar shkrimin e ditës dhe cili program ka qenë praktik për ta.

15 min.: A kemi pikëpamjen e Jehovait për dhunën? Trajto materialin që vijon me pjesëmarrjen e auditorit. Për çdo pikë, lexo më përpara shkrimet e cituara dhe më pas vazhdo me pyetjet për auditorin. Vendi ku jemi rritur dhe mentaliteti i njerëzve mund të ndikojë në pikëpamjen tonë për dhunën. Ja disa pyetje për meditim: 1) Çfarë mendon Jehovai për dhunën dhe përse? (Psal. 11:5; 1 Gjon. 4:8) 2) Cilat reagime të dhunshme konsiderohen si të pranueshme në vendin tonë, si për shembull: Në familje? Në shoqëri? Në shkollë? Në punë? Në treg? 3) A quhet «dhunë» vetëm ajo që ushtrohet në kuptimin fizik? (Efes. 4:31; Prov. 12:18; Jak. 3:8-10) 4) Përse Jehovai nuk e toleron një reagim të dhunshëm edhe kur na provokojnë me pa të drejtë? (Rom. 12:18-21) 5) Si reagoi Jezui përballë dhunës? Përse? (1 Pjet. 2:23; Mat. 26:52, 53) Përfundo duke thënë se Shërbimi ynë i Mbretërisë në muajin e ardhshëm do të ketë një pjesë tjetër për këtë argument me titull: «Si të shmangim një qëndrim të dhunshëm?»

7 min.: Trego përvoja nga shërbimi gjatë muajve mars, prill dhe maj. Që më përpara, merr masa që një ose dy veta të komentojnë se si u përpoqën të shtonin shërbimin gjatë periudhës së Përkujtimit dhe bekimet që patën si rrjedhojë.

Kënga 115, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 6 qershor

Kënga 155

10 min.: Njoftime lokale.

15 min.: Nevoja lokale.

20 min.: «Të nxitim interesin me anë itinerarit të revistave.»f Kur të trajtosh paragrafin 3, drejtoje vëmendjen e auditorit te Tema për biseda biblike, në Shkrimet e Krishtere Greke, Përkthimi Bota e Re, faqja 441, tema 27A. Ky material mund të përdoret për të përgatitur disa biseda të bazuara në një shkrim, duke trajtuar çfarë do të bëjë Mbretëria e Perëndisë. Përfshi një demonstrim ku të tregohet se si lajmëtari, duke u bazuar në një shkrim, mund të zhvillojë një bisedë me dikë që merr rregullisht revistat. Shkurtimisht lajmëtari duhet të shqyrtojë dhe të ilustrojë si zbatohet shkrimi, që i zoti i shtëpisë ta kuptojë si duhet atë shkrim dhe të shohë sa me vlerë është për jetën e tij.

Kënga 107, lutja përmbyllëse.

[Shënimet]

a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

d Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

e Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

f Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo