Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen me gojë në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 29 gusht 2005. Mbikëqyrësi i shkollës do të drejtojë një rishikim prej 30 minutash, të bazuar në materialin e trajtuar në caktimet për javët nga 4 korrik deri më 29 gusht 2005. [Vër re: kur pas pyetjeve nuk ka referime, për të gjetur përgjigjet duhet të bësh vetë kërkime.—Shih Shkolla e Shërbimit, f. 36, 37.]
CILËSITË ORATORIKE
1. Si ta bëjmë të njohur ‘arsyetueshmërinë tonë ndër të gjithë njerëzit’, kur flasim për shpresën tonë me të tjerët dhe pse është e rëndësishme kjo? (Filip. 4:5; Jak. 3:17) [be f. 251 par. 1-3, kutia]
2. Si na ndihmon të qenët i arsyeshëm për të pasur marrëdhënie të mirë me të tjerët? [be f. 253 par. 1, 2]
3. Pse është e rëndësishme t’i përdorim si duhet pyetjet kur jemi duke ndihmuar dikë që të arsyetojë për një çështje? [be f. 253 par. 3, 4]
4. Çfarë faktorësh duhet të kemi parasysh në mënyrë që pohimet tona të jenë sa më bindëse? [be f. 255 par. 1-4, kutia; f. 256 par. 1, kutia]
5. Çfarë duhet të kemi parasysh nëse vendosim të përdorim dëshmi plotësuese jobiblike për të mbështetur arsyetueshmërinë e Shkrimeve? [be f. 256 par. 3-5, kutia]
FJALIMI NR. 1
6. Cilat prova të qarta historike dëshmojnë për ekzistencën e Jezuit? [w03 15/6 f. 4-7]
7. Si ‘do t’i çlirojë të drejtët goja e tyre’ dhe si «ka për të qëndruar» shtëpia e të drejtëve? (Prov. 12:6, 7) [w03 15/1 f. 30 par. 1-3]
8. Si mund ‘të dallojmë se cili është vullneti i Jehovait’, meqenëse në Bibël nuk është shkruar një listë e atyre gjërave që duhet dhe që nuk duhet të bëjmë? (Efes. 5:17) [w03 1/12 f. 21 par. 3–f. 22 par. 3]
9. Cilat parime biblike mund ta ndihmojnë dikë që të përballojë varfërinë ose një gjendje të keqe ekonomike? [w03 1/8 f. 5 par. 2–5]
10. Si ndikon te ne shembulli i Jehovait në dhënien falas? (Mat. 10:8) [w03 1/8 f. 20-22]
LEXIMI JAVOR I BIBLËS
11. Çfarë mund të mësojmë nga lutja që bëri Solomoni në rastin e kushtimit të tempullit në Jerusalem? (1 Mbret. 8: 27)
12. Mos vallë Solomoni u bë jobesnik në moshë të shkuar, për shkak të plakjes? (1 Mbret. 11:4)
13. Çfarë mësimi nxjerrim nga mosbindja e ‘njeriut të Perëndisë’? (1 Mbret. 13:1-25)
14. Në ç’mënyrë tregoi guxim mbreti Asa i Judës, dhe çfarë mund të mësojmë nga shembulli i tij? (1 Mbret. 15:11-13)
15. Si mund ta imitojmë në shërbimin tonë shembullin e Jehovait për sa i përket dëgjimit që gjejmë në tregimin e 1 Mbretërve 22:19-22?