BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • be mësimi 49 f. 255-f. 257 par. 4
  • Argumentet bindëse

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Argumentet bindëse
  • Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
  • Material i ngjashëm
  • Binde auditorin tënd, arsyeto me të
    Si të përmirësosh të folurin dhe mësimdhënien tënde
  • Paraqitja e efektshme e shkrimeve
    Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
  • Zbatimi i saktë i shkrimeve
    Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
  • Informativ për auditorin
    Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
Shih më tepër
Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
be mësimi 49 f. 255-f. 257 par. 4

MËSIMI 49

Argumentet bindëse

Çfarë duhet të bësh?

Jep prova të mjaftueshme për të mbështetur pohimet që bën.

Pse ka rëndësi?

Dëgjuesit e tu nuk do ta besojnë atë që thua ose nuk do të veprojnë në përputhje me të, po të mos jenë të bindur që është e vërtetë.

KUR bën një pohim, dëgjuesit kanë plotësisht të drejtë të pyesin: «Pse është e vërtetë? Çfarë prove ka se ajo që thotë oratori duhet pranuar?» Si mësues, ke detyrën t’u përgjigjesh këtyre pyetjeve ose t’i ndihmosh dëgjuesit që të gjejnë përgjigjet. Në qoftë se pohimi është thelbësor për argumentin tënd, sigurohu t’u japësh dëgjuesve arsye të forta për ta pranuar atë. Kjo do të ndihmojë për ta bërë bindës fjalimin tënd.

Apostulli Pavël përdori artin e bindjes. Duke përdorur argumente bindëse, arsyetim logjik dhe përgjërime të zjarrta, ai përpiqej t’i bënte dëgjuesit e tij të ndryshonin mendje. Ai la një shembull të shkëlqyer për ne. (Vep. 18:4; 19:8) Natyrisht, disa oratorë e përdorin artin e bindjes për t’i mashtruar njerëzit. (Mat. 27:20; Vep. 14:19; Kolos. 2:4) Ata ndoshta fillojnë me një supozim të gabuar, mbështeten në burime të njëanshme, përdorin argumente sipërfaqësore, shpërfillin faktet që bien ndesh me pikëpamjen e tyre ose u bëjnë thirrje më shumë ndjenjave sesa arsyes. Duhet të jemi të kujdesshëm për t’i shmangur të gjitha këto metoda.

Të bazuara fortësisht në Fjalën e Perëndisë. Ajo që u mësojmë të tjerëve nuk duhet të burojë nga ne. Përpiqemi të ndajmë me të tjerët atë që kemi mësuar nga Bibla. Në këtë drejtim, na kanë ndihmuar shumë botimet që ka siguruar klasa e skllavit të besueshëm dhe të matur. Këto botime na nxitin që t’i shqyrtojmë me kujdes Shkrimet. Ne, nga ana jonë, i drejtojmë të tjerët te Bibla, jo për të provuar që kemi të drejtë, por duke dëshiruar me përulësi që t’i lëmë ta shohin vetë se çfarë thotë ajo. Jemi të një mendimi me Jezu Krishtin, i cili i tha në lutje Atit të tij: «Fjala jote është e vërteta.» (Gjoni 17:17) Nuk ka autoritet më të madh se Perëndia Jehova, Krijuesi i qiellit dhe i tokës. Do të jenë apo jo bindëse argumentet tona, kjo varet nga sa të bazuara do të jenë në Fjalën e tij.

Ndonjëherë mund të flasësh me njerëz që nuk e njohin Biblën ose që nuk e pranojnë si Fjalën e Perëndisë. Duhet të përdorësh gjykim të shëndoshë për të përcaktuar kur dhe si të përfshish në bisedë shkrime nga Bibla. Megjithatë, sa më shpejt që të jetë e mundur duhet t’ua drejtosh vëmendjen te ky burim i besueshëm informacioni.

A duhet të mendosh që thjesht duke cituar një shkrim me peshë do të sigurosh një argument të pakundërshtueshëm? Jo medoemos. Mund të të duhet ta drejtosh vëmendjen te konteksti për të treguar që shkrimi e mbështet me të vërtetë atë që po thua. Nëse po nxjerr thjesht një parim nga një shkrim, por konteksti nuk flet për atë argument, mund të nevojiten më shumë prova. Ndoshta do të të duhet të përdorësh shkrime të tjera që kanë lidhje me çështjen, me qëllim që ta bindësh auditorin se ajo çfarë po thua është me të vërtetë e bazuar fortësisht në Shkrime.

Mos i zmadho provat që siguron një shkrim. Lexoje me kujdes. Shkrimi mund të ketë lidhje me argumentin e përgjithshëm që je duke trajtuar. Mirëpo, që argumenti yt të jetë bindës, dëgjuesi duhet të jetë në gjendje të dallojë prova të këtij argumenti.

Të mbështetura nga dëshmi plotësuese. Në disa raste, mund të jetë e dobishme të përdoren dëshmi nga një burim i besueshëm që s’ka lidhje me Biblën për t’i ndihmuar njerëzit që të kuptojnë se Shkrimet janë të arsyeshme.

Për shembull, mund t’i referohesh universit të dukshëm për të provuar që ka një Krijues. Mund ta drejtosh vëmendjen te ligjet e natyrës, siç është ligji i rëndesës, dhe të arsyetosh se ekzistenca e këtyre ligjeve nënkupton që ka një Ligjvënës. Logjika që përdor do të jetë e shëndoshë në rast se është në harmoni me atë që thuhet në Fjalën e Perëndisë. (Jobi 38:31-33; Psal. 19:1; 104:24; Rom. 1:20) Dëshmi të tilla janë të dobishme, pasi tregojnë se ajo që thuhet në Bibël është në përputhje me faktet që mund të vëzhgohen.

A po përpiqesh të ndihmosh dikë që të kuptojë se Bibla është vërtet Fjala e Perëndisë? Ndoshta citon dijetarë që thonë se ajo është e tillë, por, a është kjo në vetvete një provë? Këto citime ndihmojnë vetëm ata njerëz që i respektojnë këta dijetarë. A mund ta përdorësh shkencën për të provuar që Bibla është e vërtetë? Nëse do të përdorje mendimet e shkencëtarëve të papërsosur si autoritet, do të ndërtoje mbi një themel të pasigurt. Por në qoftë se fillon me Fjalën e Perëndisë dhe pastaj u referohesh zbulimeve shkencore që nxjerrin në pah saktësinë e Biblës, argumentet e tua do të jenë të bazuara në një themel të fortë.

Çfarëdo që të përpiqesh të provosh, paraqit dëshmi të mjaftueshme. Se sa dëshmi nevojiten, kjo varet nga auditori. Për shembull, në rast se po flet për ditët e fundit, siç përshkruhen te 2 Timoteut 3:1-5, mund ta drejtosh vëmendjen e auditorit te ndonjë lajm që njihet gjerësisht e që tregon se njerëzit janë «pa përzemërsi të natyrshme». Ky shembull i vetëm mund të jetë i mjaftueshëm për të provuar se ky aspekt i shenjës së ditëve të fundit po përmbushet tani.

Shpesh mund të jetë e dobishme të bësh ndonjë analogji, domethënë të krahasosh dy gjëra që kanë të përbashkëta tipare të rëndësishme. Në vetvete analogjia nuk e provon një gjë; vlefshmëria e saj duhet provuar duke e krahasuar me atë që thotë vetë Bibla. Megjithatë, ajo mund ta ndihmojë dikë që të kuptojë se sa e arsyeshme është një ide. Analogjia mund të përdoret, për shembull, kur shpjegon se Mbretëria e Perëndisë është një qeveri. Mund të theksosh se, ashtu si qeveritë njerëzore, Mbretëria e Perëndisë ka sundimtarë, nënshtetas, ligje, një sistem gjyqësor dhe një sistem arsimimi.

Shpesh përvojat nga jeta reale mund të përdoren për të treguar sa e mençur është të zbatohen këshillat e Biblës. Edhe përvojat personale mund të përdoren për të mbështetur pohimet e bëra. Për shembull, kur i tregon dikujt sa e rëndësishme është të lexojmë e të studiojmë Biblën, mund t’i shpjegosh si e ka përmirësuar jetën tënde kjo gjë. Për t’u dhënë zemër vëllezërve të tij, apostulli Pjetër foli për shpërfytyrimin, për të cilin ai kishte qenë dëshmitar okular. (2 Pjet. 1:16-18) Edhe Pavli përmendi përvojat e tij personale. (2 Kor. 1:8-10; 12:7-9) Sigurisht, duhet t’i përdorësh me kursim përvojat e tua personale, me qëllim që të mos e drejtosh vëmendjen te vetja pa qenë nevoja.

Meqenëse njerëzit nuk kanë të njëjtin formim e të njëjtën mënyrë të menduari, provat që bindin dikë mund të mos e kënaqin një tjetër. Prandaj merr parasysh pikëpamjet e dëgjuesve të tu kur përcakton argumentet që do të përdorësh dhe mënyrën se si do t’i paraqesësh. Te Proverbat 16:23 thuhet: «Zemra e njeriut të mençur e bën gojën e tij të tregojë gjykim të thellë dhe u shton forcë bindëse buzëve të tij.»

SI TA ARRISH?

  • Në vend që të bësh vetëm pohime, paraqit dëshmi të mjaftueshme për të mbështetur pikat e rëndësishme.

  • Bazoji argumentet fortësisht në Shkrime.

  • Përdor dëshmi plotësuese, në përputhje me synimet e tua dhe me nevojat e auditorit.

USHTRIME: (1) Në qoftë se libri Të arsyetojmë me anë të Shkrimeve është në dispozicion në një gjuhë që di, hape te zëri «Jezu Krishti». Vër re se si pyetjeve të bëra atje u jepet përgjigje duke theksuar në radhë të parë Biblën. (2) Shqyrto artikujt e parë të një numri të revistës Kulla e Rojës ose Zgjohuni! Zgjidh disa nga pikat kryesore që janë shtjelluar atje. Nënvizo shkrimet kyçe dhe shëno dëshmitë plotësuese.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo