Programi i Mbledhjes së Shërbimit
Java që fillon më 14 nëntor
10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Përdor sugjerimet në faqen 4 (nëse i përshtaten territorit) për të demonstruar se si të prezantohen Kulla e Rojës e 15 nëntorit dhe Zgjohuni! e 22 nëntorit. Mund të përdoren edhe prezantime të tjera të përshtatshme. Në secilin demonstrim, trego një mënyrë se si të kapërcehet kundërshtimi: «S’më intereson feja.»—Shih librin Të arsyetojmë, f. 16, 17, anglisht.
15 min.: Kontribute që i gëzojnë zemrën Perëndisë. Fjalim nga një plak, i bazuar në Kullën e Rojës, 1 nëntor 2005, faqet 26-30.
20 min.: «Të shpallim lavdinë e Jehovait.»a Kur të shqyrtohet paragrafi 4, ftoje auditorin të tregojë shkurtimisht përvoja se si sjellja e mirë mund të hapë rrugën për të dhënë dëshmi.
Kënga 24, lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 21 nëntor
10 min.: Njoftime lokale.
20 min.: Bëje Jehovain Perëndinë tënd. Fjalim nga një plak, bazuar në Kullën e Rojës, 1 prill 2005, faqet 25-28. Trego si zbatohen në praktikë mësimet që nxjerrim nga shembulli i Abrahamit, Davidit dhe Elijas.
15 min.: «Të tregojmë interes personal: Duke qenë vëzhgues të mirë.»b Përfshi një demonstrim ku një lajmëtar vëren diçka që i intereson të zotit të shtëpisë, dhe pastaj i përshtat komentet e tij sipas asaj që ka vërejtur.
Kënga 67, lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 28 nëntor
12 min.: Njoftime lokale. Lexo raportin e llogarisë dhe letrën e falënderimit për kontributet. Kujtoji lajmëtarët të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin nëntor. Përdor sugjerimet në faqen 4 (nëse i përshtaten territorit), për të demonstruar si të prezantohen Kulla e Rojës e 1 dhjetorit dhe Zgjohuni! e 8 dhjetorit. Mund të përdoren edhe prezantime të tjera të përshtatshme. Përfshi edhe komentet për rregullin e kontributeve.
15 min.: «Si mund të ndihmojmë?» Fjalim. Jep disa shembuj të përpjekjeve që kanë bërë shërbëtorët e Jehovait për të dhënë ndihma për bashkëbesimtarët në nevojë. (Shih Zgjohuni!, 8 gusht 2003, f. 10-15 dhe dhjetor 2002, f. 19-24. Mund të përdoren edhe referime të tjera.) Pastaj shqyrto pikat kryesore të artikullit në faqen 3 te Shërbimi ynë i Mbretërisë. Thekso që, nëse dikush dëshiron të japë kontribute për ndihma humanitare në kohë katastrofash, më mirë ta bëjë këtë duke i hedhur kontributet te fondet për veprën mbarëbotërore.
18 min.: Të prezantojmë lajmin e mirë në dhjetor. Fjalim dhe diskutim me auditorin. Gjatë fjalimit hyrës, prej pesë minutash, rishiko shkurtimisht pikat e mëposhtme nga pjesa «Si t’i përdorim prezantimet model?», që ndodhet te Shërbimi ynë i Mbretërisë, janar 2005, faqja 8: (1) Në përgjithësi do të jemi më të efektshëm, po t’i themi prezantimet me fjalët tona. (2) Duhet të përdorim gjykim të mirë dhe ta përshtatim prezantimin sipas asaj që është e pranueshme në vendin tonë. (3) Duhet të marrim parasysh formimin dhe mentalitetin e njerëzve në territorin tonë. (4) Duhet ta lexojmë me kujdes kapitullin që mendojmë të prezantojmë, dhe të kërkojmë pika që mund të ngjallin interes. (5) Nuk jemi të detyruar të përdorim vetëm hyrjet që jepen në prezantimet model. Pastaj trajtoni së bashku se si mund të zbatohen këto pika kur prezantojmë literaturën për muajin dhjetor. Mund të përdoren prezantimet model në shtojcën e Shërbimi ynë i Mbretërisë, janar 2005, ose prezantime të tjera që janë të efektshme për zonën. Demonstro një ose dy prezantime.
Kënga 123, lutja përmbyllëse.
Java që fillon më 5 dhjetor
10 min.: Njoftime lokale.
15 min.: Nevoja lokale.
20 min.: «Çfarë arrihet me anë të shërbimit tonë?»c Kur të shqyrtosh paragrafin 5, përfshi komente nga Kulla e Rojës, 15 shkurt 2004, faqja 32.
Kënga 26, lutja përmbyllëse.
[Shënimet]
a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.
b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.
c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesëve me pyetje dhe përgjigje.