BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 12/05 f. 8
  • Ta përdorim me mençuri literaturën biblike!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ta përdorim me mençuri literaturën biblike!
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
  • Material i ngjashëm
  • A e vlerësoni literaturën tonë?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
  • Të ofrojmë literaturë në një territor ku fliten gjuhë të ndryshme
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
  • Përdore me mençuri literaturën biblike
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2017
  • T’i përdorim sa më mirë botimet
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2009
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
km 12/05 f. 8

Ta përdorim me mençuri literaturën biblike!

1, 2. Çfarë mendimi kanë shumë njerëz për literaturën tonë dhe çfarë pyetjeje lind nga kjo?

1 «I kam lexuar botimet tuaja që nga viti 1965. Ndërsa i lexoj, hap edhe Biblën, dhe shoh se në çdo gjë botimet tuaja përputhen me Biblën. Gjithmonë kam dashur të di të vërtetën për Perëndinë dhe për Jezuin, dhe me sinqeritet mund të them se me ndihmën e botimeve tuaja dhe të Biblës po gjej përgjigjet e vërteta.» Këto fjalë i shkroi një burrë në një letër drejtuar selisë së Dëshmitarëve të Jehovait. Madje në letër ai kërkonte një studim biblik.

2 Ashtu si ky burrë mirënjohës, edhe miliona njerëz në mbarë botën i vlerësojnë mjetet ndihmëse për studimin biblik që na siguron «skllavi i besueshëm dhe i matur». (Mat. 24:45) Çdo vit, prodhohet një numër marramendës botimesh për të ndihmuar njerëzit e sinqertë që «të fitojnë njohurinë e saktë të së vërtetës». (1 Tim. 2:4) Po si mund ta përdorim me mençuri literaturën biblike?

3. Si mund ta shmangim shpërdorimin e literaturës?

3 Të mos e shpërdorojmë literaturën: Gjatë një periudhe kohore, mund të grumbullojmë më shumë literaturë sesa mund të shpërndajmë. Po çfarë mund të bëjmë që të mos i shpërdorojmë botimet tona të çmuara? Duhet të mendohemi mirë kur marrim literaturën për ta shpërndarë në shërbim. Në vend që të marrim shumë kopje të botimit që do të ofrojmë, mund të marrim vetëm një ose dy kopje dhe, pasi t’i kemi dhënë ato, mund të kthehemi për të marrë të tjera. Kjo do të bëjë që të mos na grumbullohet në shtëpi një numër i madh botimesh, që nuk janë dhënë. Po kështu edhe me revistat, nëse në shtëpi na janë grumbulluar shumë revista, do të ishte mirë që ta ulim kuotën që porositim.

4. Çfarë mund të bëhet nëse në kongregacion ka mbetur një sasi e madhe botimesh të mëparshme?

4 Botimet e mbetura: Nëse në kongregacion ka mbetur pa u shpërndarë një sasi e madhe botimesh të mëparshme, koordinatori i literaturës mund ta shohë të nevojshme që të lidhet me kongregacionet aty afër e të pyesë nëse mund t’i ofrojnë ata këto botime. Lajmëtarët mund t’ia ofrojnë botimet e vjetra familjarëve jobesimtarë, studentëve biblikë ose të tjerëve. Ata që nuk kanë shumë kohë që shoqërohen me kongregacionin, ndoshta duan t’i kenë këto botime të vjetra në bibliotekën e tyre teokratike.

5. Si e tregojmë se e vlerësojmë literaturën tonë?

5 Dëshirojmë që literatura jonë të përmbushë qëllimin e saj, domethënë të ndihmojë personat e sinqertë të mësojnë më shumë për qëllimet e mrekullueshme të Jehovait. Ashtu si Jezui që nuk e shpërdoroi ushqimin që teproi pasi ushqeu turmat me anë të një mrekullie, qëllimi ynë duhet të jetë që ta përdorim sa më mirë literaturën e çmuar biblike që botohet. (Gjoni 6:11-13) Mesazhi jetëshpëtues që përmbajnë botimet tona nuk mund t’ua prekë zemrën njerëzve të drejtë, nëse këto botime mbeten në raftet tona ose në çantën e shërbimit. Prandaj duhet të tregohemi të arsyeshëm kur marrim literaturën për në shërbim dhe ta përdorim me mençuri në mënyrë që të tjerët të nxjerrin dobi.​—Filip. 4:5.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo