BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 5/06 f. 2-7
  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Programi i Mbledhjes së Shërbimit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
  • Nëntema
  • Java që fillon më 8 maj
  • Java që fillon më 15 maj
  • Java që fillon më 22 maj
  • Java që fillon më 29 maj
  • Java që fillon më 5 qershor
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
km 5/06 f. 2-7

Programi i Mbledhjes së Shërbimit

Java që fillon më 8 maj

Kënga 2

10 min.: Njoftime lokale. Njoftime të zgjedhura nga Shërbimi ynë i Mbretërisë. Duke përdorur sugjerimet në faqen 4 ose prezantime të tjera që i përshtaten territorit, demonstro se si të ofrohen revistat Kulla e Rojës e 15 majit dhe Zgjohuni! e majit. Në një prej prezantimeve lajmëtari t’i ofrojë Kullën e Rojës të 1 majit dhe të 15 majit, si dhe Zgjohuni! të majit një itinerari që për ndonjë arsye nuk e ka marrë akoma Kullën e Rojës të 1 majit. Kur t’i japë të trija revistat, të përqendrohet vetëm te njëra prej tyre. Lajmëtarët mund t’i vizitojnë itineraret një herë ose dy herë në muaj.

20 min.: «‘Më ndiqni vazhdimisht.’»a Intervisto shkurtimisht një lajmëtar shembullor i cili përpiqet të bëjë një jetë të thjeshtë dhe të heqë dorë nga disa interesa personale në mënyrë që të bëjë më shumë për të çuar përpara interesat e Mbretërisë dhe t’u shërbejë të tjerëve. Thekso bekimet që ai merr kur vepron kështu.

15 min.: Përvoja lokale. Ftoje auditorin të komentojë për bekimet që kanë pasur ngaqë kanë shtuar përpjekjet në shërbim në muajt mars dhe prill. Thekso rezultatet që janë arritur në lidhje me fillimin e studimeve të reja biblike dhe punën që është bërë me ata që kanë ardhur për herë të parë në Përkujtim. Një ose dy nga përvojat më të veçanta mund të demonstrohen.

Kënga 91, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 15 maj

Kënga 9

5 min.: Njoftime lokale. Inkurajoji të gjithë që të shohin dramën Noeja: Ai eci me Perëndinë, për t’u përgatitur për Mbledhjen e Shërbimit që do të mbahet gjatë javës që fillon më 29 maj.

10 min.: Të punojmë së bashku në unitet, nën udhëheqjen e Krishtit. Fjalim që bazohet në pjesën me nëntitull «Ç’do të thotë të kuptojmë e të pranojmë rolin e Krishtit», në faqet 13-15 të librit Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait.

15 min.: Vlera e Shkrimeve të Shenjta—Përkthimi Bota e Re (pjesa e dytë). Fjalim me demonstrime nga një plak ose një vëlla i kualifikuar. Ftoji të pranishmit në auditor të hapin Përkthimin Bota e Re në faqen 1568, ku gjendet treguesi alfabetik ose Renditja e fjalëve biblike. Shpjego si ta përdorim sa më mirë këtë tregues alfabetik, në shërbimin tonë. Përgatit një demonstrim, në të cilin dy vëllezër po përgatiten për në shërbim. Ata kujtojnë vetëm fjalët e disa shkrimeve që do të donin të përdornin në shërbim, por nuk dinë se ku gjenden ato vargje në Bibël. Kështu, përpiqen të zgjedhin fjalët kyçe të shkrimeve që kujtojnë dhe i kërkojnë ato te treguesi. Aty, pas fjalës ose fjalëve kyçe, gjejnë referimin biblik. Në një demonstrim tjetër, një lajmëtar përdor këtë prezantim për të nxjerrë në pah vlerën e treguesit: «Nga sa shohim sot, paqja mungon edhe brenda familjes. Këtë e tregon edhe përqindja në rritje e divorceve. Duket sikur disa çifte të martuara nuk gjejnë dot mënyrën për të shkuar mirë me njëri-tjetrin. Por në Bibël mund të gjejmë këshilla të vlefshme për mënyrën se si mund të gjendet lumturia në familje. Shikoni se sa e dobishme është Renditja e fjalëve biblike në Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re. Poshtë fjalës ‘Burrë’ me shkronja të theksuara, jepen disa shkrime të bukura biblike. Ja çfarë thotë për një burrë dhe një grua.» (Përmend çfarë thuhet te Efesianëve 5:25 dhe 1 Pjetrit 3:1.) Thekso rëndësinë e leximit të shkrimeve drejtpërdrejt nga Bibla për t’u prekur zemrën njerëzve të sinqertë. Përfundo duke përmendur se në muajin qershor, në pjesën e tretë do të trajtohet përdorimi i Shtojcave.

15 min.: «Ndërtimi i Sallave të Mbretërisë​—Aspekt i rëndësishëm i shërbimit të shenjtë.»b

Kënga 133, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 22 maj

Kënga 86

12 min.: Njoftime lokale. Lexo raportin e llogarisë dhe letrën e falënderimit për kontributet. Duke përdorur sugjerimet në faqen 4 ose prezantime të tjera që i përshtaten territorit, demonstro se si të ofrohen revistat Kulla e Rojës e 1 qershorit dhe Zgjohuni! e qershorit. Si rrethanë për demonstrimet të jetë një familje që përgatitet për prezantimet e revistave.

15 min.: «Të tregojmë interes personal: Duke u sjellë me hir.»c

18 min.: Paraqitja e jashtme. Diskutim me auditorin bazuar në librin Shkolla e Shërbimit, faqet 131-133. Të shqyrtohen pesë parimet që renditen aty në lidhje me veshjen dhe mënyrën si rregullohemi. Përmend se këtë material mund ta përdorim me takt edhe për të ndihmuar studentët biblikë, që të kuptojnë se si duhet të vishen për mbledhjet e kongregacionit.

Kënga 215, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 29 maj

Kënga 42

10 min.: Njoftime lokale. Kujtoju lajmëtarëve të dorëzojnë raportin e shërbimit për muajin maj.

10 min.: Të ofrojmë librin Të mësojmë nga Mësuesi i Madh gjatë muajit qershor. Duke përdorur sugjerimet në faqen 3 dhe 4 te Shërbimi ynë i Mbretërisë janar 2005 ose sugjerime të tjera që i përshtaten territorit, të demonstrohet si të ofrohet ky libër. Për aq sa lejon koha, ftoje auditorin të komentojë për rezultatet e mira që kanë arritur duke përdorur këtë libër në shërbim ose me vetë familjen e tyre.

25 min.: «Shembull, për të rinj e të moshuar.» Pas një hyrjeje të shkurtër prej më pak se një minute, fillo menjëherë të diskutosh me auditorin pyetësorin e dramës Noeja, duke përdorur të gjitha pyetjet që gjenden në paragrafin e dytë. Pas kësaj, të diskutohen pyetja dhe shkrimet e paragrafit të tretë.

Kënga 9, lutja përmbyllëse.

Java që fillon më 5 qershor

Kënga 176

10 min.: Njoftime lokale.

15 min.: Nevoja lokale.

20 min.: Si të kemi sukses kur bëjmë rivizita? Diskutim me auditorin bazuar në kutinë e faqes 16, në Kullën e Rojës të 15 nëntorit 2003. Shqyrto secilin nga shtatë sugjerimet e dhëna dhe ftoje auditorin të komentojë se si mund të zbatohen për territorin tuaj. Inkurajoji lajmëtarët që të rivizitojnë të gjithë ata që pranojnë literaturë biblike ose tregojnë interes, me synimin që të fillojnë studime biblike. Duke përdorur një nga sugjerimet që gjenden në faqen 6 te Shërbimi ynë i Mbretërisë, janar 2006, të demonstrohet se si mund të ofrohet një studim biblik kur bëjmë një rivizitë.

Kënga 57, lutja përmbyllëse.

[Shënimet]

a Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

b Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

c Kufizoji komentet hyrëse në më pak se një minutë dhe vazhdo diskutimin e pjesës me pyetje dhe përgjigje.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo