BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 2/07 f. 1
  • Ju është besuar një thesar

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ju është besuar një thesar
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
  • Material i ngjashëm
  • Mbaje zemrën te thesaret nga Jehovai
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2017
  • Mund të gjesh «njohurinë e Perëndisë»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Ta çmojmë si thesar privilegjin e shërbimit
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
  • Trego mirënjohje për thesaret e padukshme
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2020 (Për studim)
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
km 2/07 f. 1

Ju është besuar një thesar

1 Apostulli Pavël e vlerësonte detyrën që i kishte ngarkuar Perëndia për të predikuar dhe e konsideronte një «thesar». (2 Kor. 4:7) Ai i përballoi vështirësitë dhe përndjekjet për ta çuar deri në fund këtë detyrë. I predikonte pa u lodhur kujtdo që takonte. Ai përshkoi në vështirësi e në rrezik kilometra të tërë në rrugë tokësore e detare. Si mund ta imitojmë shembullin e Pavlit dhe të tregojmë se e çmojmë shërbimin tonë? (Rom. 11:13) Çfarë e bën shërbimin tonë një thesar të pakrahasueshëm?

2 Një thesar me vlerë të pakrahasueshme: Thesaret fizike shpesh sjellin shumë dhembje dhe dobitë e tyre janë të kufizuara ose të përkohshme. Në anën tjetër, shërbimi na jep dobi të përhershme si neve, ashtu edhe të tjerëve. (1 Tim. 4:16) Ai ndihmon njerëzit e sinqertë të njohin Jehovain, të bëjnë ndryshimet e duhura në jetë dhe të kenë shpresën e vërtetë të jetës së përhershme. (Rom. 10:13-15) Kur e shohim shërbimin tonë si diçka me vlerë të madhe, kjo na bën të fitojmë një qëllim të kënaqshëm në jetë, të kemi përherë kënaqësinë e brendshme se kemi arritur të bëjmë diçka dhe na jep një shpresë inkurajuese për të ardhmen.—1 Kor. 15:58.

3 Tregoni se e vlerësoni thesarin tuaj: Se sa e vlerësojmë diçka, shpesh duket nga ajo që jemi gati të japim për të. Çfarë privilegji është të japim kohën dhe energjitë tona për të lëvduar Jehovain! (Efes. 5:16, 17) Mënyra si e kalojmë kohën duhet të tregojë se vlerësojmë më tepër gjërat frymore sesa interesat materiale. Meqenëse kemi diçka kaq të vyer për t’u dhënë të tjerëve, duam të predikojmë me entuziazëm dhe të jemi gati të flasim për lajmin e mirë sa herë na jepet mundësia.

4 Thesaret e çmuara zakonisht nuk fshihen, por nxirren para të tjerëve që t’i shohin e t’i admirojnë. Nëse e konsiderojmë shërbimin një thesar, atëherë do të jetë pjesë e spikatshme në jetën tonë. (Mat. 5:14-16) Me zemrën plot çmueshmëri, le të ndjekim gjithmonë shembullin e apostullit Pavël dhe le të shfrytëzojmë çdo mundësi për të treguar se e vlerësojmë vërtet shërbimin tonë si një thesar!

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo