Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në shkurt: libri T’i afrohemi Jehovait. Mars: libri i ri Çfarë mëson vërtet Bibla? Bëni përpjekje të zellshme për të filluar studime biblike. Prill dhe maj: revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Kur të rivizitoni të interesuarit, përfshirë edhe ata që ndjekin Përkujtimin ose ngjarje të tjera teokratike por që nuk shoqërohen aktivisht me kongregacionin, përpiquni që t’u lini librin Çfarë mëson vërtet Bibla? me qëllimin për të filluar me ta një studim biblik.
◼ Sekretari dhe mbikëqyrësi i shërbimit duhet të rishikojnë veprimtarinë e të gjithë pionierëve të rregullt. Nëse ndonjë po has vështirësi për të plotësuar kuotën e orëve, pleqtë duhet të marrin masa që t’i jepet ndihmë. Për sugjerime, rishikoni letrat vjetore S-201.
◼ Tema e fjalimit special publik për periudhën e Përkujtimit të vitit 2007 është: «Mund të ndiheni të sigurt në këtë botë të trazuar!» Shih njoftimin që lidhet me këtë, te Shërbimi ynë i Mbretërisë, tetor 2006.