Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në maj: revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Kur të rivizitoni të interesuarit, përfshirë edhe ata që ndjekin Përkujtimin ose ngjarje të tjera teokratike por që nuk shoqërohen aktivisht me kongregacionin, përpiquni të filloni me ta një studim biblik me librin Çfarë mëson vërtet Bibla? Qershor: libri A ka një Krijues që interesohet për ju? ose Sekreti i lumturisë familjare. Korrik dhe gusht: mund të përdoren broshurat e mëposhtme me 32 faqe: A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?, Gëzo jetën në tokë përgjithmonë!,Qëndroni vigjilentë!, A duhet të besosh në Trinitet?, Çfarë ndodh me ne kur vdesim?, Cili është qëllimi i jetës: Si mund ta gjesh? dhe Kur të vdes një njeri i dashur. Broshurat Një libër për të gjithë njerëzit dhe A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë? mund të ofrohen kur të jetë e përshtatshme.
◼ Shtojca e këtij numri të Shërbimi ynë i Mbretërisë është «Treguesi i shkrimeve 2006». Ky tregues duhet ruajtur për t’u përdorur si mjet ndihmës për studim personal.
◼ Trupat e pleqve duhet të rishikojnë letrën e dërguar më 6 korrik 2006 në lidhje me përgatitjet në rast katastrofe dhe të sigurohen që informacionet e nevojshme për të kontaktuar me çdo lajmëtar të jenë të përditësuara. Pleqtë e zonave që rrezikohen të preken nga katastrofat, duhet të kenë edhe informacione të tjera kontaktimi për rast urgjence. Sigurisht, përveç rasteve urgjente, është mirë që lajmëtarët të komunikojnë me mbikëqyrësin e Studimit të Librit të Kongregacionit ose me një plak tjetër edhe në ato raste kur largohen për një periudhë të gjatë, si për shembull për pushime, për arsye pune, për t’u shtruar në spital ose për arsye të tjera.