BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 5/07 f. 7
  • Kutia e pyetjes

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kutia e pyetjes
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
  • Material i ngjashëm
  • Ju ftojmë përzemërsisht
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Udhëzime për mbledhjen Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë
    Udhëzime për mbledhjen Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë
  • Programi i mbledhjes së re të kongregacionit
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
  • Mblidhemi për të adhuruar
    Mbretëria e Perëndisë qeveris!
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
km 5/07 f. 7

Kutia e pyetjes

◼ Si duhet prezantuar kënga hapëse e Shkollës së Shërbimit Teokratik, e Mbledhjes së Shërbimit, e Mbledhjes Publike dhe e Studimit të Kullës së Rojës, dhe nga kush?

Këngët hapëse për çdo javë në Shkollën e Shërbimit Teokratik janë përzgjedhur dhe renditur në Programin e Shkollës së Shërbimit Teokratik që del në shtojcën e Shërbimi ynë i Mbretërisë për muajin tetor. Këngët hapëse dhe mbyllëse për çdo javë në Mbledhjen e Shërbimit tregohen në faqen 2 të fletushkës Shërbimi ynë i Mbretërisë. Po ashtu, numrat e këngëve për Studimin javor të Kullës së Rojës gjenden në faqen 2 të çdo numri të Kullës së Rojës. Këngët e caktuara konsiderohen pjesë e mbledhjes me të cilën lidhen, prandaj duhet të prezantohen nga vëllai që drejton atë mbledhje dhe jo nga drejtuesi i mbledhjes së mëparshme.

Për shembull, mbikëqyrësi i Shkollës së Shërbimit Teokratik do t’u urojë mirëseardhjen të pranishmëve, do të prezantojë këngën hapëse, do të drejtojë shkollën dhe më pas do të ftojë në podium oratorin e parë të Mbledhjes së Shërbimit. Vëllai që ka pjesën në Mbledhjen e Shërbimit duhet të prezantojë këngën hapëse për Mbledhjen e Shërbimit.

Po ashtu, edhe Mbledhja Publike do të hapet nga një drejtues. Ai do t’u urojë mirëseardhjen me ngrohtësi të gjithë të pranishmëve dhe do t’i ftojë të këndojnë së bashku këngën hapëse të përzgjedhur nga oratori. Drejtuesi i kësaj mbledhjeje (ose ndoshta një vëlla tjetër i kualifikuar i caktuar që më përpara) do të hapë mbledhjen me një lutje. Ai do të prezantojë oratorin dhe temën e fjalimit të tij. Pas fjalimit, do të shprehë shkurtimisht mirënjohjen për mësimin e marrë, por nuk do të përmbledhë atë që ka thënë oratori. Do të njoftojë titullin e fjalimit publik për javën vijuese dhe më pas, do t’i ftojë të gjithë të pranishmit të qëndrojnë për Studimin e Kullës së Rojës. S’ka nevojë që drejtuesi t’u kërkojë të pranishmëve nëse duan t’i dërgojnë dashuri dhe përshëndetje kongregacionit të oratorit vizitues. Më pas, ai do të ftojë në podium vëllain që do të drejtojë studimin e Kullës së Rojës.

Drejtuesi i Studimit të Kullës së Rojës do të prezantojë këngën e parë që shoqëron studimin. Ai do të drejtojë studimin sipas udhëzimeve të botuara dhe më pas do të njoftojë këngën mbyllëse. Drejtuesi i Studimit të Kullës së Rojës zakonisht fton vëllain që mbajti fjalimin publik për lutjen e fundit.

Këto udhëzime të përgjithshme do të na ndihmojnë që mbledhjet e kongregacionit të drejtohen gjithkund njësoj.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo