Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në shtator: libri Çfarë mëson vërtet Bibla? Bëni përpjekje të veçanta për të filluar studime biblike që në vizitën e parë. Nëse i zoti i shtëpisë e ka tashmë këtë botim, tregojini se si mund të përfitojë nga ky libër duke i demonstruar shkurtimisht se si bëhet një studim biblik. Tetor: revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Nëse tregohet interes, ofroni fletushkën A dëshiron të dish më shumë për Biblën? me synimin për të filluar një studim biblik. Nëntor: libri Të mësojmë nga Mësuesi i Madh. Nëse personi thotë që nuk ka fëmijë, ofroni broshurën Qëndroni vigjilentë! Dhjetor: libri Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë. Si alternativë mund të ofrohet libri T’i afrohemi Jehovait ose Sekreti i lumturisë familjare.
◼ Meqenëse shtatori është me pesë fundjavë të plota, do të ishte një muaj i shkëlqyer për të shërbyer si pionierë ndihmës.
◼ Fjalimi publik special për periudhën e Përkujtimit 2008 do të mbahet javën që fillon më 31 mars 2008. Tema e fjalimit do të njoftohet më vonë. Në kongregacionet që atë fundjavë kanë vizitën e mbikëqyrësit qarkor ose ndonjë asamble, fjalimi special do të mbahet javën pasuese. Në asnjë kongregacion nuk duhet mbajtur fjalimi special përpara javës që fillon më 31 mars 2008.
◼ Mbikëqyrësi drejtues ose dikush tjetër i caktuar prej tij, duhet të bëjë kontrollin e llogarisë së kongregacionit për muajt qershor, korrik dhe gusht. Kur të bëhet kjo, të jepet një njoftim para kongregacionit, pasi të lexohet raporti mujor i llogarisë.—Shih Udhëzimet e llogarisë së kongregacionit (S-27).