BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 9/07 f. 3
  • Kutia e pyetjes

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kutia e pyetjes
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
  • Material i ngjashëm
  • A po merr «ushqim në kohën e duhur»?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • Materialet për Pjesën 2
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Materialet për Pjesën 1
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Përdorimi i Internetit: Të jemi syhapur ndaj rreziqeve!
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
km 9/07 f. 3

Kutia e pyetjes

◼ A i miraton «skllavi i besueshëm dhe i matur» grupet e pavarura të Dëshmitarëve që mblidhen për të bërë kërkime ose debate rreth Shkrimeve?​—Mat. 24:45, 47.

Jo, nuk i miraton. E megjithatë, në vende të ndryshme, disa që shoqërohen me organizatën tonë kanë formuar grupe që në mënyrë të pavarur të bëjnë kërkime mbi çështje që lidhen me Biblën. Disa kanë filluar në grup të studiojnë hebraishten dhe greqishten e kohëve biblike në mënyrë që të analizojnë saktësinë e Përkthimit Bota e Re. Të tjerë shqyrtojnë tema shkencore që lidhen me Biblën. Ata kanë krijuar site dhe chat rooms në Internet që të shkëmbejnë dhe të diskutojnë pikëpamjet e tyre. Kanë organizuar konferenca dhe kanë nxjerrë botime për të publikuar rezultatet e tyre dhe për t’i shtuar diçka asaj që sigurohet me anë të mbledhjeve tona të krishtere dhe literaturës sonë.

Në të gjithë tokën, populli i Jehovait po merr me bollëk udhëzime frymore dhe inkurajim nëpërmjet mbledhjeve të kongregacionit, asambleve, kongreseve, si edhe nëpërmjet botimeve të organizatës së Jehovait. Nën drejtimin e frymës së tij të shenjtë dhe duke u bazuar në Fjalën e së vërtetës, Jehovai siguron çka është e nevojshme në mënyrë që të gjithë në popullin e Perëndisë të jenë «të bashkuar si duhet në të njëjtën mendje dhe në të njëjtën vijë mendimi» dhe të mbeten «të qëndrueshëm në besim». (1 Kor. 1:10; Kolos. 2:6, 7) Sigurisht, i jemi mirënjohës Jehovait për masat frymore që merr për ne në këto ditë të fundit. Kështu, «skllavi i besueshëm dhe i matur» nuk miraton asnjë botim, mbledhje ose sit në Internet që nuk organizohet nën mbikëqyrjen e tij.​—Mat. 24:45-47.

Është për t’u lavdëruar që disa duan të përdorin aftësitë e tyre mendore për të mbështetur lajmin e mirë. Por, asnjë përpjekje personale nuk duhet t’ia ulë vlerën asaj që Jezu Krishti po përmbush me anë të kongregacionit të tij sot në tokë. Në shekullin e parë, apostulli Pavël paralajmëroi kundër përfshirjes në çështje që të hanë kohë dhe të sfilitin, të tilla si ‘gjenealogjitë që s’kanë fund, nga të cilat ngrihen pyetje që të harxhojnë kohë, në vend që të japin ndonjë gjë nga Perëndia në lidhje me besimin’. (1 Tim. 1:3-7) Të gjithë të krishterët duhet të përpiqen fort që ‘të shmangin diskutimet e marra, gjenealogjitë, konfliktet dhe zëniet rreth Ligjit, sepse janë të padobishme e të kota’.​—Titit 3:9.

Ata që duan të bëjnë kërkime dhe një studim më të thellë të Biblës, i këshillojmë të shqyrtojnë librat Të fitojmë gjykim të thellë nga Shkrimet, «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm» dhe botime të tjera tonat, si ato që marrin në shqyrtim për profecitë që gjenden në librat biblikë të Danielit, Isaisë dhe të Zbulesës. Këta libra sigurojnë material të bollshëm për të studiuar Biblën dhe për të medituar, me anë të të cilit mund ‘të jemi plot me njohuri të saktë të vullnetit të [Perëndisë] me çdo mençuri dhe kuptueshmëri frymore. Kështu do të ecim denjësisht për Jehovain me synimin që t’i pëlqejmë plotësisht atij. Ndërkaq, do të vazhdojmë të japim fryt në çdo vepër të mirë e të rritemi në njohurinë e saktë të Perëndisë’.​—Kolos. 1:9, 10.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo