BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 12/07 f. 7
  • Njoftime

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Njoftime
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
km 12/07 f. 7

Njoftime

◼ Literatura që do të ofrohet në dhjetor: libri Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë. Si alternativë mund të ofrohet libri T’i afrohemi Jehovait ose Sekreti i lumturisë familjare. Janar: broshura Qëndroni vigjilentë! Kongregacionet që nuk e kanë këtë broshurë mund të ofrojnë çdo libër me 192 faqe të shtypur në letër që zverdhet ose çfarëdo libri tjetër të botuar para vitit 1991, me përjashtim të librit Krijimi, Njerëzimi në kërkim të Perëndisë dhe Të rinjtë pyesin. Shkurt: libri A ka një Krijues që interesohet për ju? Si alternativë, mund të ofroni librin Sekreti i lumturisë familjare. Mars: libri Çfarë mëson vërtet Bibla? Përpiquni me zell të filloni studime të reja biblike.

◼ Shkrimi për vitin 2008 është ai që përmendet në broshurën Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë 2008: «Qëndroni të patundur dhe shihni shpëtimin që do t’ju sjellë . . . Jehovai.»—Dal. 14:13.

◼ Një vëlla i caktuar nga mbikëqyrësi drejtues duhet të bëjë kontrollin e llogarisë së kongregacionit për muajt shtator, tetor dhe nëntor. Vëllai që bën kontrollin për njërin muaj nuk duhet përdorur për muajin tjetër. Kur të përfundojë kontrolli, të jepet një njoftim para kongregacionit, pasi të lexohet raporti mujor i llogarisë.—Shih formularin Udhëzime për llogarinë e kongregacionit (S-27).

◼ Ju lutemi, vini re se Përkujtimi për vitin 2009 do të jetë të enjten, më 9 prill, pas perëndimit të diellit. Ky njoftim paraprak bëhet me qëllim që vëllezërit të gjejnë lokale të tjera dhe të bëjnë rezervimet ose kontratat e nevojshme, nëse një Sallë Mbretërie përdoret nga disa kongregacione. Në këto raste, pleqtë duhet të bëjnë një marrëveshje me administratorët e lokaleve, për t’u siguruar se në atë ndërtesë nuk do të ketë aktivitete të tjera që mund të krijojnë shqetësime gjatë Përkujtimit.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo