Njoftime
◼ Literatura që do të ofrohet në shtator: libri Çfarë mëson vërtet Bibla? Bëni përpjekje të veçanta për të filluar studime biblike që në vizitën e parë. Nëse i zoti i shtëpisë e ka tashmë këtë botim, tregojini se si mund të përfitojë nga ky libër duke i demonstruar shkurtimisht se si bëhet një studim biblik. Tetor: revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Nga data 20 tetor dhe për katër javë në vazhdim do të zhvillohet fushata me fletushkën A do të dish të vërtetën? Nëntor: pas përfundimit të fushatës, libri Çfarë mëson vërtet Bibla? Bëni përpjekje të veçanta për të filluar studime biblike. Dhjetor: libri Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë. Nëse personi thotë që ka fëmijë, ofroni librin Të mësojmë nga Mësuesi i Madh.
◼ Meqenëse nëntori është me pesë fundjavë të plota, do të ishte një muaj i shkëlqyer për të shërbyer si pionierë ndihmës.
◼ Fjalimi special publik për periudhën e Përkujtimit të vitit 2009, do të mbahet javën që fillon më 20 prill 2009. Tema e fjalimit do të njoftohet më vonë. Kongregacionet që atë fundjavë kanë vizitën e mbikëqyrësit qarkor ose asamblenë, do ta mbajnë fjalimin special javën pasuese. Asnjë kongregacion nuk duhet ta mbajë fjalimin special para datës 20 prill.
◼ Një vëlla i caktuar nga mbikëqyrësi drejtues duhet të bëjë verifikimin e llogarisë së kongregacionit për muajt qershor, korrik dhe gusht. Vëllai që bën verifikimin për këtë tremujor nuk duhet përdorur për tremujorin vijues. Kur të përfundojë verifikimi, të jepet një njoftim para kongregacionit, pasi të lexohet raporti mujor i llogarisë.—Shih formularin Udhëzime për llogarinë e kongregacionit (S-27).
◼ Në korrik dhe gusht, u mbajtën 7 klasa të Shkollës së Shërbimit të Pionierit në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Prishtinë. Në këtë shkollë u kualifikuan për të marrë pjesë dhe u stërvitën gjithsej 170 studentë.