BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 9/08 f. 3
  • Kutia e pyetjes

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kutia e pyetjes
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
  • Material i ngjashëm
  • Kutia e pyetjes
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
  • Kur mund të raportohet një studim i ri biblik dhe cilat studime mund të shënohen?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
  • Të mbajmë mbi supe përgjegjësinë e kujdesit për familjen
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Prindër, stërvitini me dashuri fëmijët
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
km 9/08 f. 3

Kutia e pyetjes

◼ A mund ta raportojnë si shërbim të dy prindërit kohën që kalojnë rregullisht me studimin familjar?

Megjithëse është babai ai që ka përgjegjësinë kryesore t’i rritë fëmijët «në disiplinën dhe në normën mendore të Jehovait», të dy prindërit bëjnë pjesën e tyre në këtë drejtim. (Efes. 6:4) Bibla i inkurajon fëmijët: «Dëgjoje, o biri im, disiplinën e atit tënd dhe mos e braktis ligjin e nënës sate.» (Prov. 1:8) Një aspekt i rëndësishëm i stërvitjes së fëmijëve është studimi i Biblës si familje.

Në të kaluarën, vetëm prindi që drejtonte studimin familjar me fëmijë të papagëzuar mund ta raportonte si kohë shërbimi, madje edhe në rastet kur të dy prindërit përfshiheshin në studim. Megjithatë, kjo gjë do të ndryshojë. Nëse gjatë studimit familjar të dy prindërit marrin pjesë në studimin me fëmijët, që të dy mund të llogaritin si shërbim maksimumi një orë në javë. Sigurisht, prindërit në përgjithësi kalojnë më shumë se një orë në javë duke mësuar fëmijët. Stërvitja e fëmijëve kërkon përpjekje të vazhdueshme nga të dy prindërit. (Ligj. 6:6-9) Megjithatë, raporti mujor i shërbimit në fushë duhet të pasqyrojë kryesisht atë që po bëhet në fushë. Prandaj, nuk duhet raportuar më shumë se një orë në javë, edhe nëse studimi zgjat më shumë se një orë, zhvillohet më shumë se një herë në javë ose bëhet veç e veç me secilin nga fëmijët. Vetëm një prind duhet ta raportojë si studim biblik dhe të shënojë vetëm një rivizitë për çdo javë që drejtohet studimi.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo