Programi për javën që fillon më 20 shtator
JAVA QË FILLON MË 20 SHTATOR
□ Studimi i Biblës në Kongregacion:
cf kap. 10 ¶18-23, kutia në f. 107
□ Shkolla e Shërbimit Teokratik:
Leximi i Biblës: 2 Mbretërve 19-22
Nr. 1: 2 Mbretërve 20:1-11
Nr. 2: Pse duhet të jemi me natyrë të butë? (Mat. 5:5)
Nr. 3: Si mund ta dojë një njeri Jehovain kur duhet edhe të ketë frikë prej Tij? (rs f. 182 ¶3-4)
□ Mbledhja e Shërbimit:
5 min.: Njoftime.
10 min.: Si dolëm vitin e kaluar? Fjalim nga mbikëqyrësi i shërbimit. Përmblidh veprimtarinë e kongregacionit gjatë vitit të kaluar të shërbimit duke u përqendruar në rezultatet e mira që janë arritur dhe bëj lavdërime të përshtatshme. Fto një ose dy lajmëtarë që të tregojnë përvoja inkurajuese. Përmend një ose dy aspekte të shërbimit ku kongregacioni duhet të punojë gjatë vitit të ardhshëm dhe jep sugjerime praktike për të përmirësuar.
10 min.: «Udhëzime për ata që mbajnë pjesët në Mbledhjen e Shërbimit.» Fjalim i mbajtur nga një plak kongregacioni.
10 min.: Ndihmoje fëmijën tënd të bëhet lajmëtar. Diskutim, bazuar në librin Të organizuar, faqja 81, paragrafi 4, deri në faqen 82, paragrafi 1. Intervisto një prind shembullor të një fëmije që është lajmëtar i papagëzuar. Si e ka ndihmuar të përparojë dhe të kualifikohet për të qenë lajmëtar?