BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 3/11 f. 3
  • A ke qenë më parë pionier i rregullt?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A ke qenë më parë pionier i rregullt?
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
  • Material i ngjashëm
  • A mund të hysh në ‘një derë të gjerë që të çon në aktivitet’?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
  • Pionierët japin dhe marrin bekime
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • A mund t’u bashkohesh radhëve?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
  • «Do të ishe një pionier i mirë!»
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2010
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
km 3/11 f. 3

A ke qenë më parë pionier i rregullt?

1. Çfarë privilegji kanë pasur shumë veta, por çfarë u është dashur disave të bëjnë?

1 Gjatë viteve, mijëra kanë pasur privilegjin ‘të mësojnë dhe të shpallin lajmin e mirë’ si shërbëtorë në kohë të plotë. (Vep. 5:42) Megjithatë, për arsye të ndryshme disave u është dashur ta ndërpresin shërbimin si pionierë. Nëse ke shërbyer më parë si pionier i rregullt, a i ke shqyrtuar rrethanat e tanishme për të parë nëse mund të bëhesh përsëri pionier?

2. Pse duhet t’i shqyrtojnë rrethanat e tanishme ata që më parë kanë shërbyer si pionierë?

2 Rrethanat ndryshojnë: Ajo që të pengonte të shërbeje si pionier, ndoshta nuk ekziston më. Për shembull, nëse e ndërpreve shërbimin si pionier sepse nuk mund të plotësoje kuotën prej 90 orësh në muaj, a mund të rifillosh tani që kuota është 70? Mos vallë nuk ke më aq shumë nevojë për të punuar ose ke më pak përgjegjësi në familje që kur u largove nga radhët e pionierëve? Një motër që e ndërpreu shërbimin për arsye shëndetësore, e rifilloi në moshën 89-vjeçare. Nuk kishte qenë në spital për më tepër se një vit dhe e ndiente se shëndeti do ta lejonte të shërbente si pioniere përsëri.

3. Si mund të bashkëpunojë familja për të ndihmuar njërin prej tyre që të shërbejë si pionier?

3 Ndoshta ti nuk ke qenë pionier, por një nga familja jote e ka ndërprerë shërbimin si pionier që të kujdeset për një pjesëtar të familjes, për shembull për prindin e moshuar. (1 Tim. 5:4, 8) Nëse është kështu, a mund të bëni më shumë ti apo të tjerët në familje për ta ndihmuar? Pse nuk bisedoni për këtë së bashku? (Prov. 15:22) Kur familja bashkëpunon që njëri prej tyre të shërbejë si pionier, të gjithë me të drejtë mund të ndiejnë se po bëjnë pjesën e tyre.

4. Çfarë të bësh nëse tani për tani nuk ke mundësi të bashkohesh me radhët e pionierëve?

4 Mos u shkurajo nëse rrethanat e tanishme nuk të lejojnë të rifillosh shërbimin si pionier. Gatishmëria jote për ta bërë këtë e gëzon Jehovain. (2 Kor. 8:12) Përdori në shërbimin e tanishëm aftësitë që fitove kur ishe pionier. Shprehja Perëndisë në lutje këtë dëshirë që ke dhe ji syçelë ndaj mundësive që të jepen për të rregulluar rrethanat. (1 Gjon. 5:14) Ndoshta me kalimin e kohës, Jehovai do të hapë para teje ‘një derë të gjerë që çon në aktivitet’ dhe kështu do të arrish të provosh përsëri bekimet që ofron shërbimi si pionier i rregullt.​—1 Kor. 16:9.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo