Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 1 mars
«Ekzistojnë mendime kontradiktore për Jezuin. Ju si e konsideroni, si birin e Perëndisë apo thjesht një njeri të mirë?» Presim përgjigjen. Pastaj lexojmë bashkë me të materialin poshtë një prej pyetjeve me të zezë në faqet 16-17 dhe një nga shkrimet e përmendura. I ofrojmë revistat dhe lëmë takim që të kthehemi për t’i dhënë përgjigje pyetjes vijuese.
Zgjohuni! mars
Nëse takoni një të ri, tregojini artikullin që fillon në faqen 26. Drejtoja vëmendjen te nëntitulli i parë dhe pyete: «A mendoni se janë të vërteta këto pohime? [Presim përgjigje. Pastaj lexojmë 2 Korintasve 7:1.] Këtu tregohet se çfarë duhet të dini për duhanin, madje tregohet edhe si mund të lihet.»
Kulla e Rojës 1 prill
«Mjaft njerëz besojnë gjëra shumë të ndryshme për Jezuin. A mendoni se është e rëndësishme të dimë të vërtetën për të? [Presim përgjigjen. Pastaj lexojmë Gjonin 17:3.] Kjo revistë shpjegon se çfarë thotë Bibla për Jezuin—nga erdhi, si jetoi dhe përse vdiq.»
Zgjohuni! prill
«A nuk mendoni edhe ju se vdekja e një njeriu të afërt është një nga momentet më të vështira që mund të kalojmë? [Presim përgjigjen.] Shumë njerëz kanë nxjerrë dobi nga kjo këshillë. [Lexojmë Psalmin 55:22.] Kjo revistë shqyrton disa mënyra praktike se si ta përballojmë pikëllimin dhe si t’ia hedhim barrën Perëndisë.»