Rishikimi i Shkollës së Shërbimit Teokratik
Pyetjet e mëposhtme do të trajtohen në Shkollën e Shërbimit Teokratik gjatë javës që fillon më 25 prill 2011. Mbikëqyrësi i shkollës do të drejtojë një rishikim prej 20 minutash, të bazuar në materialin e trajtuar në caktimet për javët nga 7 mars deri më 25 prill 2011.
1. Në ç’kuptim «shumë nga popujt e vendit e shpallnin veten judenj»? (Est. 8:17) [w06 1/3 f. 11 par. 3]
2. Pse u lejua Satanai të hynte e të paraqitej para Jehovait? (Jobi 1:6; 2:1) [w06 15/3 f. 13 par. 6; it-2-E f. 16 par. 4]
3. Çfarë donte të thoshte Satanai me pyetjen: «Vallë, më kot ka frikë Jobi nga Perëndia?!» (Jobi 1:9) [w95 15/3 f. 11 par. 6]
4. A tregojnë vargjet te Jobi 7:9, 10; 10:21 se Jobi nuk besonte te ringjallja? [w06 15/3 f. 14 par. 11]
5. Në ç’mënyrë fjalët e Elifazit që njeriu e pi «padrejtësinë si ujë» pasqyrojnë mënyrën si mendon Satanait? (Jobi 15:16) [w10 15/2 f. 20 par. 1-2]
6. Çfarë mësojmë nga klithma e Jobit që gjejmë te Jobi 19:2? [w95 1/2 f. 32 par. 1-5]
7. Çfarë e ndihmoi Jobin të mbante integritetin? (Jobi 27:5) [w09 15/4 f. 6 par. 17]
8. Si mund të imitojmë shembullin e Jobit kur të tjerët janë në nevojë? (Jobi 29:12, 13) [w02 15/5 f. 22 par. 19; w95 15/1 f. 24 par. 1]
9. Si ndryshonte këshilla e Elihut nga ajo e tre shokëve të tjerë të Jobit? (Jobi 33:1, 6) [w95 15/5 f. 29 par. 2]
10. Si duhet të ndikojë te ne meditimi për veprat e mrekullueshme të Jehovait? (Jobi 37:14) [w06 15/3 f. 16 par. 4]