Programi për javën që fillon më 8 gusht
JAVA QË FILLON MË 8 GUSHT
Kënga 44 dhe lutja
□ Studimi i Biblës në Kongregacion:
bt kap. 7 ¶14-18, kutitë në f. 57-58 (25 min.)
□ Shkolla e Shërbimit Teokratik:
Leximi i Biblës: Psalmet 92-101 (10 min.)
Nr. 1: Psalmi 94:1-23 (4 min. ose më pak)
Nr. 2: Mbretëria e Perëndisë do t’u sigurojë ushqim të gjithë njerëzve dhe do të zhdukë sëmundjet—rs f. 248 ¶5-7 (5 min.)
Nr. 3: Të ruhemi nga fuqia mashtruese e pasurisë—Mat. 13:22 (5 min.)
□ Mbledhja e Shërbimit:
5 min.: Njoftime.
10 min.: Të tregojmë interes për të zotin e shtëpisë. Fjalim i bazuar në librin Shkolla e Shërbimit, në faqet 186-187. Shkurtimisht të demonstrohen një ose dy sugjerime nga materiali.
10 min.: Përvoja nga dita e caktuar për të ofruar studime biblike. Diskutim. Të mbahet nga mbikëqyrësi i shërbimit. Lavdëroje kongregacionin për mbështetjen që i kanë dhënë masës për të filluar studime biblike të shtunën e parë të muajit. Ftoji të pranishmit të tregojnë përvojat e tyre. Mund të demonstrohen një ose dy përvoja të veçanta.
10 min.: «U shenjtëroftë emri i Perëndisë.» Pjesë me pyetje dhe përgjigje. Njofto datat e asamblesë qarkore nëse dihen.
Kënga 112 dhe lutja