BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 3/12 f. 4
  • Njoftime

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Njoftime
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2012
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2012
km 3/12 f. 4

Njoftime

◼ Literatura që do të ofrohet në mars: libri Çfarë mëson vërtet Bibla? Nëse personi e ka librin, mund të ofroni një revistë të vjetër ose një broshurë të përshtatshme. Prill dhe maj: revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Nëse personi tregon interes, ofroni fletushkën A do të dish të vërtetën? dhe përpiquni të filloni një studim biblik. Kur rivizitoni ata që ishin të pranishëm në Përkujtim, përpiquni të filloni një studim me librin Çfarë mëson vërtet Bibla? Qershor: libri Çfarë mëson vërtet Bibla?

◼ Përkujtimi do të mbahet të enjten më 5 prill 2012. Në rast se kongregacioni i ka normalisht mbledhjet të enjten, këto të bëhen një ditë tjetër të javës, nëse Salla e Mbretërisë është e lirë. Në qoftë se kjo gjë nuk është e mundur dhe mund të mos e bëni Mbledhjen e Shërbimit, pjesët që zbatohen veçanërisht për kongregacionin mund t’i përfshini në një tjetër Mbledhje Shërbimi.

◼ Gjatë Mbledhjeve të ardhshme të Shërbimit do të shqyrtohen dy DVD-të Të rinjtë pyesin: Si mund të bëj miq të vërtetë? dhe Çfarë do të bëj me jetën time? Nëse është e nevojshme, kërkesa për të pasur një kopje të këtyre DVD-ve duhet të bëhet sa më shpejt nëpërmjet kongregacionit.

◼ Ditën e Përkujtimit, më 5 prill 2012, në Shqipëri dhe Kosovë dielli do të perëndojë rreth orës 19.15. Fjalimi mund të fillojë më herët, por kalimi i simboleve duhet bërë pas asaj ore. Çdo kongregacion inkurajohet ta mbajë më vete Përkujtimin. Nëse disa kongregacione përdorin të njëjtën Sallë Mbretërie, ndoshta ndonjë prej tyre mund të gjejë një vend tjetër. Ose, nëse Salla përdoret me turne, është mirë të lini një interval prej 40 minutash midis programeve.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo